Juxhin Kulla, Vasfi Bedulla dhe Teodor Grazhdani, janë tre personat që u duhet të justifikojnë pasurinë e tyre pasi Operacioni Forca e Ligjit u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë.
Juxhin Kulla, banues në Korçë, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë;
Vasfi Bedulla , banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”;
Teodor Grazhdani, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
Po ju te ofl mos harroni se keni edhe liken e bashen, te cilet jane akuzuar per vjedhje, e jo gjera te vogla,prandaj kijeni parasyshe.
Boll me kete OFL, ose filloni nga Like floriri dhe me radhe majtas e djathtas ose boni mutin se keta kriminel qe ju po i shkoni jane me lidhje politike, GJARPRIT I PRITET KOKA JO BISHTI….