Rrëfimi i të birit: Si i vrau Mehmet Shehu 11 italianë, midis tyre edhe mikun e tij

13 Tetor 2020, 10:27Dossier TEMA

“Betimi” është një pjesë e shkurtër e shkëputur nga kujtimet e djalit të numrit dy të regjimit të Enver Hoxhës, Mehmet Shehu. Historia e 11 ushtarëve italianë, të cilën Bashkim Shehu e ka dëgjuar pjesërisht nga goja e të atit dhe pjesërisht nga të burgosurit e Burrelit, përbën një nga ngjarjet tragjike, por jo të vetmet, kur ish-kryeministrit shqiptar i është dashur të zgjedhë mes pushtetit dhe humanizmit.

Rrëfimi i Bashkim Shehut

Kur një ditë prej ditësh i kishin thënë se do t’i shkëmbenin si robër lufte, ata nuk bënë rezistencë dhe nuk treguan as shenjën më të vogël të rebelimit. Në të kundërt, qenë të kënaqur që mund të shpëtonin tre jetë nëpërmjet këtij ndërrimi. Ata nuk ishin robër lufte, por dezertorë që jetonin që prej disa muajsh në shtëpinë e një fshatari. Nga rrethana të tilla nuk i trembeshin akuzës për tradhti që mund të ngrinte komanda e tyre, përndryshe ndërrimi nuk do të ishte bërë dhe ata do të vazhdonin të qëndronin aty në shtëpinë e fshatarit.

Situata për ta qe vërtet e çuditshme. Përreth zhvilloheshin luftime; herë batalioni i tyre i afrohej fshatit, herë i largohej i shtyrë nga sulmet e brigadave partizane. Dhe ata, 11 të arratisurit, vazhdonin ekzistencën e tyre në shtëpinë e një fshatari shqiptar. Ata nuk e donin luftën. Ndërmjet tyre qenë edhe dy oficerë të rinj, një kolonel dhe një  kapiten i ri që kish vendosur të mos luftonte dhe të mos vriste asnjë shqiptar, kur kish marrë vesh që ndodhej tamam në fshatin e Mehmet Shehut.

Vite më parë ai kish qenë miku i tij i ngushtë në Akademinë Ushtarake në Napoli. Fati e desh që ata të takohen sërish këtu, tepër të emocionuar,  në rrethana krejt të papritura, të bisedonin e të shëtisnin bashkë si dy miq të vjetër, në çdo rast që Mehmet Shehu dhe partizanët e tij kalonin andej. Por në këtë kohë një gazetë e Tiranës falënderonte fshatarin mallakastriot, për mikpritjen që ai kish rezervuar për dy oficerët dhe 9 ushtarët italianë. Ata gjithashtu e kishin lexuar këtë artikull.

Dikush e pat dërguar gazetën deri në këtë fshat të humbur. Kjo ish një arsye më shumë që ata të mos i trembeshin ndëshkimit si dezertorë kur morën vesh se do të ktheheshin në ushtrinë e tyre, të ndërruar me tre partizanë të burgosur. Megjithatë, pikërisht se partizanët mendonin se njëri prej tyre nga frika e ndëshkimit mund të tentonte të ikte, këtë mëngjes një rojë e armatosur qe vendosur para portës.

Ata i trembeshin më tepër dy oficerëve, por nëse do të kishte një ushtar më pak a më shumë në këtë ndërrim, kjo s’përbënte ndonjë problem të madh. Këtë mëngjes, ushtarët mund të dilnin lirisht kur të donin, ndërkohë që për të tjerët prezenca e rojës shkaktonte shqetësim. Ata s’e kuptonin për ç’arsye gjendja e tyre kish ndryshuar kaq brutalisht. Kishin hedhur armët me dëshirën e tyre, sepse nuk donin luftën, sepse nuk donin as të vrisnin dhe as të vriteshin. Po ashtu nuk kish asnjë arsye pse të survejoheshin. Më e çuditshmja qe se dy ushtarët që donin të dilnin nuk qenë penguar. Roja s’u kish thënë asgjë.

Por ai qëndronte atje padyshim për t’i mbikëqyrur. Kapiten Moreti donte të qartësohej, por roja qëndroi përballë tij duke i vendosur grykën e pushkës mbi gjoks dhe duke shtuar në italisht se nuk mund ta lejonte të dilte. Moreti e pyeti përse dhe tjetri iu përgjigj se kështu ishin urdhrat. Më pas një ushtar kërkoi të dilte por këtë herë as ai nuk mundi. Ata pritën deri në mesditë kthimin e të zotit të shtëpisë për t’i treguar gjithçka.

Duke qenë në dijeni, ai u përpoq të shpjegohej me miqtë megjithëse e gjithë kjo nuk po i pëlqente; ai ishte pothuaj i nxehur. Kapiteni Moreti i kërkoi atëherë të takonte komandantin e partizanëve Mehmet Shehun sa më parë të qe e mundur. Mehmet Shehu nuk u vonua. Madje ai kërkoi të qetësojë italianët.

“Kështu kanë vendosur shokët”, u tha ai. “Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, megjithëse edhe mua më duket e ekzagjeruar. Ne do ta heqim rojën”.  Ai dha urdhër, pastaj e mori mikun e tij dhe dolën të shëtisnin rrëzë kodrës deri tek ullinjtë. Biseda e tyre s’kish asgjë të përbashkët me atë që kish ndodhur. Ajo pothuaj qe harruar. Dhe atëherë kur ata shëtisnin duke biseduar lirisht, Mehmet Shehut nga Ballshi i erdhi mesazhi. Ai e hapi, e lexoi, u shtang i tëri dhe papritmas u zbardh. Pastaj e mbylli dhe filloi të mendojë.

“Zbresim”- tha ai më në fund. Italiani kish kuptuar se diçka nuk shkonte.

“Çfarë ka ndodhur?”

“Asgjë” – iu përgjigj M. Shehu pa mundur të fshehë nervozizmin.

Ishte e qartë se kish ndodhur diçka që do ta ndërronte fatin e tyre. Megjithatë, Moreti vazhdonte ta ndiqte duke ecur në krah të tij pa e pyetur më për asgjë. Ata u ndanë pranë oborrit të shtëpisë ku qenë vendosur italianët dhe përpara portës të së cilës qe rivendosur roja që mbante një pushkë të madhe. Pak më vonë Mehmet Shehu kthehet i shoqëruar këtë herë nga një grup partizanësh e fshatarësh të zonës, të gjithë të armatosur. Ata e tërhoqën veç të zotin e shtëpisë.

“A janë të gjithë aty?”

“Të gjithë, po ç’po ndodh?”- tha ai.

“Dëgjo”, – i tha Mehmet Shehu, “komandanti i tyre nuk e pranoi ndërrimin. Në sytë e tij ata janë dezertorë… Atëherë të tre djemtë që ata kanë kapur do të ekzekutohen…”

“Si kështu?”

“Eh! Ja, kush e kish menduar se italianët do të refuzonin ndërrimin 10 me 3”.

Ai desh të shtonte diçka por hezitoi. Plaku e vuri re. Tashmë atij i dukej se zemra do t’i pushonte çdo çast  përballë atyre njerëzve të armatosur. Ai e preu heshtjen i pari:

“Po çfarë keni vendosur të bëni me këta këtu?”

“Shtabi i Përgjithshëm na ka dhënë urdhër t’i ekzekutojmë”, tha Mehmet Shehu, duke u përpjekur të ngjante i sigurt në vetvete.

-“Ç’do të thotë kjo?”, bërtiti plaku. Si mund ta bëni këtë? Ti e di mirë çfarë djemsh janë këta…

-“Është urdhër dhe s’mund të bëhet asgjë më tepër”, u përgjigj Mehmet Shehu.

-Plaku tentoi të gjente fjalët që mund t’i ndryshonin mendim, por pastaj e kuptoi që kjo do të ishte e kotë.

“Të paktën këtë djalë, tha ai, shokun tënd, lërma mua, mund të themi se na iku…

Është djalë i mirë… Pastaj është shoku yt…”

-“Pikërisht kjo është e tmerrshme”, – shtoi Mehmet Shehu me një ton brutal.

-Si thua, ai të ka mbajtur në shtëpinë e tij, mamaja e tij të ka shërbyer…

Fytyra e Mehmetit vazhdonte të errësohej nga fjalët e tjetrit. Asnjëherë ai s’e kish parë kaq të nxehur.

“Ti e shikon këtë, filloi të bërtasë Mehmet Shehu, duke i treguar yllin e kuq të xhaketës së tij, unë jam betuar mbi të”.

Sytë e plakut u mbushën me lot dhimbje dhe zemërimi së bashku. Një zemërim impotent pa objekt për të shkatërruar dhe që i binte mbi vete.

Mehmeti shpejtoi si i çmendur te shkallët dhe u dha urdhër njerëzve të armatosur që qëndronin në oborr. Zoti i shtëpisë nuk e kuptonte se ç’po ndodhte por dëgjonte një zhurmë të çuditshme nëpër të gjithë shtëpinë. Pak më pas, ai pa italianët të dilnin të lidhur. Në mënyrë të pavullnetshme e çoi dorën te pistoleta, por e hoqi menjëherë si të qe djegur. Pastaj ndoqi pas grupin e burrave, gjysma e të cilëve qenë të lidhur, gjysma të armatosur. Ata i çuan italianët drejt një shkurrnaje duke i radhitur shpejt. Pastaj filluan menjëherë të shtinin. 

Ata binin njëri pas tjetrit duke lëshuar klithma e rënkime të ndërprera si t’u besonin syve vetëm atëherë kur plumbat përshkonin kokat dhe zorrët e tyre. Goditjet më në fund mbaruan, por kapiten Moreti ishte ende në këmbë. Asnjë nuk qëllonte më. Padyshim ai ishte komandanti i tyre. Pastaj në një heshtje të plotë, sikur gjithçka të kish vdekur e duhej të qëndronte kështu, e palëvizshme në përjetësi, Mehmet Shehu nxori pistoletën, e ngriti pa guxuar të shohë përballë atë mbi të cilin do të qëllonte dhe tërhoqi këmbëzën. Moreti u palos menjëherë më dysh, nxori nga goja e deformuar një sharje të tmerrshme dhe pastaj u rrëzua.

“Mehmet!”

Ishte plaku. Pistoleta e tij ishte drejtuar nga Mehmet Shehu.

“Çfarë bën?” – ulëriti ky i fundit.

Dora që mbante pistoletën u drodh. Koka e Mehmet Shehut ra mbi gjoks. Shpatullat u shkundeshin nga dridhjet. Ishte një dridhje e dalë nga thellësia e qenies së tij që bëhej gjithmonë e më e padurueshme dhe që u shoqërua nga ngashërime të forta që e shkundnin të gjithin. Disa partizanë të ngrirë në atë moment u zgjuan menjëherë duke iu afruar plakut dhe e kapën nga krahët. Por komandanti i tyre që mezi mbahej u bëri shenjë ta lëshonin. Ata qëndruan vetëm të dy. Mehmet Shehu u ul në një gur pranë tij, vuri kokën mes duarve i asfiksuar nga ngashërimi.

(Botuar me 6 Janar 1994 në Koha Jone)

36 komente në “Rrëfimi i të birit: Si i vrau Mehmet Shehu 11 italianë, midis tyre edhe mikun e tij”

  1. Tosku says:

    Me krime e nisen , me krime vazhduan dhe nga krimet e tyre e pesuan Mehmeti me shoke.

    1. Plehraaaaaaaaa arabe.... says:

      Amico nje turkosunit kercikuq!?

      1. ben says:

        Po plehrat greke qe vrane shqiptaret ne kohe paqe cfare do ti quash ti maskara i grekut?

  2. Me duar te pastra . says:

    Mehmet Shehut duhet bere nje bust me i madh se kulla “eifel” . Pikerisht keta burra na mungojne sot .

    1. Bejto says:

      Beja me picken e sat eme se e ka hak qe ka nxjerre nje mullar muti si zotrote.

    2. Kastrioti says:

      Ik o idiot, i ngjizur kriminel, prandaj racen shqiptare nuk e do askush. U shofsh si renje e fis

  3. Trotski says:

    Kriminel i Ndyre ka qene dhe Perendia ia mori hakun .Ngordhi si Zuzar ,nga dora e Mikut te Tij me te Ngushte.Zoti Vigjelon dhe ta kthen Bumerang ate qe Ben.

    1. Gipa says:

      E more ti qe shkruan si Me duar te pastra- ti dhe raca jote qe e mallengjeni kohen e komunizmit jeni ata qe diktatori ju ka fut te bani dashuri me te dhe ju ka dashur femnat e shtepise e ju e keni shikue se mos po i varren koqet zotnise dhe ne fund ju ka vra si qeni e ahmak budall qe qenke.

  4. Arber says:

    Shehu vrases me pagese …si vrases me porosi a me pagese a nuk jane njelloj? U pagua 25 vjet kryeminister ku kishte ne kuleten e tij gjithe pasurite e Shqiperise e mundin e popullit!!! Mehmeti Enveri e Xoxe Kane konkuruar kush vret me shume e kush I ben vrasjet me mizore!Mehmeti vrau shokun e ngushte por enveri nuk flinte…ja kish vene syrin kunatit,burrit te motres tij, derisa e vrau ..
    Bahri Omarin.e more Partine perfundimisht….te dy plehra e bukeshkale…

  5. aaaaa says:

    Nje kafshe e eger me gene te theksuara anadollake qe pervece fjales pushkatim dhe ulerimave nuk dinte gje tjeter.Vegla qe u perdor nga super perbindeshi E.Hoxha per sa kohe qe atij i u nevojite.Te till i kemi edhe sot politikanet te cilet per para dhe pushtet vrasin dhe presin cilin do qe u del perpara.Kete lloj liderash dhe politikanesh nuk jane gje tjeter pervecse tregues dhe perfaqesues te nje populli me nivele te ulta te qyteterimit europian ku perfshihen pjesa dermuese e popujve te Ballkanit,por shqiptaret jane me tipiket.

  6. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

    Komunistet ishin teper mizore. Ata nuk e dinin se cfare do te thote humanizem. Ata , sic e thot edhe Mehmeti, ishin betuar ne yllin e kuq, ne te njejtin ylle qe ishin betuar edhe Miladini, Rankoviqi, Mugosha, Tempo, Dizdareviqi …

  7. Parimi says:

    psikopatët kërkojnë pushtet

  8. parimi psikologjik says:

    psikopatët kërkojnë pushtet

  9. lenci says:

    Kete variant ka shkruajtur Bashkim Shehu. Por i vellai, Skenderi, ne nje interviste tekevizive ka thene se kjo nuk eshte e vertete. Mehmeti nuk ka qene i pranishem kur eshte vrare kapiteni italian.
    Bashkimi genjen shume. Me shkrimet e tij i ka siguruar vetes qetesine pas renies se komunizmit.

  10. Rrumpalla says:

    Hakmarje mizore ndaj babait të vet. Bashkimi ka qënë më i përkëdheluri i familjes dhe si duket burgu i bëri dëm. Aq sa nuk do dhe babain e tij.

  11. Shikoini surratin ,
    sjelljen,
    i dhe pushtet,pasuri,
    do bejne gjithcka ti shkaterrojne jeten te tjerve .
    Nqs muzllumi,nuk kufizohet nga Forca e Ligjit,
    ai i ben gjemen shoqerise.
    Kjo eshte nji rrace e rrezikeshme S o c i o p a t e s h ?
    Shpirt mut.

    1. Illyrian says:

      Islami nuk është rracë or hajvan.
      Është fe.
      Ashtu si është fe krishtërimi i kryqëzatave, i priftërinjtë helaqë që mallkonin gjuhën shqipe, i priftërinjve serbë që bekonin armët me të cilat do vriteshin boshnjakë, kroatë e shqiptarë

  12. Rita says:

    S’ka qene ne vendin e krimit ,thote dikush.Por urdherin e lexoj dhe si reagoj ? Si nje bukeshkale e shpirt krimineli.Dhe krahasoni tash Hitlerin e Gjermanise kur pas nje letre qe merr nga nje shok rinie i cili ishte cifut dhe i burgosur ai shfarosesi i rraces cifute ja fal jeten dhe e nxjerr nga burgu.
    Ky fakt eshte jo lloqe por i dokumentuar ne arkivat e historise. Imagjinoni vetem nga nje leter lutese per faljen e jetes.Kurse kriminelet shqiptare te epokes me te turpshme te historise sone ndodhen balle perballe me mikun qe dikur e strehoi dhe e ndihmoi dhe pa hezistim vret apo jep urdher.E njejta gje eshte.Krahasoni rastin e siper shkruajtur me Hitleret shqiptare.dhe aty do gjeni dhe menxyren dhe te gjithe fatkeqsite qe i sollen popullit bastardet “clirimtare”

  13. Krimet vazhdojne akoma .. says:

    Krimet e kriminelit shehu ,,Krimet vazhdojne dhe do te vazhdojne akoma mbi njerezit e pafajshem ..
    Se keshtu eshte themeluar Shqiperia,,Krim mbas Krimit ..Deri kure nje Zote e din..

  14. Ne se krimineli , kjofte largu enver ka bere ndonje te mire , une mendoj se jane vetem dy … e keto jane vrasja e ish shokeve te tij mbasi ai e dinte se kush ishin ata , pra kriminela ( jo te gjithe ) , kujto mehmut kadri koći etj , si edhe ne nje fare menyre emancipimi i pjeses muslimane psh heqja e perçes etj . Kurse te keqiat e kjofte largut jane te pa numerta , por do permend me te keqen simas mendimit tim , qe eshte formimi e njeriut te ri i pjerdhur kumplet nga trute, (jo te gjithe ) pasojat e te cilit po i vuan populli edhe sot …….

  15. Gk says:

    Në veri kjo tradhti nuk ndodh…….
    Ku është ndryshimi në mentalitet .
    Dy anët e shqiponjës .
    Kryet geg dhe kokë tosk.
    Kryetar apo kokëtar…….

    1. Gek mos bej says:

      Ore GK -ja ne veri eshte me se e zakonshme “pas-shpina” (me kupton besoj) aq e zakonshme sa kur vinte tjetri ne pragun e shtepise ishte i detyruar te kerkonte “bese” se ndryshe ikte per lesh . Ne jug vinte tjetri trokiste ne porte dhe nuk kishte nevoje te kerkonte bese se ishte i mirepritur . Ju andej nga veriu (supozoj qe je andej) aq bese kini sa dhe shtepiat i benit me kilometra larg njerit tjetrit dhe pa dritare …..fale “beses” qe kishit me njeri- tjetrin !!!!! Nuk dua ta zgjas per kete teme por ngjarjet pas 90 treguan me se miri “besen” qe kishit me njeri tjetrin ju nga veriu (Tropoja) dhe rezymene e ngjarjeve e din mire dhe nuk po ta kujtoj …..dy emra Sali Berishen dhe Azem Hajdarin me saraqenet e tyre .

  16. Rita says:

    Per trushplarin nje fakt qe ja mvesh diktatorit gjirokastrit.Ligji i heqjes se shamise ne koke per grate e ka vendosur Mbreti Zog.Nena ime e datelindjes 1927 perfitoi nga ky ligj si dhe gjithe grate shqiptare qe rrjedhnin nga familje perparuese e qytetare..
    Pra mos rrej kaq shume.

    1. Salistani says:

      Po a i ke pare grate ne Tirane (edhe ne Shkoder) deri ne vitin 1962 dilnin me perce ne pazar? Apo ke ardhur ne Tirane pas vitit 1970?

  17. pitu says:

    nuk qene 11por qene 250 rober te kapur ne luften e selenies ataishin te fundit

  18. K says:

    Mehmeti ishte kriminel robqirë që u dhie në brekë kur e kritikoi enveri në byro. Të vrasësh njerëz të lidhur dhe pa armatosur është poshtërsi prej degjenerate.

  19. Moisi Golemi says:

    Të gjithë ju gomerë që llapni e shani, nuk po përmendni faktin më të rëndësishëm.
    Italianët patën kapur 3 djem të rinj komumistë, bij nënash shqiptare, të cilët luftonin kundër maskarenjve italianë (mos harroni, erdhën italianët të na pushtojnë me anije e aviona, nuk vajtëm ne aty).
    Shtabi i UNÇL i bëri ofertë italianëve që të shkëmbenin ata 3 djem me 11 italianë. Por italianët nuk pranuan dhe i ekzekutuan 3 shqiptarët. Kështu që edhe Shtabi dha urdhër të ekzekutohen italianët. Gjak me gjak. Kjo është lufta. Por me sa shoh këtu, një pjese shumë të madhe gomerësh i vika keq më shumë për gjakun italian që erdhi të na vrasë, sesa për gjakun e atyte djemve shqiptarë që mbronin Atdheun. Ik hani ndonjë pjatë makarona tani, se na u përdëllyet! Gjë e trashë e pa gjak!!!

    1. Martin Iden says:

      Me te lumte, mor djale!
      Mos harro veçse, qe gjysma e ketyre qe komentojne keshtu siper, nuk e njohin historine dhe as cfare do te thoshte pushtimi fashist dhe me pas edhe me keq ai nazist.

    2. Shenjestra says:

      Moisi Golemi ,bravo.Kjo qe po thua ti eshte e verteta.Keq na vjen edhe per ata te shkret Italian qe ne menyre te imponuar erdhen ne shqiperi si ushtar pushtues,por ama edhe ata tre partizan te pafajshen,qe ishin ne vendin e tyre dhe luftonin kundra pushtuesit Italian nuk eshte aspak e drejte te ekzekutoheshin se pa lutonin per liri e çlirimin e atdheut.Pra, ke shume te drejte.

  20. ceni, Boston says:

    KRIMINEL asgje me shume!

  21. Ali Pasha says:

    Me duar te pastra..!!!
    Ti je nje kriminel po aq sa Mehmet Shehu. Ne jemi rracë egersirash pa ndjenja njerzore prandaj dhe jemi ketu ku jemi!

  22. Rita aq ma mire , se Zogu nuk krahasohet me kjofte largun enver , e megjithe ate kjofte largu i pati mbyllur kisha e xhamia , keshtu qe edhe perçet ai i pati hjek demek me deshiren e popullit , mbase gabohem por ku hyn rrena ketu , pak rendesi ka komenti juaj eshte ma se i sakte .(ipari) ,FLM

  23. 24 Tetori says:

    Si shume po ju dhimsen ushtaret pushtues Italiane. Mjafton te kujtoje ay qe nuk e di dhe qe nuk shkruhet ne “veprat” e Kaloshit se ne vitin 1943, ne prag te kapitullimit te Italise Fashiste, kur populli i Korçes doli ne shesh te festonte, nje autoblinde Italiane qelloi pa dallim mbi burra, gra dhe femije duke vrare mbi 40 njerez dhe plagosur dhjetra te tjere. Kush nuk e di le te shofe lapidarin para konsullates se re ne Korçe. Kjo histori u la ne heshtje nga Hoxha Enver mbasi demostraten e organizoi Koçi Xoxe. Gjynah per ushtaret Italiane por ne fund te fundit ishin ushtare dhe kishin ardhur tè paftuar per te luftuar.

  24. Te pushkatosh dezertoret qe nuk pranuan te te vene gryken e pushkes ne balle, eshte krim says:

    Ata italianet qe i moren ne shtepine e nje fshatari te zones, pasi nuk donin te luftonin, partizanete nuk duhet ti pushakatonin kurre.
    Nuk kane pasur as te drejte morale ti pushkatonin.
    Ka qene pabesi nga partizanet pushkatimi i atyre italaneve, qe u gjeten ne shtepine e nje fshatari pasi refuzonin te luftonin kuder shqiptareve.
    Pushkatimi i tyre ishte nje preje ne bese, por kjo eshte nuk eshte dicka e rralle per shtabin partizan, qe sapo mbaroi lufta dhe moren pushtetin, i pushkatoi pjesen me te madhe te komandanteve partizane.
    Me cfar te drejte shtabi urdheroi pushkatimin e dezertoreve italian.
    Ka bere nje padrejtesi dhe krim lufte.
    Te pushkatosh dezertoret qe nuk pranuan te te vene gryken e pushkes ne balle, eshte krim

    1. Moisi Golemi says:

      Ik mor idiot!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje