U shkarkua nga Vettingu! Rikthehet në detyrë kreu i Gjykatës së Apelit, Fuat Vjerdha. Rasti i parë për KPA-në

23 Tetor 2020, 23:26Kronika TEMA

Komisioni i Posaçëm i Apelimit e ka rikthyer në detyrë Fuat Vjerdhën, pas një vendimi të ditës së sotme.

Kështu, ai bëhet i pari në sistemin e drejtësisë, i cili rikthehet në detyrë si kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkodër.

Vjerdha apeloi dhe KPA pas disa muajsh vendos rikthimin e tij në detyrë. Ardjan Hajdari ishte kryesues i trupës së KPA, Ina Rama relatore dhe anëtarë Natasha Mulaj, Rezarta Shulc dhe kreu i KPA, Albana Shtylla.

Vendimi është marrë në dhomën e këshillimit të mbyllur nga KPA.

Fuat Vjerdha është një prej anëtarëve që votoi kundër vendimit për gjykim të shkurtuar ndaj Dritan Dajtit, por pavarësisht kësaj nuk e kaloi Vettingun, por tashmë ai do të rikthehet ditën e hënë të javës së ardhshme në punë pas vendimit të KPA.

Përpara këtij vendimi një grup qytetarësh nga Shkodra firmosën një peticion për rikthimin në detyrë dhe integritetin e Fuat Vjerdhës./TCH

5 komente në “U shkarkua nga Vettingu! Rikthehet në detyrë kreu i Gjykatës së Apelit, Fuat Vjerdha. Rasti i parë për KPA-në”

  1. Mntho says:

    Të rikthej? Urime! Tani jep edhe provimin me shkrimin e gjuhes shqipe dhe lum si ti!

    1. Scutari says:

      Nga t`a mesoje shqipen gjyqtari i plepave?!! Edhe vete ai çuditet dhe thote ne çfare bote jam………..Turpi i Zotitt!!

  2. Zeni says:

    Ah Fuati djali sdika as shkrim e kendim…po kur ske pulen do hash sorren thuaj

  3. spartak says:

    Po, që do kthehen në sistemin e Pa drejtësisë , jo vetëm ky Fuati, por edhe të tjerët një nga një , nuk ka dyshim dhe kot ju rren mendja .
    Detyrimet, që kanë patur ndaj gjithë këtij taborri të sistemit të Pa Drejtësisë gjatë këtyre 25-30 vjetëve PUSHTET-POLITIKA plus, ju kanë shtuar dhe ato të OLIGARKEVE dhe Kapove të MAFIOZEVE të të gjitha lloje trafiqeve e poshtërsive, do i detyrojnë këta ti fusin një nga një nga penxheret . Shërbimin e parë , kuptohet duke përfshi dhe atë ndaj vehtes e bënë me miratimin 100 % me 140 vota dhe 10 minuta duartrokitje të ligjit të VETTINGUT . Vunë në rrjesht me duartrokit edhe gjithë ambasadorët e përfaqësuesit e gjithë Organizmave Ndërkombëtare .
    Ligji i VETTINGUT , u tërhoq , u shkëly e u sakatu nga të gjitha palët , deri sa erdhi tamam në qokë , LIMONATE , sepse duheshin mbrojt me çdo kusht miqtë e sistemit të pa drejtësisë , por duhesh ruajtur edhe koka e guzicja e të gjithë atyre që i punuan qindin Shqipërisë e shqiptarëve , duke i grabit , sa s’ka mbet gjë në tefter.
    I keni ndigju, që, gjoja të përjashtuarit nga sistemi i Pa Drejtësisë , janë organizuar e kanë krijuar edhe shoqatë . Kanë filluar kërkesat e ankesat , dhe po shtojnë presionin . Ndaj kujt do thoni ju . Ato që kanë mbetur , janë po kolegët , shokët e miqtë e vet . Po fillojë politika me toleru me një dorë , ato janë hazër dhe do ngrejnë të dy duart .
    Paradokset më të mëdha të ligjit të VETTINGUT janë :

    1. Bone, ç’bone , HIK , me ato që ke vjedh e abuzu , se nuk të kërkon njeri llogari, biles, me paret e abuzueme mund të shkosh e të jetosh ku të kesh kokrrën e qefit e të merresh me biznese sa të bëhesh telef .( E kemi në dorë vetë . Bojmë AMNISTI ne, që t’flejnë rehat me ligjin si jastik gjithë hajdutët , abuzuesit e mafiozët )
    Shembullin e dha i pari , ish Prokurori i Përgjithshëm , që, mbasi abuzoi dhe me Pronat ku i kishin varë mëlçitë në qafë , po vuan familjarisht në mes të Gjermanisë .
    Të gjithë ato që hikën , janë duke vuajt për bukën e gojës, prandaj disa po duan me ju fut politikës e me u bo dhe deputetë , sa të hajnë një kothere bukë thatë .

    2. Shumica , mos me thënë 100 % e të larguarve , patën një paradoks të pa konceptueshëm . Nuk qenë të zot me JUSTIFIKU edhe pasunitë që kishin VETEDEKLARU . Me gjithë atë, po ju largojmë njëherë, e asgjë ma shumë .
    O DIO o MORES . Çfarë emri t’i vejsh kësaj maskarade .
    S’do mend . Tek shporta me mollë , një kokërr e kalbur , prish gjithë shportën . Po kur kjo shportë paska patur 95 % kokrra të prishura , a thu ato 5 % që, kanë ndejtë , kanë punu , kanë dhënë vendime , e kanë hëngër e kanë pi bashkë, do jenë qelibar , e do i rezistojnë presioneve . Ishin pak më të shkathët në vetëdeklarime , e asgjë më shumë .
    Vettingu në Polici , largon me të parën një oficer me vlera dhe integritet si Arben FRASHERI , kur me qindra oficerë policie , policë gjygjësorë , e kontrollit rrugor i kanë pasuritë e abuzimit me detyrën në forma lokalesh e hotelesh nga ma lluksozet që mos e pyet .
    Po si do kalojnë VETTINGUN Pushtet-Politika ?
    Me Ligjin që miratuan me unanimitet asnjëherë si preket as qimja , e jo mo abuzimi . Me gjithë atë ja kanë nevojën edhe atyre që u larguan nga Sistemi i Pa Drejtësisë, edhe për mënyrën se si japing VERDIKTE , por edhe sepse çoç dijnë edhe ata nga yrneqet e abuzimeve të pa dënuara të PUSHTET-POLITIKES . Pra , jeni të bindur, që ata të larguarit do kthehen gradualisht , pa zhurmë e pa bujë , se na duhen . Pse mos ta fillojmë kthimin me FUATIN ?
    Si thoni . Po apo jo ?
    Prandaj popullit të shkretë me të cilin është abuzu e vazhdon të abuzohet, kur ju grabit e gjithë pasunia kombëtare , e vazhdon të grabitet me 500 mijë forma e konçesione , me grabitje taksash me tendera nga më abuzivët , PPP-të, etj , etj , kur pronat nuk kthehen e kompensohen , por edhe tek ajo mundësi me prona publike , po ngulen grataçielat e pallatet e Resortet Turistike bregdetare e Malore të pastrimit të parave të grabitura e të drogës ndërkombëtare të oligarkëve , mafiozëve e pushtet-politikës . As nuk duan t’ja dijnë e s’ja ndjen fare, se me këto grataçiela monstruoze , pa kurrëfarë kushtesh e kondicionesh urbanistike, po varrosin për së gjalli me qindra familje , të cilëve po ju heqin të drejtën e diellit , të dritës e të ajrit . Kriminela, që duke shfrytëzu pushtetin edhe të vjedhur , po mbysin popullin e thjeshtë duke i hequr të drejtat e liritë themelore . Populli ka mbi 20 vjet, që vazhdon të grabitet e poshtërohet , e prap shikon po ato kriminela në dyert e Pallatit të Sistemit të Pa Drejtësisë . Po grabiten , po i vriten fëmija dhe akoma mbi gjakun e fëmijëve të tyre shikojnë se si luhen pa drejtësitë . Rinia , sidomos e shkolluar dhe me dinjitet e integritet nuk po duron më, e po largohen me tufa . E kanë mbyt vendin vetëm me biznes kafesh e pijetoresh , sepse aty vjelin të ardhura si me ja pasë lonë i jati .
    Prandaj , as mos e veni në dyshim, që të larguarit nga sistemi I Pa Drejtësisë do kthehen , sepse i duhen këtyre abuzuesve të Pushtet-Politikës me dalë pa lag .
    Për ditë e për natë maskarada e show nëpër të gjithë ekranet , sepse vetëm kështu mbysin çdo zë kundërshtues e të pa varur .
    Po shahen e po grihen me njeri tjetrin vetëm për hallet e këtij populli . Koka, e politkanë 30 vjetësh , edhe nënat nuk ngelën pa përgoju , ama , si nuk lëshuan të paktën një psherëtimë për gjithë atë rini, që po vritet e sakatohet , apo për atë vajzë 20 vjeçare që ju këput jeta në mes të Elbasanit , jo vetëm nga një drejtues i pa përgjegjshëm , por si pasojë e pa përgjegjësisë ndaj detyrave KUSHTETUESE të një policie të tërë të drejtuar nga të pa aftë e të korruptuar, duke I dhënë dorën e fundit sistemi I pa drejtësisë , që fajtore do bëjë atë vajzë , si gjithmonë , e jo vrasësit .
    Mjerë ajo nënë e ai baba, që u detyruan të fusin në arkëmort e ndënë dhe , atë që mezi ç’po pritnin për ta përcjell nuse .
    Kjo është veç një nga pasojat .
    Zot , mbaje dorën , se pushtet-politika ka hallin e show-t nëpër TV .
    Ama , vetëm një NEN shtesë Ekstra tek ligji LIMONATE I VETTINGUT do i bënte një skanim të plotë të gjithë kësaj poshtërsie , krimi e abuzimi 30 vjeçar , duke realizuar TRANSFUZIONIN e plotë të komplet PUSHTET-POLITIKES , e Sistemit të Pa Drejtësisë, tashmë, të degraduar deri në qelizën e fundit .
    Ma kryesorja , do fillonte tu vendoste RREGULLI , e të funksiononte Shteti sipas RREGULLIT , e jo sipas interesit e berihajit .

  4. Justicia says:

    Ku ishe?
    Hiç gjëkundi..
    Çfarë bëre?
    Hiç gjësendi.
    Dhe kështu historia përsëritet.
    Thjesht nje fiasko dhe flluskë sapuni alla reforma në drejtësi…
    Në mos mot pas 4 vjetësh vjen PD i riciklon të gjithë një e nga një.
    Asgjë e re nga shteti Shqiptar.
    Që kjo kastë politike po ja nderon emrin e bukur në Albanistan.
    Mbani fortë Saliun, Edin, Liken & Monikën, Lulin Mediun e CO….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje