Përkundër faktit që Rusia ka shpallur se ka gjetur vaksinën kundër COVID-19, brenda 24-orëve në Rusi janë konfirmuar 14 mijë e 231 raste të reja me COVID-19, duke vendosur një rekord të ri ditor.
Rusia e cila ka numrin e katërt më të lartë të infeksioneve në botë me mbi 1 milion e 340 mijë raste, kohëve të fundit ka pasur dyfishim të rasteve.
Sipas medieve ruse, aktualisht numri i atyre që kanë vdekur nga kjo sëmundje është 23 mijë e 205 persona, ku vetëm brenda 24 orëve ky numër është rritur për 239 persona.
Mirëpo, të dhënat mujore të publikuara nga Agjencia ruse e Statistikave sugjerojnë që numri real i viktimave është të paktën dyfish më i lartë.
Këtë pranverë, kryeqyteti rus prej 12 milionë e 700 mijë banorësh kishte mbyllur disa biznese dhe kishte vendosur rregulla strikte të vetë-izolimit.
Moska hoqi kufizimet në muajin qershor përpara paradës ushtarake dhe mbajtjes së votimit për ndryshimet kushtetuese që i japin presidentit Vladimir Putin fuqinë për të zgjatur sundimin e tij deri në vitin 2036.
Nuk eshte faji i ruseve qe kane nje burre ne krye
kurse ne vetem kemi enuke qe avash avash ripjellja e sorrosit po i zevendeson me femra
Te vetmen gje qe mund te bejme eshte ti kemi zili
Nga mund ta dije nje burrec si ty kush eshte burre dhe kush jo.Ti ke 30 vjet qe mban ne goje topet e burracakut qe vrau pas shpine nje tropoje te tere.
Me duket se e ke kuptuar tjeter per tjeter. Thote me demek qe ai burri qe kane ruset ne krye ua ka shitur ujin per vaksine.