Batutat/ “Kokën time vetëm PS e nxë, jo gjë tjetër”! Ramës i dhurojnë maska në Lezhë, një mesazh për “burrin që më vuri në pozitë të vështirë”

23 Tetor 2020, 15:04Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama gjatë përurimit të shtëpisë së At Gjergj Fishtës në Lezhë, nuk ka lënë mënjanë batutat.

Gjatë aktivitetit, Rama foli për burrin që në nisje të ceremonisë tha se “shpresojmë që nga ky moment, përpjekja jonë e dashamirësve të Fishtës por edhe autoriteteve kryesore të shtetit shqiptar, do i shpejtojnë ritmet për ta kapur medoemos kohën e humbur të vendosjes së Fishtës në panteonin e vlerave të kombit. Unë kam shumë shpresë se kryeministri do e shtyjë përpara atë itinerar e anonçuar një vit më parë”.

“Ne do e vazhdojmë të gjithë itenerarin“, tha Rama në përgjigje të kësaj kërkese, teksa tha se fjala e zotërisë e kishte vënë në pozitë të vështirë.

“Faleminderit të gjithëve në mënyrën më të posaçme zotnisë që në fjalën hyrëse më vuri në pozitë të vështirë, gjë që nuk ndodh shpesh kur vjen puna për fjalë”, tha kryeministri.

Në ikje, shefi i qeverisë mori dhe dhuratë një libër të At Gjergj Fishtës dhe disa maska artizanale nga fshati Zadrimë, një për të në ngjyrë gri dhe një për bashkëshorten e tij Linda, me ngjyrë të kuqe.

“E kam siç e sheh… kokën time vetëm PS-ja e nxë, nuk e nxë gjë tjetër”, tha Rama, ndërkohë që më pas vuri menjëherë maskën ku shkruhej PS dhe është vendosur një yll.

3 komente në “Batutat/ “Kokën time vetëm PS e nxë, jo gjë tjetër”! Ramës i dhurojnë maska në Lezhë, një mesazh për “burrin që më vuri në pozitë të vështirë””

  1. Ed says:

    DUHET TE KALONIN 30 VJET TE BEHEJ REALITET NGA VETE I MADHI
    EDI RAMA
    EDI RAMA THE GREAT

  2. ?????? says:

    EDI RAMA ME.GJITH BUDALLAT E TJERE TE PS JANE TE PA AFTE……PD.. PS ..LSI.. JANE PARTI HAJDUTESH EDHE TE PA AFTESH I KEMI PARE 30 VJET
    ….O POPULL BOLL ME ME KETO LEGENA MOS I VOTONI JU LUTEM MENDONI PER FEMIJET TUAJ QE MOS TE MARRIN BOTEN SI REFUGJATE PA BUKE RRUGEVE TE BOTES..SHQIPERIA ESHTE. E PQSUR POR E KAN VJEDHUR KA 30 VJET DO BUDALLA TE PARTISE…..TALLEN BOTA ME NE ..A E KUPTONI NXJERRIM NAFTE NGA TOKA EDHE DALIM ME HUMBJE DUKE NA VJEDHUR DREJT PER DREJT TURP DUHET TE HAPIM SYTE

  3. Urimi says:

    Rama i vetmi qe respekton kulturen dhe te ndriturit si Fishta. Ku ndertohet nje rruge, ndertese, stadium apo restaurohet nje objekt, ai kerkon cilesi. Dhe po e tha, e ben.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje