Italia ka regjistruar sot një shifër të lartë të infektimeve ditore. Sipas të dhënave nga ministria e Shëndetësisë, mësohet se në 24 orët e fundit janë regjistruar 11,705 raste të reja.
Po ashtu bëhet me dije se kanë humbur jetën dhe 68 pacientë me COVID-19. Në krahasim me një ditë më parë si numri i të prekurve të rinj dhe numri i viktimave është rritur.
Ndërkohë lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 1255 qytetarë, duke e çuar numrin e atyre që kanë fituar betejën me COVID-19 në 126,237.
Ditët e fundit është parë një trend rritës i rasteve të reja me COVID-19 dhe qeveria ka marrë masa duke rikthyer disa masa kufizuese.
Jane positive, jo te semure..
.ne prill kishte 2-3000 te prekur dhe 7-800 vdekje . Sot flasin per “pozitiv” jo te vdekur.. sot 11000 pozitiv 60 te vdekur me 2 a me shume patologji.. perse nuk thoni qe perveç 11000 pozitiveve 160000 isgin negativ…
S’është covid-19, por një mikrob (bakterie) i ngjashëm më pak i rrezikshëm dhe më përhapës.