Ditën e sotme kombëtarja ka zhvilluar stërvitje në Kazakistan, ku janë impenjuar lojtarët që luajtën pak minuta dhe ata që nuk u aktivizuan asnjë minutë dje.
Lojtarët titullarë janë lënë pushim, teksa raportohet shqetësuese gjendja fizike e Amir Abrashit, i cili ka pësuar një dëmtim në kavilje në sfidën e djeshme dhe është në dyshim për ndeshjen e pas dy ditëve ndaj Lituanisë.
POSTIMI I FSHF:
Kombëtarja ka zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore një ditë pas ndeshjes me Kazakistanin. Nën drejtimin e trajnerit Edoardo Reja të gjithë lojtarët që nuk u aktivizuan zbritën në fushën e blertë.
Ndërsa lojtarët që ishin titullarë ndaj Kazakistanit nuk morën pjesë në këtë seancë, që u zhvillua në qendrën stërvitore të klubit kazak FC Kairat.
Stërvitja zgjati rreth një orë dhe lojtarët u impenjuan vetëm në ushtrime me topin, pa ngarkesa fizike.
Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se gjendja e futbollistëve është e mirë dhe nuk ka probleme fizike me përjashtim të Amir Abrashit, i cili pësoi një dëmtim në kavilje gjatë ndeshjes së të dielës dhe u zëvendësua.
Mesfushori është nën vëzhgimin e stafit mjekësor dhe mbetet ende në dyshim për duelin e radhës ndaj Lituanisë. Vendimi do të merret në stërvitjen zyrtare para duelit të së mërkurës.
Kjo eshte nje kombetare zorraxhinjsh qe tifozeria duhet ti gjuajn me domate te kalbura se te tille jane. Federata eshte e kapur qe nga Duka i droges e deri ne fund.