ANALIZA: Skenari “horror” që po tmerron zytarët në Berlin dhe Bruksel, Europa po përgatitet për më të keqen e asaj që mund të ngjasë në Uashington

22 Tetor 2020, 15:19Politika TEMA

Nga Markus Becker, Christiane Hoffmann & Peter Müller

Një skenar “horror” po tmerron këto ditë zytarët në Berlin dhe Bruksel: Nëse rezultati i zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit në SHBA do të jetë i ngushtë, presidenti aktual Donald Trump mund ta shpallë veten fitues kur të mbyllen kutitë e votimit, edhe nëse verdikti final mund ta nxjerrë humbës.

Ai mund ta pretendojë para kohe dhe në mënyrë të paligjshme presidencën për një mandat.

E çfarë do të ndodhte atëherë? Dikush mund të imagjinojë një skenar në të cilin presidenti brazilian Zhair Bolsonaro nxiton të urojë presidentin e “rizgjedhur” të SHBA në Natën e Zgjedhjeve, i pasuar nga Princi saudit i Kurorës Muhamed bin Salman, diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong Un, dhe ndoshta edhe presidenti rus Vladimir Putin.

Së shpejti mund të pasojnë edhe urimet e para nga Evropa, për shembull nga kryeministri hungarez Viktor Orban, apo homologu i tij polak Mateush Moraviecki. Në fakt nëse plas një krizë kushtetuese në Shtetet e Bashkuara pas zgjedhjeve, në Evropë ka shumë shqetësime se kjo mund ta përçajë sërish BE-në.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA janë gjithmonë të tensionuara. Por këtë herë gjërat janë ndryshe. Në lojë është më shumë sesa thjesht ndryshimi normal i politikës së jashtme të SHBA-së, kur një presidenti i ri hyn në Shtëpinë e Bardhë. Dhe është më shumë sesa rreziku që 4 vjet të tjera të Trumpit, mund të dëmtojnë në mënyrë fatale marrëdhëniet trans-atlantike.

Zgjedhjet e ardhshme në SHBA janë unike, pasi përveç dy rezultateve të mundshme, në diskutim është edhe një i tretë:Çfarë do të ndodhë nëse Donald Trump, refuzon të largohet nga Shtëpia e Bardhë edhe nëse humbet zgjedhjet?

Nëse do të ndodhte kjo, do të vihej në provë stabiliteti i demokracisë amerikane. Ky skenar mund të vërë në pikëpyetje edhe të ardhmen e demokracisë si një formë e qeverisjes. Dhe si mund të përgatitet Evropa për një skenar të tillë? Zyrtarët në Berlin dhe Bruksel, janë të kujdesshëm dhe nuk duan të spekulojnë publikisht.

Tek e fundit, ata nuk duan që t’i japin Trumpit edhe më shumë argumente, nëse ai del fitimtar më 3 nëntor. Por në prapaskenë, politikanët dhe diplomatët evropianë e kanë bërë të qartë se e shohin si një mundësi shumë reale një skenar të tillë të tretë. Madje disa politikanë, e kanë shprehur hapur shqetësimin e tyre.

“Unë jam i vetëdijshëm mbi rrezikun që nëse rezultati i zgjedhjeve është i ngushtë, Trump mund të shpallë fitoren para kohe, dhe SHBA-ja mund të zhytet në një krizë kushtetuese”- thotë Peter Bejer, parlamentar demokristian i partisë së Angela Merkel (CDU) dhe koordinatori trans-atlantik i qeverisë gjermane.

Në Bruksel, një diplomat i vjetër i BE-së dërgoi së fundmi një raport konfidencial – të cilin e zotëron dhe “Der Spiegel” – nga Uashingtoni, në të cilin paralajmëroi se një skenar i tillë nuk mund të shpërfillet. Raporti vë në dukje se SHBA rrezikon të bjerë në një krizë të tillë, e cila mund të zgjasë për disa muaj, dhe të ketë pasoja shumë negative për pjesën tjetër të botës.

Një zyrtar i lartë në Ministrinë e Jashtme gjerman, është pak më i kujdesshëm në formulimin e tij:”Nuk mund të përjashtohet mundësia, që nëse rezultati është shumë i ngushtë, situata të jetë konfuze ashtu sic ndodhi në zgjedhjet e vitit 2000”. Atë vit, mungesa e qartësisë se kush i kishte fituar zgjedhjet çoi në rinumërimin e votave në Florida.

Por Gjykata e Lartë e ndaloi procesin, duke shpallur fitues Xhorxh W.Bush. Siç vuri në dukje një komisioner evropian në një intervistë në kushte anonimiteti, Evropa shpreson në një rezultat të qartë nga këto zgjedhje. Rainhard Bytikofer, deputet i Partisë së Gjelbër në Parlamentin Evropian, shton:”Nëse ne në BE jemi të zgjuar, duhet ta mbajmë gojën mbyllur, dhe të shpresojmë që demokracia amerikane të jetë mjaftueshëm e fortë për t`a zgjidhur këtë problem”.

Por jo të gjithë duan të rrinë duarkryq dhe të presin. “Ne në Gjermani dhe Evropë duhet të përgatitemi. Nuk kemi luksin të presim”- paralajmëron Bejer. Disa diplomatë janë të shqetësuar se nëse në SHBA ndodh një krizë kushtetuese, BE nuk do të ishte në gjendje të kishte një qëndrim të unifikuar.

“Nëse rezultati i zgjedhjeve në SHBA nuk është plotësisht i qartë, admiruesit evropianë të Donald Trumpit, mund të nxitojnë të rreshtohen në anën e tij dhe ta përçajnë BE-në”-paralajmëron Franziska Brantner, parlamentare e Partisë së Gjelbër për Çështjet Evropiane.

Dhe fakt është se brenda unionit ka interesa konkurruese. Shumica e 27 vendeve anëtare të bllokut po shpresojnë për një fitore të demokratit Xho Bajden.

Ata shpresojnë se ai do t’i kthejë SHBA-së qasjen e saj tradicionale multilaterale si një partner i besueshëm i aleancës. Por vende si Hungaria, Polonia dhe Republika Çeke preferojnë një fitore të Trump. Tomas Klaine-Brokhof, nënkryetari i think-tankut “German Marshall Fund”, sheh tre kampe evropiane. “Atë të francezëve, që dëshirojnë një autonomi strategjike, atë të evropiano-lindorëve, të cilët kërkojnë një përqafim strategjik të SHBA-së, dhe atë të gjermanëve, angazhimi i të cilëve për një ‘durim strategjik’, çon nganjëherë në një ‘inerci strategjike”- thotë ai.

Klaine-Brokhof shton se zgjedhjet në SHBA nuk janë aq të rëndësishme për çdo qeveri tjetër evropiane sa janë për qeverinë gjermane, teksa “Gjermania beson se në këto zgjedhje në lojë është vetë rendi botëror”. Ka të ngjarë që vendet kryesore të BE-së të heshtin në fillim, nëse rezultati i zgjedhjeve në SHBA është i paqartë.

Por kjo qasje do të bëhej më e vështirë nëse Trump do të shpërfillte një fitore të qartë të Bajdenit. A do të guxonte në ato kushte BE t`a cilësonte të paligjshme praninë e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, siç bëri së fundmi ndaj Aleksandër Llukashenkos në Bjellorusi?

“BE do të duhet të marrë shpejt një pozicion të caktuar”- thotë Elmar Brok, ish-anëtar i Parlamentit Evropian nga radhët e CDU. “Ajo nuk mund të veprojë ndryshe nga rastet e tjera”- shton ai.

Disa mendojnë se Parlamenti Evropian do të miratojë një rezolutë të ashpër, nëse Trump përpiqet të mbajë pushtetin në mënyrë të paligjshme. Por për Martin Shirdevan, udhëheqësin e grupin parlamentar të Partisë së Majtë në PE, kjo nuk është e mjaftueshme. “Nëse BE dëshiron të jetë mbrojtëse kryesore e demokracisë, duhet të ketë të njëjtën qasje ndaj SHBA-së, ashtu si ndaj vendeve si Bjellorusia”- thotë ai.

Por ka nga ata që paralajmërojnë të mos presin shumë nga zgjedhjet e 3 nëntorit. “Ne jemi shumë të fiksuar pas zgjedhjeve amerikane”- thotë Sigmar Gabriel, kreu i think-tankut “Atlantik-Brücke” dhe ish-Ministri i Jashtëm i Gjerman-së. “Problemet e Evropës, nuk kanë asnjë lidhje me ato të SHBA-së. Ne do të vazhdojmë t’i kemi ato pavarësisht se kush do të jetë në Shtëpinë e Bardhë”- thekson ai. (“Der Spiegel” – Bota.al)

11 komente në “ANALIZA: Skenari “horror” që po tmerron zytarët në Berlin dhe Bruksel, Europa po përgatitet për më të keqen e asaj që mund të ngjasë në Uashington”

  1. Fakt historik says:

    President i Amerikes pas 3 Nentorit nuk do te behet as Tramp, as Biden.
    Do te jete nje person i trete,qe do te mare presidencen e Amerikes.
    Une po ja fus njehere, ku i dihet kush e di del e vertete.
    Po rezultoi e vertete, do te vijne te me pyesin; po ti nga e dije?
    E une do ti pergjigjem; ta kisha ditur, mire do ishte vertete!
    Po ti ke thene do thone gaze-taret, se; do jete nje person i trete, qe do mare presidencen e Amerike.
    Ehe ashtu eshte e kam thene, ne rreshtin e dyte te komentit te asaj kohe, por pergjigjen e psese tuaj e keni po ne ate koment, por ne rreshtin e trete te tij.
    Po mire sot, nuk ke asgje per te deklaruar ose per te na thene?!
    Se ti je i vetmi ne Bote qe ke parashikuar, se pas 3 Nentorit nuk do te jene presidente te Amerikes as Tramp as Biden.
    A pse une jam, ai qe e paskam parashikuar?
    Ja thone gaze-taret, te gjithe titujt e gazetave te Botes, hapen me kete titull: Njeriu qe parashikoi, zgjedhjen e nje personi te trete si President te Amerikes, pas 3 nentorit 2020.
    Bile disa gazeta kane shkruar se ti ke parashikuar dhe personin e trete se kush ish.
    Kush une?
    Tani po e mar vesh pasi nuk e dija.
    Thone se ti ke parashikuar dhe zgjedhjen e Barak Obames, ate kohe.
    Jo nuk e kam parashikuar i pergjigjem une:
    Po ajo kenge qe kendoje ti ne prag te zgjedhje te asaj kohe, a nuk ish parashikim?
    Cila kenge?
    Kengen;
    Barak Obama mi goce, kur te pashe me sy
    Nuk duroj sa te vije vjeshta dhe ta pashe me sy.
    Dhe fitoi Obama atehere.
    Une e thash per shaka, si per te kenduar ndryshe.
    Thuaja partise hapur keshtu, insistojne gaze-taret, mos je gje marsian ti? Cfar i fsheh ti partise? Thuiaja hapur partise, si i parashikon ti?
    Oh cme gjeti, i them mendjes time, cmu desh mua te kendoj e tia fus njehere katundit.
    Ikni se me merzitet shpirtin, nuk jam as parashikues, as Marsian, jam Jupiteras.
    Sduhej ta kisha thene kete fjalen e fundit.
    Te gjithe mediat online; Nje shqiptar me origjine nga Jupiteri.
    Dhe deklaron live, origjinen e tij, eshte ky parashikuesi me i madh i bemave te Tokes tone.
    ……………………………………………….. E vazhdon ……

    1. Cen Durimmodhi says:

      Hahahahahahha…… E foooorteee…!!!

  2. balllshi says:

    gazetari thotë: “naftëtaret gra” (jo po naftëtaret burra)
    i intervistuari nga populli: “naftëtaret”

    gazetaria: “… kanë humbur jetën një 61 vjecar nga saranda, një 70 vjecare nga elbasani, një 73 vjecar nga tropoja, një 81 vjecar nga durrësi,
    me sëmundje bashkëshoqëruese

    lëvizja vjecariste në gazetari (vjecarizmi)

  3. balllshi says:

    gazetari thotë: “naftëtaret gra” (jo po naftëtaret burra)
    i intervistuari nga populli: “naftëtaret”

    gazetaria: “… kanë humbur jetën një 61 vjecar nga saranda, një 70 vjecare nga elbasani, një 73 vjecar nga tropoja, një 81 vjecar nga durrësi,
    me sëmundje bashkëshoqëruese

    lëvizja vjecariste në gazetari (vjecarizmi)

  4. balllshi 2 says:

    gazetari thotë: “naftëtaret gra” (jo po naftëtaret burra)
    i intervistuari nga populli: “naftëtaret”

    gazetaria: “… kanë humbur jetën një 61 vjecar nga saranda, një 70 vjecare nga elbasani, një 73 vjecar nga tropoja, një 81 vjecar nga durrësi,
    me sëmundje bashkëshoqëruese

    lëvizja vjecariste në gazetari (vjecarizmi)

  5. balllshi 2 says:

    gazetari thotë: “naftëtaret gra” (jo po naftëtaret burra)
    i intervistuari nga populli: “naftëtaret”

    gazetaria: “… kanë humbur jetën një 61 vjecar nga saranda, një 70 vjecare nga elbasani, një 73 vjecar nga tropoja, një 81 vjecar nga durrësi,
    me sëmundje bashkëshoqëruese

    lëvizja vjecariste në gazetari (vjecarizmi)

  6. Ballshi 31 says:

    gazetari thotë: “naftëtaret gra” (jo po naftëtaret burra)
    i intervistuari nga populli: “naftëtaret”

    gazetaria: “… kanë humbur jetën një 61 vjecar nga saranda, një 70 vjecare nga elbasani, një 73 vjecar nga tropoja, një 81 vjecar nga durrësi,
    me sëmundje bashkëshoqëruese

    lëvizja vjecariste në gazetari (vjecarizmi)

  7. ⚙️Ingranazhi says:

    “Skenar horror “ per evropianet thote shkrimi !!!
    Thua se Trampit i ra llotaria dhe u zhjodh president !!!
    jo mor derdimen , u zgjodh me vota te lira te popullit me te lire dhe demokratik ne bote .
    Asnje aleanc nuk prishet , (as ajo atllantike) ne qoftese raportet jane te drejta dhe respektohen , llogarit e mira bejne dhe shoket e mire .
    Ça ka ber Trampi gabim per evropen !? qe tha duhet te paguajn koston 2% ne NATO gjithe antaret e saj , me gjermanin ne krye , apo “luften” tregtare qe e akuzojne per tarifat !! gjermania fut pa tarif gjithe makinat ne usa po ajo mere tarifa per makinat amerikane, eshte kjo e drejt !?
    Kur thua “skenaret” analizon te dya rrastet , po ky skenari eshte mjaftuar vetem tek Tramp,per te dytin , xho bideja !! nuk ka skenar ate e din evropianet , breket tek fundi kembeve , aty ku e la hysein obama!!!

  8. american16al says:

    Europa kerkon nje president te mefsht dhe te pa afte si Obama ose te corruptuar si Biden qe te ruaj te mirat qe marrin ne kurriz te popullit American . Trump ka problemet e tij te personaltetit por nuk harroni ate per te cilet americanet votuan “America First” Europa po thuaj se nuk paguan per mbrojtjen e saj ne kurriz te USA dhe tani tund gogolin rus si rrezik diten dhe mbrapa shpine jane ortake dhe bejne dashuri naten !
    Trump vetem zbuloji praktikat e politikaneve qe harrojne popullin American dhe punojne per te rregulluar te tjeret!

  9. Bidon Bidenas says:

    Eh …. Covid 19 ..ç’na bere !!! Nuk mjaftojne tere ato teori konspiracioni qe me tamponin te fusin dhe “çipi-in” jo piçin (me kete te dyten do ishim rehat) dhe ja pasojat e verteta te Covid19 po ç’faqen ne format e tyre reale . Dikush me lehte ose ne menyre moderatore , si Luli i Pe-de ve qe i duket vetja qe tash para zgjedhjeve, se eshte deja kryeminister i Shqiperise !!! Por rastet me te renda po i prezantojne disa pa moderacion …..qi tash po ju duket se jane zgjedhur ene presidente te SH.B.A-ve !!!! Po nuk eshte per tu habitur xhanem se shqiptareve ene pa i hyre virusi i Covid19 i kane simptomatat e Covid-it si psh ajo e prekjes se trurit ne fazen me te rende te: “intelektkariumis-prostatikcervelas” faze para prirese e fazes akute te : “psikoautoctomerdius-debilisparazitiumhajvan” . Por shyqyr ejvallah qe shumica e tyre nuk kane materie gri ne rradaken mbi supe, keshtu qe virusi …..(me e keqja e te keqijave) shkon e akomodohet ne pjesen tjeter me inteligjente (ne mungese te trurit ) qe quhet suma ( jo sumo japoneze) duke shaktuar jo kaps (nuk dihet perse ) por diarrhée ambigue nga goja , qe nuk eshte gjetur akoma ilaçi …….vazhdimin …..?????

  10. Komunist der ne fund says:

    Po pse thoni ju nga kush mesoi tramp qe te bej keto prapesira …..he mo e gjeni dot ….nga sali krimineli dhe opozita shqiptare qe kur nuk pranojn ….e terci e verci…..do behet trampi si like floriri…,i cmendur esht florinj ka kushtetuten se heq edhe ai nga dora…..e cna gjeti dhe kjo na duhej ….u pordh dhe endra amerikane……o enver te ishe gjalle……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje