Kreu i PD Lulzim Basha thotë se ndërtimi i inceneratorëve në vendin tonë nuk ka qenë kurrë strategji pasi Shqipëria ka marrë ndihmë nga jashtë, nga qeveria gjermane dhe Banka Botërore, të cilat kanë theksuar nevojën për grupim dhe riciklim të mbetjeve.
“Shqipëria gjithmonë pa pasur nevojë të marrë ndihmë nga jashtë për mbetjet urbane. Ne kemi marrë ndihmë nga qeveria gjermane.
E kemi marrë ne, e ka marrë dhe qeveria socialiste. Këshilla e tyre ishte mos digjni plehra, por bëni riciklim. Por këta në një moment e hodhën poshtë atë strategji dhe thanë jo”, u shpreh Basha.
Më tej, Basha tha në emisionin e mëngjesit në Abc Neës se PD u fokusua te inceneratorët sepse në një kohë pandemie qeveria nuk po çonte para te qytetarët por të inceneratorët.
“Një shumë e madhe e parave kanë shkuar te inceneratorët. Kjo është arsyeja pse çështja e inceneratorëve ka dominuar diskursin tonë politik.
Nuk erdhëm rastësisht këtu. Qeveria nuk ia kaq dhënë këto para qytetarëve por inceneratorëve. Vetëm javën e kaluar janë paguar 2 milion euro, që mund t’u jepeshin qindra familjeve të varfra, mijëra pensionistëve”, shtoi kreu i PD.