Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 220.989, prej të cilëve 962 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency.
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.
Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 59.430, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 8.097.973.
Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 5,22 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka arritur në mbi 120,5 milionë.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me 862.124 raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 33.403 viktima.
Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 7,24 milionë raste dhe Brazili me mbi 5,1 milionë.
Shqipëria të mbajë zi kombëtare për këta njerëz të aleatit strategjik
Shqipëria të mbajë zi kombëtare për këta njerëz të aleatit strategjik
Gazetare injorante… … “Hapni” syte dhe lexoni … mos ulni kredibilitetin e Tema’s …. shikoni nr keto momente CNN’in (jo agjensi Turke)… Nr I te vdekurve eshte 216 060,rreth 6 mije me pak nga sa raportoni me siper… po keshtu dhe nr I te infektuarve . Beni kujdes dhe jini korrekt ! Lymi Tutit