Belinda Balluku: Rruga Milot-Fier do jetë koncesion i pastër, kostoja e lartë për shkak të rrugëve alternative

22 Tetor 2020, 21:50Ekonomia TEMA

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e pyetur në Ilva Now lidhur me kostot që do të ketë në buxhetin e shtetit projekti për ‘Korridorin blu’ ose Milot-Fier shpjegoi se në rastin e këtij projekti kemi të bëjmë me një koncesion të pastër dhe jo investim i buxhetit të shtetit.

Sipas saj, shteti ka vendosur vetëm një garanci prej 10 për qind të investimeve të koncesionarit, që nuk do garantohen me fonde pasi ato të mblidhen nga të ardhurat e mbledhura nga automjetet për 35 vitet të ardhshme.

Teksa e cilësoi këtë një investim shumë të rëndësishëm, që prej vitesh qëndronte në dosjet e qeverive shqiptare, znj. Balluku tha se tashmë kishte ardhur momenti që ky projekt, pjesë e konektivitetit të Ballkanit Perëndimor, të bëhej realitet.

Ministrja Balluku iu përgjigj edhe gazetarit Neritan Sejamini, i cili e cilësoi si shumë të ekzagjeruar koston 1,2 mld euro për 56 kilometra të kësaj rruge, që sipas tij është e njëjtë me atë të Rrugës së Kombi që ka tunele dhe ura.

Ministrja sqaroi se kostot e rrugës justifikohet me bajpaset e shumta dhe me fakti që koncesionari do të ndërtojë jo 56 km, por 115 km, pasi në të dy anët e autostradës do të këtë rrugë alternative, pa pagesë.

“S’e keni parë projektin, nuk është e thënë të ketë kodër e mal. Nëse rrugët bajpasohen… rruga e Rinasit do të ketë 5 drejtime të ndryshme, do të shkojë mbi aeroport. Ky projekt prej vitesh qëndron në dosjet e qeverive shqiptare, pjesë e konektivitetit të Ballkanit Perëndimor. Janë kushte të kësaj pakete, me rrugët dhe hekurudhat.

Është një projekt i rëndësishëm. Flitet, nga PD, që është rrugë ekzistuese, në Kukës u ndërtuar rruga, u vu trau dhe banorët e zonës s’kishin rrugë alternative.

Të gjitha rrugët me pagesë nga automjetet janë të gjitha që kërkojë rrugë alternative. Kush është rruga alternative në këtë segment? Ku do të ndërtohet rruga kryesore dhe në të dy anët rrugë alternative dhe i jep mundësi drejtuesit të futet. Automjetit të hyjnë në 130 km/h dhe do të paguajnë, ose të kalojë në rrugën alternative. Koncesionari do të ndërtojë një trase paralele 115 km”, tha znj. Balluku.

E pyetur lidhur me fatin e rrugës Milot-Balldre, projekti i të cilës gjithashtu është kritikuar nga opozita si korruptiv, ministrja Balluku tha se tashmë kjo rrugë nuk ekziston në buxhetin e vitit 2021, pasi koncesionari nuk i ka plotësuar kushtet kontraktuale.

“Afati i fundit për kontratën ka qenë 2 tetori, ndaj i kemi nisur koncesionarit një shkresë para pak ditësh që të marrë një pozicion sa i përket vazhdimit të afatit, por s’është parashikuar asnjë qindarkë për këtë rrugë në buxhetin e këtij viti”, tha ministrja.

4 komente në “Belinda Balluku: Rruga Milot-Fier do jetë koncesion i pastër, kostoja e lartë për shkak të rrugëve alternative”

  1. Ministrja artiste says:

    Ehh sa e zonja që dole moj zëdhënësja veshur në Cavali e AMC, bashkisë dhe albcontrollit.
    Talente e Rilindjes.
    Zhyteni atë vend dhe atë popull.
    Se po të plas trapi ty…
    Se ça do bëhet pas 35 vjetësh ti edhe sikur të fitoni përsëri nuk i dihet je më ministre ose jo.
    Kështu që bëni ca gola të fortë .
    Se Shqipëria zhytet në kontrata e borxhe.
    E Shqiptarët e hanë sa krahu duke paguar një jetë .
    Ehh mer Ed Roma sa i zoti dole mer qerata.
    Me këto artiste nëpër ministrira që e vënë firmën tak fak e ty s’të hyn gjemb në këmbë.
    Sa bukur dhe saktë e kopjove Salehun.
    Por kujdes Edo se me kopje ngel në klasë …

  2. ANDON LARS says:

    Belinda është një grua e bukur por nuk i kupton punët e aviacionit! Një zonjë tjetër (Olta Xhaçka) ia dha Kuçovën NATO-s dhe Belinda po përpiqet të japë Novoselle në aeroportin tregtar të Vlorës! Distanca ajrore është 40 km dhe shpejtësia mesatare e një aeroplani në afrim do të jetë rreth 320 knots në 16000 këmbë. Shpejtësia e një avioni luftarak do të jetë 40% më e lartë! Ata do të ndajnë të njëjtin korridor ajri në varësi të kushteve të motit. Çfarë dëshiron të bëjë ajo? Testi i përplasjes së ajrit në mes? Rinas është opsioni i vetëm për fluturime komerciale nga ana ekonomike, teknike dhe të sigurisë! Ose ajo mund t’i japë Vlorës fluturime tregtare dhe të anulojë vendosjen e NATO-s në KUÇOVA! A e dëshiron ajo atë? Ju lutemi, mos bëni politikë në industrinë e aviacionit. Mund të digjet shumë. Lëreni njerëzve teknikë! Saranda? Po ti mundesh! nëse ka ekonomi.

  3. beni says:

    Po nqs njerezit nuk preferojne rrugen me pagese dhe perdorin rruget dytesore a do te paguhet koncesionari nga buxheti i shtetit ?

  4. gjergji says:

    Bravo qeveria.Vendimi i Qeveris duam apo nuk duam eshte plotesisht europian ose thjeshte .Zgjidhja eshte ne doren e individit per te zgjedhur rrugen ne te cilen ai deshron te udhetoj.Si ne cdo vend te botes me ndryshim nga bota,se shqiptaret nuk deshrojne te paguajne asnje lloj takse,cilado qofte ajo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje