VIDEO: Momenti dramatik i shpërthimit të bombës së Luftës së Dytë Botërore

14 Tetor 2020, 08:51Bota TEMA

Bomba më e madhe e gjetur ndonjëherë në Poloni që daton nga Lufta e Dytë Botërore shpërtheu nën ujë dje, teksa zhytësit e marinës u përpoqën ta çmontonin atë.

Sipas mediave të huaja, më shumë se 750 njerëz u evakuuan nga zona afër Kanalit Piast jashtë qytetit Swinoujscie ku edhe u gjet bomba Tallboy e përdorur nga Forcat Ajrore Mbretërore Britanike (RAF). Bomba peshonte gati 5,400 kilogramë përfshirë dhe 2,400 kilogramë eksploziv.

“Objekti tani mund të konsiderohet si i neutralizuar dhe nuk do të paraqesë më kërcënim”, u shpreh Togeri i Dytë, Grzegorz Lewandowski, njëherësh zëdhënësi i Flotiljes së 8-të i Mbrojtjes Bregdetare.

“Të gjithë zhytësit e minave ishin jashtë zonës së rrezikut”, tha mes tjerash ai.

Qyteti i Swinoujscie përmban një terminal të gazit të lëngshëm natyror, mirëpo, një zëdhënës i kryebashkiakut tha se askush nuk u lëndua si dhe nuk pati dëmtime të infrastrukturës.

Largest WWII bomb in Poland explodes ?????https://t.co/LFDj44CS8U

— Josh Cervantes (@sixstringjc) October 13, 2020

2 komente në “VIDEO: Momenti dramatik i shpërthimit të bombës së Luftës së Dytë Botërore”

  1. Hahaha says:

    Ku eshte drama ketu?

  2. haha haha says:

    Levandovski i boka të gjitha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje