Po i vjen fundi “derbit” të bojkotit? Mos thoni.. ishte ndeshje e trukuar…

18 Tetor 2020, 12:23Sport TEMA

Në futbollin tonë, sidomos në kohën e diktaturës,  mbledhjet kanë qënë pjesë e rëndësishme e “lojës”.  Kishte një rregull të pashkruar: kur humbisje apo nuk “flisje” siç duhet në fushë, modoemos do të luaje për “fitore” në mbledhje.

Në kohën e sotme, tamam në vitin 2020,  është thyer rekordi i diktaturës : s’ka futboll prej javësh për shkak të bojkotit, dhe loja është spostuar vetëm nëpër mbledhje, ku Qeveria dhe Futbolli vazhdojnë “derbin”, madje  betohen se është ndeshje e vërtetë, aspak e trukuar.

Sikur të kishte gojë topi i futbollit, do të kuptonim se bojkoti është alibia më groteske në ekonominë e klubeve të futbollit, të cilat  pasi kanë humbur barrën e vajit nder vite për meritë të FSHF-së dhe pronarit të saj ,  po këmbadoren pas  “kokrrës së ullirit”.

Sikur t’i kemi zgjedhur me dorë qysh në maternitet, s’ka burrë futbolli që të bëjë pyetjen historike: çfarë është bërë me miliona eruo që ka sjellur UEFA dhe FIFA tërë këto vite, që pastaj të luajmë “finalen” me Qeverinë?

Edhe pse pas çdo mbledhje thuhet se ..po shfaqet  drita në fund të tunelit të bojkotit, dhe përqindjet e kërkesave  po lëvizin në favor të “çunave të futbollit”, si nuk doli një ekonomist nga shteti që t’i shpallte  FSHF-së dhe kreut të saj   sa miliona kanë  llufitur nga Bashkitë.. të gjithë   klubet e futbollit ne keto vite.

Si nuk doli një koleksionues votash, nga ata që kanë katër sy në   Asamble,  që t’i thoshte presidentit Duka se po e shalon fronin e futbollit me votat e Bashkive.

Si nuk doli një “spiun financash” që të shpallte shifrën e superkolme  se sa miliona euro  janë hedhur tek stadiumet e Elbasanit, Shkodrës e Tiranës bashkë (Kukësin nuk po e fusim)!  I vetmi  stadium ku Shteti u tregua “koprac”, ku fali vetëm tokën (shtepine e Dinamos)  dhe s’dha asnjë kacidhe euro ..janë zyrat stërmadhe të Federatës…(Sfidanti.al)

1 komente në “Po i vjen fundi “derbit” të bojkotit? Mos thoni.. ishte ndeshje e trukuar…”

  1. Beni says:

    Parate e dhena nga FIFA dhe UEFA jane kollufitur nga hajduti fodull budalla ” Duka i krimit” i cili po e shkaterron nga dita ne dite.Sportdashesit sot kane nostalgji per kampionatin e dikurshem te kateg.pare sot superiore ku merrnin pjese edhe ekipe me tituj kampione dhe ekipe qe kane bere histori e perfaqesojne qytete te medha por qe sot i mungojne superiores si Dinamo, Elbasani, Flamurtari, Luftetari, Besa, Lushnja e Berati.Kampionati duhet te zhvillohet patjeter si dikur me 14 skuadra por sa kohe qe FSHF te drejtohet nga ” Klani Zemunit” kjo nuk ka per te ndodhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje