EMRAT/ OFL letër 4 të dënuarve, një prej tyre vrau një zyrtar publik: Deklaroni burimin e pasurisë brenda 48 orësh

14 Tetor 2020, 14:32Kronika TEMA

Operacioni Forca e Ligjit, i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 4 “të fortëve”.

Shtetasit Besnik Lamçe, Qemal Kaçi, Ermal Lila (Reçi) dhe Vehap Shehu, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Besnik Lamçe, banues në Tiranë, i dënuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja me armë”;

Qemal Kaçi, banues në Burrel, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Ermal Lila (Reçi), banues në Peshkopi, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” (vrasja e funksionarëve publikë);

Vehap Shehu, banues në Fushë Bulqizë, Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje