"Familjet shqiptare shkaktare të shfrytëzimit seksual të fëmijëve"

18 Tetor 2020, 14:59Kronika TEMA

Fëmijët në Shqipëri mbeten ndër viktimat e para  të shfrytëzimit seksual dhe trafikimit në vendet fqinje dhe Bashkimin Europian.

Në raportin më  të fundit të publikuar nga ECPAT International, organizata më e madhe e në botë që lufton kundër shfrytëzimit seksual dhe trafikimit të fëmijëve  vërehet se vetëm në dy vitet e fundit Shqipëria renditet në vendin e parë për numrin e fëmijëve të pashoqëruar në Ital. Janë reth 1393 minorenë të pashoqëruar nga prindërit në këtë vend dhe një objektiv i lehtë për t’u trafikuar e shfrytëzuar, ndërkohë që të paktën 200 fëmijë nga Shqipëria raportohen çdo vit të trafikuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Fëmijët shpesh janë viktima jo vetëm të shfrytëzimit seksual, por edhe punës së detyruar, skllavërisë, apo edhe shitjes së organeve.

Raporti ndër të tjera evidenton  edhee përfshirjen efamiljeve në trafikimin e fëmijëve të tyre. Një vit më parë raport i Europol-it tregoi se në shumicën e rasteve të trafikimit të fëmijëve shqiptarë drejt vendeve të BE-së për shfrytëzim seksual, familjet e viktimave ishin përfshirë në procesin e trafikimit të fëmijëve të tyre.

Raporti bazohet në renditjen e vendeve në Indeksin Global të Shfrytëzimit Seksual të Fëmijëve të Njësisë së Inteligjencës të The Economist – ku Shqipëria pozicionohet mes vendeve, si: Xhamajka e Mongolia, duke marrë notën 49.8, shumë larg vendeve të tjera të Ballkanit apo Europës Lindore.

Sipas raportit fëmijët romë, janë më të prekshëm ndaj trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksual për shkak të mbi-përfaqësimit të tyre në popullatat e fëmijëve të rrugës. “Martesat e hershme të fëmijëve apo ato të detyruara mbështeten gjithashtu një problem që ekpozon vajzat drejt shfrytëzimit seksual, prostitucionit dhe trafikimit”.

Rporti vëren se vendi ynë ka ka ligje të forta kundër dhunës seksuale, por  përsëri ato nuk ndalojnë në mënyrë specifike blerjen e shërbimeve seksuale nga fëmijët, as angazhimin ose kërkimin e një fëmije me qëllim të shfrytëzimit seksual përmes prostitucionit. “Meqenëse ligji nuk bën asnjë dallim midis prostitucionit të fëmijëve dhe të rriturve, ekziston rreziku që fëmijët të trajtohen si shkelës të ligjit në lidhje me këtë fenomen- pra si persona që kryejnë një krim kur në fakt ata janë viktima të shfrytëzimit-thonë ekspertët.

Përgjatë prezantimit online të Raportit, Drejtori i CRCA/ECPAT Shqipëri, Altin Hazizaj, tha se “Raporti tregon se Shqipëria ka nevojë të ketë një qasje tërësisht të re përkundrejt fenomeneve që nxisin shfrytëzimin seksual apo trafikimin e fëmijëve. Plani i ri i Veprimit kundër trafikimit të qënieve njerëzore duhet që përfundimisht ta heqë Shqipërine nga harta e vendeve me trafikim të fëmijëve për qëllime seksuale.”

Altin Hazizaj lajmëroi se Shqipëria mund të jetë vendi i rradhës, që bëhet pjese e Sinjalizuesit AMBER për fëmijët e humbur, të rrëmbyer, të larguar nga shtëpia apo viktima të trafikimit dhe shfrytëzimit seksual.(SI)

2 komente në ““Familjet shqiptare shkaktare të shfrytëzimit seksual të fëmijëve””

  1. armand says:

    Kjo historia e femijeve te pa shoqeruar ne itali eshte bere bajate dhe perdoret nga keto pseudo shoqata si indeks i trafikut te minoreve me qellim shfrytezimin e tyre. E di edhe bufi qe shqiptaret gjeten menyren per ti bere me dokumente femijet . Mund edhe te kete pasur raste shfrytezimi por kjo s’eshte arsye per te na bere kampion te nje njolle te tille. Do ishte mire qe keto pacavure organizata e shoqata te flasin per femijet aziatik dhe shfrytezimin qe u behet per qellime fitime. Ekziston turizmi seksual ku vendet europiane jane kampione per numrin e turisteve qe vizitojne azine vetem per kete qellim. Tu vesh shqiptareve damken si shfrytezues te femijeve te vet eshte vetem nje nga menyrat e uleta qe perdorin per te na bere delen e zeze ne kete bote demokratike kaq te mrekullueshme te cilen ne se meritojme. Futini ne bithe statistikat tuaja , shqiptari i vertete ta hap kafken po i preke familjen ndersa keta te degjeneruarit na nxijne sikur jemi llum i hales ku ata jetojne.

  2. Plehraaaaaaaaa arabe.... says:

    Keta jane arabet shqipfoles,nuk ka sesi te ndodh ndryshe…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje