Skënder Brataj: Po shohim të moshuar që ‘ia hedhin’ virusit e të rinj që po këputen. I terrorizuam, mos dilni se do vdisni

21 Tetor 2020, 22:52Sociale TEMA

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, tha se moshat e treta po e kalojnë më mirë pandeminë se më të rinjë, pasi kanë frikë dhe po kujdesen për veten e tyre.

Në fjalën e tij në emisionin “Opinion”, ai tha se rastet në moshat e reja sa vijnë dhe po rriten pasi ata po injorojnë të gjitha këshillat.

Ndërkohë pikërisht në këtë moment ndërhyri moderatori Blendi Fevziu, i cili hodhi poshtë teorinë e Bratajt.

Pjese nga emisioni:

Brataj: Ne po shohim tani të moshuar që po ia hedhin sëmundjes dhë të rinj që po këputen. Sepse të moshuarit po mbrohen. I terrorizuam moshat e treta, mos dilni se do vdisni, bëni kujdes. Ndërsa të rinjtë nuk po marrin masa. Janë më neglizhentë.

Blendi Fevziu: Për atë punë të gjejunë sa të duash, të moshuar që luajnë domino.

Brataj: Maska nuk është bërë për të mbajtur viruset, por për të mbajtur bakteret. Pështyma, spërklat përplasen te maska dhe nuk kalojnë dhe virusi do të ndalojnë të barriera, pra maska.

Këto janë profesionale dhe përdoren në ambiente pune. Maska me valvul nuk bën punë, sepse ata infektojnë të tjerët dhe ai vetë nuk infektohet.

Është e pritshme rritja. Të gjitha kushtet janë në favor të virusit. Hyn në restorante dhe mezi kalon.

Në këtë moment nuk rrezikojmë mbylljen, me këto numra, por na rrezikohen kufizime të tjera.

1 komente në “Skënder Brataj: Po shohim të moshuar që ‘ia hedhin’ virusit e të rinj që po këputen. I terrorizuam, mos dilni se do vdisni”

  1. arten says:

    hahahahahah, po ti pse del? trap me syze

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje