Zbardhen vrasjet në Elbasan: Dumani ekzekutoi mikun e tij Kapllanajn, për të humbur gjurmët

13 Tetor 2020, 20:43Kronika TEMA

Duket se po shkon drejt zbardhjes së plotë saga e vrasjeve të fundit në Elbasan. Policia ka një emër tashmë për autorin e dyshuar të vrasjes së 39-vjeçarit Klevis Kapllanaj, i ekzekutuar në makinën e tij poshtë pallatit në Rrogozhinë, ngjarje e ndodhur më 15 shtator.

Burimet thanë se autori i dyshuar është Nuredin Dumani i shpallur në kërkim nga policia për vrasje, mik i ngushtë me Klevis Kapllanajn.

Policia ka zbërthyer gjithë kronologjinë e vrasjeve, ku mendohet se pas një ekzekutimi që Dumani dhe Kapllanaj dyshohet se kanë kryer së bashku, marrëdhëniet e tyre janë përkeqësuar për shkak të një sasie parash.

Sipas policisë, Dumani dyshohet të ketë vrarë shokun e tij për të humbur gjurmët në lidhje me ekzekutimin me thikë të Emiljano Ramazanit, ngjarje e ndodhur më 21 korrik.

Po kështu policia ka sekuestruar pamjet filmike, ku Kapllanaj dyshohet të jetë ekzekutori i Emiljano Ramazanit.

Sipas hetimeve, Kapllanaj dyshohet të jetë edhe personi që vendosi armën në servisin në pronësi të Albert dhe Seit Manahasës në Qytetin e Peqinit.

Këta të fundi vijojnë të qëndrojnë nën masën arrest me burg për armën e sekuestruar në pronën e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje