Rama uron për ditëlindje “sozinë” e tij: Florian Binaj është djalë king, i talentuar dhe edukuar. S’i kam kuptuar kurrë politikanët që tërbohen nga vënia e tyre në lojë

12 Tetor 2020, 09:26Lifestyle TEMA

Kryeministri Edi Rama ka uruar për ditëlindje “sozinë” e tij që e imiton tek “Portokalli”, Florian Binaj.

Kreu i qeverisë thotë se ai është një djalë i talentuar dhe king, dhe nuk e mka kuptuar kurreë se përse politikanët mërziten dhe tërbohen nga vënia në lojë e komedianëve dhe karikaturistëve.

Postimi i plotë i Ramës:

FLORJAN BINAJ është një djalë king, me botë të bukur, i talentuar dhe i edukuar, që mes plot talenteve të ekranit të vogël ka spikatur me sozinë time në shfaqjen më popullore e më kreative televizive sipas meje, Portokallia e rekordeve të frikshme të audiencës televizive!

Nuk i kam kuptuar kurrë politikanët e udhëheqësit kur mërziten, e nganjëherë tërbohen nga vënia e tyre në lojë prej komedianëve e karikaturistëve, të cilët kur janë të zotë si Flori e si djemtë e vajzat e Portokallisë, si Sajmiri i Fiksit e i Stopit apo babai i të gjithë brezit të tyre, Agron Llakaj ose Bujar Kapexhiu i vizatimeve satirike, janë një lezet i madh për jetën publike dhe një burim energjish pozitive për konsumatorët e artit të tyre.

Arti i tyre ka pasur e ka një fuqi të butë emancipuese e lehtësuese tek ata që i ndjekin dhe Flori është mes atyre që e meritojnë t’u heqësh kapelen, për faktin domethënës se nuk bie në vulgaritetet tipike çedukative të disave brenda atij lloji.

Duke i uruar sozisë time gazmore ditëlindjen dhe shëndetin, forcën krijuese e çdo mirësi e mbarësi për veten e për të dashurit e vet, uroj njëkohësisht që energjitë pozitive të Florit e të kolegëve të tij të talentuar të çdo ekrani, ta ushqejnë sa më mirë publikun në këtë kohë posaçërisht sfiduese për të gjithë.

#TëRRALLË

 

4 komente në “Rama uron për ditëlindje “sozinë” e tij: Florian Binaj është djalë king, i talentuar dhe edukuar. S’i kam kuptuar kurrë politikanët që tërbohen nga vënia e tyre në lojë”

  1. Flo Bina says:

    Flori Flori jam, uore ti e kupton Florin po Flori ste kupton ty, jepi ti fuqishem beton gjoba se ndryshe ku ta kuptosh ti nje mut si Saliu

  2. Torino says:

    Edhe 100 Flor!

  3. Shenjestra says:

    Respekt.Kryeminister i kulturuar, qe mirekupton dhe nuk denigron.Edi Rama, eshte nje nga kryeministrat e rrall, qe nuk merzitet apo ofendohet nga ç’do lloj njeriu qe e ka share,ofenduar apo e ka lavderuar.Ai,gjithemon u eshte pergjigjur njerzeve ne FB qe e shajne apo e aludojn,me nje durim te jashtezakonshem,urtesi dhe mirekuptim.

  4. Veterineri says:

    Neser e ka ditlindjen Garidha vlores dhe pasneser arusha e kardhiqit te lutem zoti kryeminister mos harro ti urosh ditlindjen ne twiter.
    P.s
    Po deshe ta uroje nuk ishte e nevojshme publikisht por mjafton dhe 1 mesazh inbox. Nejse dhe 100 Florit djal me te vertet i talentuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje