Dashamir Shehi: Ilir Meta është i pari president politik në Shqipëri, por ta harrojë se bëhet kryeministër. Ai është Basha

23 Tetor 2020, 11:42Politika TEMA

“Zoti Meta ka rolin e tij. Ai është kryetar i shtetit, por e luan shumë mirë, sipas mënyrës së tij, pasi Meta është njeri politik. Meta është i pari president politik në Shqipëri, të tjerë kanë qenë institucional në njëfarë mënyrë. Ky është njeri politik, është bërë aktiv i dorës së parë. Kjo është meritë, cilësi, e tij, me të gjitha defektet që bien brenda”.

Kështu u shpreh në “Dita Jonë” në A2, Dashamir Shehi, kryetari i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, e cila është pjesë e opozitës së bashkuar.

Më tej, ai theksoi se alternativa e vërtetë është Basha me grupin e tij, është e djathta shqiptare.

“Me tezën e Ramës i bie që shqiptarët të zgjedhin mes dy të majtave, një e majtë më e mirë, ku e di unë, e udhëheq Meta, një e majtë më e keqe e udhëheq Rama.

Po nuk paskan të drejtë shqiptarët të zgjedhin një të djathtë? Ku shkoi historia 30-vjeçare e mijëra të rinjve, të cilët u munduan ta spostojnë Shqipërinë nga komunizmi?

Ky poli i alternativës ka në krye zotin Basha. Kjo është një çështje që nuk diskutohet më dhe ne jemi shumë të respektuar që kemi këtë zotëri”, u shpreh Shehi.

“Ky kryeministër e kthen në fushatë edhe atë që nuk është fushatë, normal që edhe opozitës i takon të bëjë pjesën e saj. Do të parapëlqeja një situatë më të qetë.

Duhet të bënim atë që bën e gjithë bota, por në këtë situatë qytetarët duhet të sqarohen për atë që po ndodh në vend. Unë e gjykoj që me këtë që po ndodh në Shqipëri, neve na takon t’u themi disa të vërteta” tha ai.

Sa i përket çështjes së inceneratorëve, Shehi thekson se politika nuk duhet të ndërhyjë në këtë situatë te SPAK-u, duke e lënë që të bëjë punën e tij, edhe pse thekson se edhe ai ka dyshimet e tij.

“Unë do të gjykoja që politika bën shumë gabim që ndërhyn te kjo drejtësi, e dobët apo sidoqoftë ajo. Ndryshe ne nuk kontribuojmë në ndërtimin e një shteti të së ardhshmes edhe pse unë kam dyshimet e mia. Detyra jonë është që të bëjmë dosjet dhe t’i dorëzojmë”.

Për kreun e LZHK, rrotacioni politik është i nevojshëm për të gjithë dhe për të Basha është kryeministri i ardhshëm i vendit.

“Unë mendoj se një propozim alternativ nuk mund të qëndrojë vetëm në denoncimin e korrupsionit, apo të kritikës, nuk mund të qëndrojë kurrë me të keqen, por edhe mbi një propozim optimist.

Ne gjykojmë se i gjithë ky denoncim i vazhdueshëm duhet shoqëruar me një alternativë të re, e cila jep shpresë. Ne duam të bëjmë një regjim që nëpunësin e thjesht ta bëjmë të ndihet i qetë dhe të mos mendojë nëse do të ndërrohet qeveria apo jo.

Kjo që po vjen është për të gjithë. Unë them që kjo është shpresa e Shqipërisë. Unë jam i mendimit që duhet të falet edhe ai që ka gabuar haptazi në emër të partisë.

Duhet ta thyejmë këtë lloj zinxhiri pervers që kemi. Teza e vjetër e Ramë i thotë shqiptarëve që nuk do të vijë ndonjë alternativë e re, Berisha e të tjerë, jo Basha me ide të reja.

Basha është i paprovuar për kryeministër. Me tezën e Ramës i bie që shqiptarët të zgjedhin mes dy të majtave. Alternativa e vërtetë është Basha me grupin e tij, është e djathta e tij. Basha do të jetë kryeministri i ri”, u shpreh Shehi.

13 komente në “Dashamir Shehi: Ilir Meta është i pari president politik në Shqipëri, por ta harrojë se bëhet kryeministër. Ai është Basha”

  1. ela says:

    po ik o Dash.mos e prish

    1. Prof Dr.Kalec Dega says:

      Mos u merrni me Dashnoret e politikes..por me thelbin..
      =
      Ky nxjerr nje sekret ose nje jo sekret te mafjozeve tane qe i leshojne vendin njeri tjetrit ose vendosin keta per karriget e njeri tjetrit…
      =
      Ky riciklim kolltuku ka 30 vjet qe ndodh ne Shqiperi….
      Pra, Basha do Kryeminister
      Meta do Kryeminister
      Rama do President
      Meta Minister i Brendshem …apo ku ta di une.

      ju majmunet qe i mbeshtesni majtas , djathtas dhe nga mbrapa….ti gzoni se i meritoni.

  2. matrapiku says:

    O dash rakija, ja ke fut pordhes, meta nuk eshte as politik as partiak por eshte hajdut me cizme, kjo eshte karakteristika e tij me e mire te jesh politik do te thote te udheheqesh nje grup njerzish me shembellin tat me te mire qe populli te vije pas teje dhe te te votoje, korigjoje vehten dhe thuaji metes hajdur florini, kjo do ishte fjala jote me sakte dhe me e mire

  3. Z says:

    Si ka mundesi qe akoma eshte ne Politike Dashi! A ju kujtohen kioskat ne Tirane dhe Lane! Dashi, i rakise dhe sallates jeshile me qep t’fresket Tironse, i bani! Saliu nga Vicidoli akoma ngateron gjithe Shqiperine me mllefin e tij te paspiegueshem! Likja i floririt dhe LSI me bllok ne dore,Luli i adoptuar nga Sala, etj!

  4. Ujku Plak says:

    O rakia bukuroshe . Qe na hedhe qoshe me qoshe.
    Ty te qifte Gomari me gjithe kualicion,dhe bashke me Ripjelljen. Te gjithe Presidentet mbas 90 es kane qene Politik dhe rq e bq , perjashto Moisiun .

  5. Kulla e Viçidolit says:

    Paske ik për lesh o Dash.
    Po pse mer jahu, ti je ene burrë i squt e i lexum.
    Pse e harron Salehun apo ishte super politik jo thjesht politik gjithe ato vite president.
    S’ke faj o Dash se ta kishin hudh një kockë ene ty.
    Të kishin bërë zv /Kryeministër me sa duket hije e Saliut, që të mbaje në monitorim dhe presion Meksin.
    Ik o Dash ik futi ndonjë gotë raki e ndonjë dorë me letra se çdo gjë e ka nje fund (edhe në politikë)

  6. Po ik more debil pijanec.
    Akoma do të hiqesh si i djathtë e antikomunist me taban?!
    Kur flet nuk merresh vesh se të është trashur gjuha e truri nga rakija, po ti prap i bie legenit të Bashes kryeministër!
    Aty vazhdo, çfarë pive sot?
    Me siguri e “zjime dy her” derisa të ka goditur shpejt.

  7. E verteta e hidhur says:

    Po pak zor nuk te vjen or ti i nacionalclirimtares.Ik er xhaje bej ndonje dore tavell a domino e futi ndonje dhiplo ,mos shih endrra e mos pretendo me te vish ne pushtet se eshte turp kush te degjon e shikon

  8. kasemi says:

    Ashtu eshte o dash, ne fakt ai eshte nj cope idioti, se bashku me ty. Po mos dil shpesh ne media se e dhjeve fare, Te pakten te mos marrim vesh sa budalla je. Qytetaret nuk te kane votuar dhe sigurisht nuk do te votojne as vitin tjeter. Perpiqu per ndonje pune tjeter. Parate e taksave te mija nuk duhet ti grabisin debila si puna jote e soji yt qe nuk bejne asnje pune por vetem konsumojne buxhetin.

  9. cufi says:

    O RRK fol nje here esell se mete tap, i ke turpnu tironcit o palle, njele gjith jeten zorraxhi, bohu nji here burre, si mund te krahasoshe Ramen nje artist me keta vrases o plere. Ti i ke ulur vlerat e tironcve ne maksimum… hajvon e ke pak….

  10. Shabani says:

    Po cja fut kot o dash pllenci me urdhra…..tre dopjo raki syt si tope ljepuri…..dhe direkt ai hajduti dhe vrasesi tjeter …lulushka de k m. Hajde o dash byre shteti hajde ….koke e paca u kenaqe anes lanes me mut nga nje barang ne tjetren kur ishe goxha i madh zv.k.minister….1992-1996 ….sje pa gje dhe ti ke gati tet vjet te ereta ne hije heshtje….mos kujto se jan haruar….do te dal pllenci nga undet kur te ta kujtojn ndonje dit……o dash ziu. U shk…. RAMA te gjithve o te vdekur te pa kallur ne dhe do lulin shuranikun k.m…..rini flini o. Kufoma qe merni frym ptuuuuuuuu kellira……

  11. Vicidoli says:

    Si ka mundesi qe ky idiot ja buke kete duhet me cua ne nje stalle bagtishe

  12. Sotiri says:

    Dashamir Shehi mund te thote edhe gomarlleqe te tjera: Fluturon Gomari dhe njerzit dota besojne ose dota bejne emision
    Nga goja e tij cfare skemi ndigjuar dhe cfare skemi ndjere kur ka ardhur edhe i dehur neper emisione
    Dhe do te vazhdojme te ndigjojme dhe ta shohim neper emisione televizime si nje sharlatan i dehur,i cmendur,qe nuk di te lidhi dy fjale
    Nje njeri qe eshte i degraduar dhe vazhdon te degradohet nga dita ne dite ( keto jane televizionet shqipetare qe duan te mbushin kohen e tyre)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje