NATO ka shprehur shqetësimin lidhur me raportet se Turqia, anëtare e saj, ka përdorur sistemin rus të mbrojtjes raketore S-400 për herë të parë gjatë një manovre ushtarake.
“Sistemi mund të paraqesë një rrezik për avionët aleatë dhe mund të ndikojë në marrëdhëniet midis aleatëve të NATO-s”, tha një zëdhënëse e saj.
“Ky është një vendim i ndërmarrë nga vetë Turqia, por S-400 nuk mund të integrohet në sistemin e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s. Është e rëndësishme që Turqia të vazhdojë të punojë me aleatët për të gjetur zgjidhje alternative”, theksoi ajo.
Media turke kishte raportuar më parë se qeveria në Ankara testoi raketat tokë-ajër për herë të parë në kushte operacionale pranë qytetit Sinop të Detit të Zi, të premten.
“Çdo provë e sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 nga Turqia, nëse konfirmohet, do të ishte për të ardhur keq”, tha zëdhënësja e NATO-s.
Komente të ngjashme mbi këtë temë ishin bërë më parë edhe në Uashington.
SHBA tashmë kanë përjashtuar partnerin e tyre të NATO-s, Turqinë, nga programi i avionëve luftarakë F-35 për shkak të blerjes së sistemit raketor rus.
Turqia, nga ana tjetër, argumenton se i duhet sistemi i saj i mbrojtjes raketore kundër kërcënimeve nga Siria fqinje, një vend i prekur nga lufta civile.
Turqit turq ngelen! E kthejne sumen (perveçse perpjete) nga kush e ka me te madh, nje here nga Amerika,nje here nga Europa heren tjeter nga Rusia. Te vetmit qe e shohin me admirim per levizjet e sumes qane sumengritesit albanistanas.
Shume e thjeshte,perjashto Turqine nga Nato. Si me Turqine,si pa Turqine,Nato-s i ka humb shume vlera.Eshte bere kot fare,te gjithe vendet jane ne Nato, dhe armiku i vetem eshte Rusia.
Pse ishikoni gjerat me syrin e fese ,TURQIA fillon ne MAQEDONI dhe mbaron ne KINE me ujguret qe kina i ka fute 1 milion UJGURE NE KAMPET E PERQENDRIMIT se jane turkofone, keshtu qe per NATON nuk eshte vetem RUSIA ARMIK POR DHE KINA, dhe te filloj lufta me KINEN 3 jane justifikimet 1 TAJVANI,2 HOU KONGU,3 UJGURET,keshtu del se TURQIA ESHTE NJE DOMOSDOSHMERI PER NATON,Trimi mire eshte me shoke shume ,por jo shoke si GREQIA E FRANCA.