Krim i rëndë në Himarë: Biznesmeni vritet teksa shëtiste me të motrën, ekzekutori elektriçist nga Tirana

17 Tetor 2020, 09:26Politika TEMA
Krim i rëndë në Himarë: Biznesmeni vritet teksa

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Himarën mëngjesin e kësaj të shtune. Mësohet se biznesmeni Niko Goro, 51 vjeç, është ekzekutuar me armë zjarri në shëtitoren e qytetit.

Bëhet e ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 09:00 kur viktima ishte nën shoqërinë e së motrës së tij, pranë një dyqani në shëtitore, kur është qëlluar.

Si pasojë, Niko Goro, ka mbetur i vrarë, ndërsa e motra e tij është plagosur në këmbë.

Pak pas vrasjes, policia ka bërë të ditur se ka arritur të ndalojë në vendin e quajtur “Livadhet” shtetasin Kliti Leka , 53 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet të jetë autor i kësaj ngjarje.

Policia ka sekuestruar edhe armën e dyshuar të krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori.

Autori i dyshuar është elektricist dhe dyshohet se viktima i kishte borxh 70 mijë euro, për punimet që ai i kishte bërë në një pallat.

Vetë autori i krimit dha një tjetër version.

“I kam dhënë tokën nuk më ka dhënë lekët. Po ndërton në tokën time”, mësohet të ketë thënë Leka para uniformave blu.

Leka është banues në Tiranë, por është nip në Himarë dhe për këtë tokë pretendon se e ka të trashëguar.

Njoftimi i policisë

Policia në kohë rekord kap gjatë ndjekjes autorin e dyshuar të vrasjes së 51 vjecarit N.G.

Si rezultat i reagimit në kohë dhe ndjekjes së pandërprerë të autorit, u bë e mundur që në vendin e quajtur “Livadhet”, të kapet dhe prangoset autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi Kliti Leka , 53 vjeç, banues në Tiranë

Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori.

Autori po shoqërohet për në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme

17 komente në “Krim i rëndë në Himarë: Biznesmeni vritet teksa shëtiste me të motrën, ekzekutori elektriçist nga Tirana”

  1. xhoxhi says:

    Deshim kapitalizëm?Ja ky është kapitalizmi:krime cdo minut!Kjo nuk ndoth vetëm në Shqipëri por në gjithë botën.40 vjet na vriste Enveri për jë fjalë goje tani të gjithë me revole në bres vrasin kë të duan dhe kur të duan dhe kështu presim të hyjmë në europë jo që mos ketë krime por të behen më të studiuara se vrasjet tona.

    1. Permet/U.S.A says:

      Ne eshte ky mbiemri jote, atehere do jeshe me origine permetare

      1. Jo eshte korcar nga i ati ndersa nenen e ka himariote puro,nga familja shume vjeter e fisme(paria e Himares vjeter) dhe shume e pasur pronaret me te medhenj tokave ne Himare

  2. Dani says:

    Krim shume i rende qe sigurisht duhet denuar, por qe sigurisht nuk do te ndale vazhden e krimeve te tilla per sa kohe nuk do te analizohet ngjarja dhe te gjitha shkaqet e ngjarjes.
    Se eshte bere zakon qe denohet vrasesi dhe shkaqet nuk merren ne shqyrtim nga drejtesia.
    Korrupsioni e mosfunksionimi korrekt i organeve shteterore pjell krimin.

  3. Taqiu says:

    Kriminelet quhen biznesmen sot .

    1. Ganiu qtq says:

      Mos i bjer ne qafe kot nje njeriu qe ka vuajtur, rritur me sakrifica, qe i ka dhene shoqerise, futbollit vlonjat, gjerat i ka arritur me djerse etj etj… Apo je edhe ti ndonje alidems me kobure pas sume?

    2. Nemesis says:

      Nqs ka prek token e himarioteve te vjeter,eshte e dhimbshme por e drejte.Hamarrja eshte drejtesi me dhune.Ky shtet kriminel i ka ngaterruar gjerat ne bregdet sepse inkurajon grabitesit e tokave dhe mafian.Ne bibel thuhet po mbolle eren do korresh furtunen,keshtu pra ajo toke e shenjte himariote e krijuar me mund duke ndertuar vargus (gure te sistemuar si mur mbajtes) dhe dheun nga shume larg me ullinjte qindravjecar ka nje mallkim per grabitesit .Per ate toke te bekuar kristiane ne shekuj eshte derdhur gjak kundra turkut dhe bashkepunetoreve te tyre.Ka qene zona me e paster ne Ballkan nje enklave orthodokse qe eshte vetqeverisur ne shekuj me dhimogerondia.Sa erdhi Partia ne 1945 e beri cacameren dhe vazhdon ende…

  4. il says:

    Sa kohe shteti nuk nderhyn ke borxhliu kjo pune eshte….administrara tatimore nuk eksiston se normalisht debitori cohet per sekuester sipas ligjit te procedurave

  5. rrema says:

    Nuk te vret njeri kot po nuk ishe i perlyer…. Ne Shiperi pak jane biznesmen se shumica jane PIS ZEZMEN…..

  6. Realisti says:

    Ishte duke bere shetitje mbi borxhe…. tipike shqitarce. Tani RIP

  7. Tutu says:

    Shume mire ja ka bere… ndertuesit jane kthyer ne bandite qe grabisin me dhune e mashtrime grupet e punes qe punojne ne objektet qe ndertojne… uroj te vene mend te tjeret…

  8. George says:

    Kur Shteti nuk ka Drejtesi, njeriu ka Kanun.

  9. vilson naci says:

    keshtu eshte kur bene shit-blerje pa dokumenta e me noterizime po me mirbesim.

  10. vilson naci says:

    Keshtu do te ndodhi kur shit-blerjet nuk behen me noteri, po me mirbesim.

  11. ana says:

    Vrasesi eshte hero per mua. Ai do behet nje shembull per tju treguar borgjlinjeve se cfare mund tju ndodhe nese tallen me borxhet qe i kane tjetrit.

  12. Cobo says:

    Vrasje per borxhe. Po pse or rob zoti, shko meri leket ne banka. Ne shqiperi njerzit diku vriten per pese rrenje kanapis. Diku per nje sharje e diku per perdhunim. Popull primitiv dhe nevrik. Kot shesin pordhe neper rrjete sociale.

  13. Outspoken says:

    Beri mire apo beri keq
    Nje gje eshte e vertete, ne Shqiperi Nuk jetohet !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje