FMN: Ulje e ndjeshme e çmimit të naftës në 2021

14 Tetor 2020, 15:46Bota TEMA

 Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) vlerëson se çmimi mesatar vjetor i naftës do të jetë 41,7 dollarë për fuçi në vitin 2020, me një rënie prej 32 % nga mesatarja e vitit 2019 dhe 46,7 dollarë për fuçi në vitin 2021.

Në parashikimet e saj më të fundit të Ekonomisë Botërore të publikuara të martën, FMN kujtoi se çmimet e naftës ranë me 60% në periudhën shkurt-prill 2020 si pasojë e pandemisë, e cila çoi në një kolaps të kërkesës globale të naftës.

FMN nënvizoi shqetësimet mbi kapacitetin e deponimit që nxori në pah pasigurinë e ngritur në tregun e naftës, pasi COVID-19 nuk është ende nën kontroll.

“Rreziqet, megjithatë, në masë të madhe janë të ekuilibruara”, theksoi FMN duke marrë parasysh rreziqet e ngritjes dhe rënies.

Përshkallëzimi i ngjarjeve gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe frenimi më i shpejtë i pandemisë si dhe shkurtimet e tepërta të investimeve në rrjedhën e sipërme të naftës dhe gazit si dhe falimentimet e mëtejshme në sektorin e energjisë janë midis rreziqeve kryesore./

1 komente në “FMN: Ulje e ndjeshme e çmimit të naftës në 2021”

  1. 25 Prill 2021 says:

    Se mos beni gabim te enderroni se nga kjo ulje do te perfitojne edhe shqiptaret e varfer.
    Edhe kete here El Commandante Rama dhe “socialistet” specialista te mashtrimit qe ai i ka nen hyqem do te dine qe perfitimet nga kjo ulje ti fusin ne xhepat e tyre per ti perdorur per premtimet per therrime me te cilat do tu hedhin hi syve shqiptareve per tu marre votat per here te trete me 25 pril

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje