Lideri autoritar i Bjellorusisë Lukashenko viziton kundërshtarët e tij në burg

11 Tetor 2020, 13:30Bota TEMA

Presidenti autoritar i Bjellorusisë ka vizituar aktivistët e opozitës që ndodhen aktualisht në qeli pasi kundërshtuan rezultatin e zgjedhjeve.

Presidenti Lukashenko qëndroi rreth katër orë duke biseduar me kundërshtarët e tij politikë në një burg në Minsk, i cili i përket Komitetit të Sigurimit të Shtetit që mban ende emrin nga periudha sovjetike, KGB-ja.

Zyra e Lukashenkos tha se “qëllimi i presidentit është që dëgjojë opinionet e tyre”. Rreth 11 prej aktivistëve që u takuan me Lukashenkon janë anëtarë të forcës opozitare Këshilli i Koordinimit dhe Viktor Babariko, ish kreu i një banke të madhe ruse.

Babariko ishte kundërshtari i Lukashenkos gjatë zgjedhjeve por u përjashtuar nga gara dhe u arrestua në maj.

Dhuna policore mbi protestuesit paqësorë në ditët e para pas zgjedhjeve, ku mijëra qytetare u arrestuan e qindra të tjerë u dhunuan nga forcat e rendit, sollën reagim të menjëhershëm të ndërkombëtarëve.

Figura kryesore opozitare e Lukashenkos, Sviatlana Tsikhanouskaya, tha se vizita e presidentit vjen si pasojë e protestave të vazhdueshme dhe bëri thirrje që kjo të mos ndalojë deri në shpalljen e zgjedhjeve të  reja.

“Me këtë takim, Lukashenko pranoi ekzistencën e të burgosurve politikë, të cilët më parë i quajti kriminelë”, tha ajo në një deklaratë. “Ndodhia e sotshme është rezultat i presionit tonë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje