Braçe ironi me Bashën, Metën e Berishën: Për ty që shkove bleve një shtëpi 500,000 mijë euro atje. Në Lalz, frikë nga puseta dixhitale dhe tifozët e dehur të Sëlltikut

18 Tetor 2020, 18:04Politika TEMA

Zv.kryeministrit Erion Braçe vijon akuzat kundrejt kreut demokrat për vilat luksoze në Palasë.

Në një postim në rrjete sociale, teksa lavdëron bukuritë natyrore të Divjakës, Braçe duke iu referuar Bashës shkruan “Për ty që shkove bleve një shtëpi 500,000 mijë euro atje”.

Kjo vjen pas akuzave të kryebashkiakut Erion Veliaj, se kryetari i Partisë Demokratike ka marrë dy vila në kompleksin luksoz Vala Mar në bregdetin e Hamallaj.

Ndërsa Basha pasi i ka mohuar akuzat tha se për Veliajn do të depozitojë një padi të tretë ditën e nesërme.

“Me besoni, nuk ka gje me te bukur e me ngjyre se #divjakanevjeshte! Jo te gjithe fluturojne, natyrisht! Por ne i kemi krijuar mundesi gjithkujt ti arrije keto bukuri nga toka ne shtigjet e parkut, duke ecur neper to por edhe me varka permes strugave;

Aaaa po, jo kaq lart, por lart ne ajer ju ngjit shkallarja e #KULLA360G! Mos harroni edhe nje gje; Kane nisur te dalin produktet tona te vjeshtes dhe jane me cmime 70-100% me te lira se ne Tirane apo gjetke.

Hmllaj u fik si per ty qe shkove e bleve nje shtepi 500,000 euro atje, ashtu dhe per ty tjetrin qe le leket e vitit atje duke pare shkemb, asfalt, zall e uje, patjeter edhe cantes qetullat!

Ne Lalez ke frike te shkosh se te del perpara kapaku i pusetes dixhitale qe mezi mbyllet dhe frika shtohet nga tifozet e dehur te Selltikut;

Nderkohe, Divjaka eshte hapur, me ajer pafund e te paster, ngjyra, zogjte shtegetare qe tani mbipopullojne parkun, qetesi absolute-kush kerkon ate shpirterore ka kishen e Shen Thanasit ne Karavasta, ushqimin e paster e te fresket; hapesiren e pafund per distancim fizik! Shko ne Divjake dhe ndrysho diten”, tha ai.

5 komente në “Braçe ironi me Bashën, Metën e Berishën: Për ty që shkove bleve një shtëpi 500,000 mijë euro atje. Në Lalz, frikë nga puseta dixhitale dhe tifozët e dehur të Sëlltikut”

  1. eer says:

    erion braçe me c apo me ç, ik o shoku se ti je si virus, je aq i vogel sa ste sheh njeri

    1. Kalec Dega says:

      Erjon ham ham hami…si mbyllet goja kones se Karavastase…
      =
      Erjon Brace perfaqsues i PS dhe i PPSH …ene Zerit te Popullit, lol!

  2. Merati says:

    O Erion o mut muti keta te PD po bejne letra ne prokurori per vjedhjet qe kini bere ju i kini akuzuar gjithe jeten per vjedhje ardhet ne pushtet prej 7-8 vjetesh dhe sju kini bere nje kallzim penal per vjedhjet e tyre si tju besojme ju o goje corape mos lih si qen por bej gjera konkrete do me behet qefi qe PD tja u fute sa krahu ate qe se bete ju ishallah e bejne keta jini te gjithe hajdute

  3. Thanas Gellci says:

    More po nuk kuptojme fare cfare shkruhet ketu!
    Ceshte kjo menyre te shkruari more Zoti Brace.Nuk merreet vesh fare kjo shqipja jote! per ke shkruani ju?

  4. Tomori USA. says:

    Bravo te adhe zoti Brace. Lulezim Basha ka mbi shpine nje mal me shpifje, mashtrime , genjeshtra, premtime, sikur i digjet shpirti per shqiptaret, nderkoh e kemi pare qe ne disa detyra shteterore i ka menderosurne dem te shtetit dhe shqiptareve sa nuke llogariten.
    Saper vilat, e dime qe pa leje ndertoi nje papafingo ne katin e 10 apo 12, qe ka nderuar pallatin dhe ka blere ne bllokun e vilave shtepi 500 mij Ero e dime. Po qe paska blere ne lalez ,apo Amallaj, Palase , kete tani po e degjojme. Edhe pse e kemi pare te fle ne zyren e kryebashkiakut e twe gerase per shtat pale qefe, parat i kan rjedhur si lume qe disponon pasuri maramendese, duke ju afruar Ilir Metes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje