Koronavirusi: Franca kthen gjendjen e emergjencës dhe lëvizjen me orar

14 Tetor 2020, 21:40Bota TEMA

Rikthehet në Francë gjendja e emergjencës shëndetësore për shkak të pandemisë së koronavirusit, me anë të një dekreti që u miratua nga këshilli i ministrave.

Ky vendim tashmë i jep mundësinë qeverisë të vendosë masa urgjente për të parandaluar përhapjen e pandemisë, duke përfshirë këtu dhe lëvizjen e qytetarëve.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka njoftuar se njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi nga ora 21:00 deri në 06:00 në Paris dhe tetë qytete të tjerë për të kontrolluar përhapjen e shpejtë të koronavirusit në vend.

Rregulli do të hyjë në fuqi nga e Shtuna dhe do të zgjasë për të paktën katër javë, theksoi Macron.

Në Paris, gjendja e emergjencës u vendos në pikun e pandemisë, pranverën e kaluar dhe kur ajo skadoi më 9 korrik, nuk u zgjat më tej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje