Në orën 18:00 Shqipëria zbret në fushë për të marrë revanshin ndaj Lituanisë pas asaj humbje të pësuar në Tiranë dhe pas shumë kritikave të marra së fundmi.
Megjithatë, duket se për këtë ndeshje Reja ka marrë mësimet e duhura dhe është gati të fusë në Lituani sonte lojtarët më të mirë në dispozicion në këtë grumbullim.
Veseli, i cili tregoi mangësi në ofensivë në ndeshjen ndaj Kazakistanit nuk e nis si titullar. Krahu i djathtë i mbrojtjes pritet t’i besohet një ish-lojtari bardheblu, Albi Dokës, i cili do të bëjë debutimin e tij me ngjyrat kuqezi.
Në krahun e majtë nuk do shohim Trashin, por një lojtar me shumë eksperiencë në Kombëtare, Ermir Lenjanin.
Treshja e mbrojtjes është e njëjta, me Kumbullën, Dermakun dhe Gjimshitin. Treshja e qendrës së mesfushës pritet të ketë vetëm një ndryshim nga ndeshja me Kazakistanin.
Abrashi ka një lëndim në kavilje dhe pritet të mos rrezikohet për këtë sfidë. Në fushë do të jetë një tjetër lojtar i integruar së fundmi në Kombëtare, Qazim Laçi i Azhakso në Francë.
Në sulm Manaj tregoi se nuk është gati fizikisht për të luajtur nga minuta e parë dhe nga starti do të shohim Taulant Seferin. Sulmuesi i Jang Bojs u fut vetëm disa minuta ndaj Kazakistanit dhe tregoi nivel shumë të lartë.
Formacioni i mundshëm, Shqipëria: Berisha; Gjimshiti, Dermaku, Kumbulla; Doka, Bare, Laçi, Kallaku, Lenjani; Seferi, Broja. Trajner: Edi Reja.
Mesfusha e sulmi duket cop cop e siguirt dhe 1 humbje tjeter.
Ekip i ri, shpresojme.
fitojme 2 me 0 – ka ardh koha qe te rinjte te tregojne dhembet……
ju thashe qe eshte x-2
po mero nuk e poston
ju thashe qe eshte x-2
po mero nuk e poston