Superkompjuteri japonez tregon se si ndikon lagështia në përhapjen e koronavirusit

14 Tetor 2020, 13:05Bota TEMA

Një superkompjuter japonez ka treguar se lagështia mund të ketë efekt të madh në shpërndarjen e grimcave të virusit, duke dalë në rezultatin se në ambientet e mbyllura e të thatë përgjatë muajve të dimrit, rreziku i përhapjes së infeksionit është më i madh.

Sipas studiuesve të gjigandit të kërkimeve Riken dhe Universitetit Kobe, përdorimi i lagështirës mund të ndihmojë në kufizimin e infeksionit gjatë kohës kur ventilimi i dritares nuk është i mundur.

Studiuesit përdorën superkompjuterin Fugaku për të modeluar emetimin dhe rrjedhën e grimcave të ngjashme me virusin nga njerëzit e infektuar në një larmi ambientesh të mbyllura. Në rastet kur lagështira ishte 30% më e ulët, grimcat rezultuan në dyfishim sasie.

Po ashtu, studimi sygjeroi se mburojat transparente të fytyrës nuk janë aq efektive sa maskat në parandalimin e përhapjes së COVID – 19. Nga ana tjetër, studimi tregoi se gjatë tryezave, qëndrimi përkrah njëri – tjetrit në tavolina është më i rrezikshëm se ai përballë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje