Forca apo mendja? Pushteti apo dija? Arti apo politika? Dilemat e përhershme kanë gjetur në shoqërinë shqiptare një përgjigje që tregon shumë për natyrën dhe karakterin tonë, duke bërë të arrijmë në përfundime të trishta, siç arrin edhe shkrimtari Besnik Mustafaj, kur flet në rolin e ish-ministrit.
“Unë e kam vënë re që te ne, respektohet më shumë politikani se shkrimtari dhe këtë e vrua re kur ika nga ministria e më thanë, si ikën për të shkruar romane”, tha ai.
Ndoshta per te bere nje deklarate te tille i ka ardhur ndermend “protesta” e demokrateve te Astirit qe kerkonin duke qare Klevis Balliun, i cili ishte perjashtuar nga Basha permes votes se demokrateve ne Pogradec nga kandidimi per nje mandat te dyte si deputet!
Në një takim letrar mbajtur në kuadër të Festivalit Kryqat e Minaret e Ngurta, ai sjell përplasjen dije a forcë, me shembullin e rrëfyer nga Eqrem Bej Vlora, për xhaxhallarët e tij dhe një krahasim mes eposit shqiptar dhe antikitetit grek.
“Eqrem Bej Vlora, tregon te ‘Kujtimet’ e tij, historinë e dy xhaxhallarëve të vet. Njëri që sillej keq me ata që punonin për të dhe tjetri që ishte i shkolluar dhe ndërtoi për Vlorën një spital dhe rrugën e Skelës. Eqrem bej Vlora tregon se i thoshin që se mos i ngjan atij budallait, dhe budallai ishte ai i shkolluari që i bëri dhuratë qytetit një spital e një rrugë. Respektonin më shumë atë të dajakut”.
Mbi shoqerinë dhe perceptimet, ai ravijëzon edhe raportin e gjuhës shqipe me erosin.
“Kam dashur të di se sa mundësi gjuha shqipe të jetë në prozën për erosin. Duhet të dimë që erosi ka qenë tabu te ne, sepse vinim nga një shoqëri feudale që më pas ishte bërë shoqëri komuniste dhe në të dyja, erosi ishte tabu”.
Takimi u mbajt nga Qendra Kombëtare e Librit dhe u moderua nga drejtoresha Alda Bardhyli.
Ky i shkreti do te thote diçka, por behet lemsh dhe perfundon si kodra mbas bregut.
keshtu mendon ti Elvis? Ti e sigurt i perket te pareve qe permend Mustafai…..
Po ti Besnik,çfar e konsideron veten nje intelektual…..? Je nje këlysh i PPSH-s dhe sillesh njelloj si te deleguarit nje herë e një kohë te saje. Duket qartë si po vepron edhe ne kete komision e fundit,ti nuk njeh forme tjetër,perveç puniste dhe do te na heqesh si demokrat,kur ne te vertete je nje trap….po e çoroditni kete popull,por do ta merni pergjigjen perfundimtare ne zgjedhjet e ardheshme…..
Krahasimet qe bene z.Mustafaj sot nuk qendrojne Shqiperia ne kohen e Ismail bej Vlores ishte nje vend feudal ku zotronte injoranca,skamja dhe paditurija. Sot kane ndryshuar gjerat ,njerzit jane me te shkolluar,me te zgjuar, me hipokrit,me te djallezuar .Persa i perket politikaneve qe ti mer shembull ku fut dhe vehten tende,Shqiperia perben nje rast te vecant ne krahasimme vendet eperparuara botrrore.politikanet boteror kane preardhje nga familje te pasura qytetare,intelektuale,te traditave me te mire te trashiguara, qe vene ne plane te pare njohurite, diturite e tyre ne sherbim te ritjes se mirqenijes se kombit te tyre.Ekunderta ndodh ne Shqiperi. Pjesa me e madhe e politikaneve tek ne jane me prejardhje fshatare ,pa tradit ,pa arsim perkates.te varfer ekonomikishte,kur filluan te merren mepolitike,sepse sot jane milardjere dhe kombi nuk ka bere perparim,por eshte vendi me ivarfer ne bote Keta jane politikanet tane te tipit Berisha.Mustafaj,Mehdiu,Duka,HajdariMziu,Balliu at e bir,Meta,Kryemadhi,Vasili,Idrizi,Dule,,Islami,Dojani, e shume te tjer si majtas dhe djathtas,qe nuk e kane haberin nga politika ,por ijane bashkengjitur asaj per te perfituar me menyratme te jashte ligjeshme ne kuriz te shoqerise.Te gjithe politikanet e Shqiperise sot jane klasa me e urryer nga qytetaret Shqipetar ,per faktin se kane cuar kete vende ne nje gjendje tejt te varfer,e te mjeruar pa perspective per brezat e ardheshem.
Hej , ky kujton se ne harrojmë .
Linte orët e leksioneve dhe shkonte në mbledhjet e pleniumit të rinisë, ku i deleguar i partisë ishte edhe Sali Bërisha i parë.
NUK ËSHTË FAJI YNË, QË TI NUK JE AS SHKRIMTAR AS POLITIKAN I NDERUAR .
me mire kelysh i PPSH se I rilindjes i pashkolle e hajdut…..te beheshe drejtor ne kohen e PPSH duhet te kishe vite shkolle e pune pa fund….trap