MSH: 3 humbje jete nga Covid dhe 281 të infektuar. Tirana mbetet vatra kryesore e virusit

18 Tetor 2020, 16:08Sociale TEMA
MSH: 3 humbje jete nga Covid dhe 281 të infektuar. Tirana mbetet vatra

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 3 persona kanë humbur jetën nga Covid-19, ndërsa 281 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në 24 orët e fundit.

Viktimat janë një 61 vjeçar nga Lezha, një 81 vjeçare nga Tirana, një 87 vjeçar nga Elbasani.

Ndërkohë shpërndarja gjeografike e rasteve të evidentuara me Covid-19 gjatë 24 orëve është si vijon: 151 raste në Tiranë, 30 raste në Korçë, 18 raste në Fier, 14 raste në Elbasan, 12 raste në Pogradec, 7 raste në Lezhë, Mirditë, Kuçovë, 5 raste në Kavajë, Kamëz, 4 raste në Berat 3 në Devoll 2 raste në Durrës, Vlorë, Rrogozhinë, Roskovec, Cerrik, 1 rast në Shkodër, Kurbin, Mallakastër, Librazhd, Gjirokastër, Peqin, Kolonjë, Maliq.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 256 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1276 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 281 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 70 qytetarë, duke e çuar në 10,071 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 151 raste në Tiranë, 30 raste në Korçë, 18 raste në Fier, 14 raste në Elbasan, 12 raste në Pogradec, 7 raste në Lezhë, Mirditë, Kuçovë, 5 raste në Kavajë, Kamëz, 4 raste në Berat 3 në Devoll 2 raste në Durrës, Vlorë, Rrogozhinë, Roskovec, Cerrik, 1 rast në Shkodër, Kurbin, Mallakastër, Librazhd, Gjirokastër, Peqin, Kolonjë, Maliq.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 256 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 61 vjeçar nga Lezha, një 81 vjeçare nga Tirana, një 87 vjeçar nga Elbasani.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe  Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje ndërgjegjjes individuale të secilit prej jush: Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim.

Përdoreni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (18 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 281
Të shëruar ne 24 orë 70
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 1,276
Testime totale 107,369
Raste pozitive 17,055
Raste të shëruara 10,071
Raste Aktive 6,533
Humbje jete 451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3281

Durrës 653

Shkodër 452

Fier 383

Korçë 397

Lezhë 338

Elbasan 279

Vlorë 233

Berat 191

Kukës 165

Dibër 84

Gjirokastër 77

(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje