Rama, Vuçiç dhe Zaev takohen online, diskutojnë për Minishengenin Ballkanik. Ftesë edhe Kosovës

25 Tetor 2020, 14:56Rajoni TEMA

Udhëheqësit e qeverive të Ballkanit Perëndimor do të bëjnë përpjekjen e radhës për të çuar përpara iniciativën e Shengenit Ballkanit.

Top Channel ka mësuar se nuk do të jetë një takim i ngjashëm si ato në Nish, Tiranë apo Ohër,  por  do të zhvillohet përmes platformës Zoom javën e ardhshme.

Mbetet me interes për t’u parë pjesëmarrja e Kosovës,  paçka se takimi nuk do të jetë ballë për ballë por online.

Kujtojmë se një prej pikave të marrëveshjes së firmosur nga kryeministri Avdulla Hoti në Shtëpinë e Bardhë është edhe ulja në tryezën e bisedimeve të Shengenit Ballkanik.

Gjatë vizitës në Shkup, homologu Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, ia përsëriti ftesën kryeministri Hoti, kut tha se  Kosova duhet të  afrohet me iniciativën rajonale të Shengenit Ballkanik  me qëllim që të jetë prioritet për rajonin, pa dallim të çështjeve të hapura politike.

Zaev në konferencën për shtyp, e konfirmoi takimin  me presidentin Vuçic dhe kryeministrin Rama.

Ky takim përmes Zoom mbart edhe disa pikëpyetje të tjera për përfaqësimin e Malit e të Zi si dhe Bosnjës.

3 komente në “Rama, Vuçiç dhe Zaev takohen online, diskutojnë për Minishengenin Ballkanik. Ftesë edhe Kosovës”

  1. George says:

    Shengeni Ballkanik duhet te behet me te gjithah shtetet e shpallura te pavarura te rajonit.
    Rama nuk ka pse e vzhdon me tej telenovelen me te birin shpirteror t Milloshevicit, shovinistin A. Vucic.

    1. ana says:

      Pse ke shtet ka perjashtuar Rama nga shengeni ballkanik?

    2. qytetari says:

      Shengenin Ballkanik nuk e ka ne dore vetem Rama dhe “biri shpirteror i Saliut” or mik Jorgo,ne gr,George ne shba,Qiaozhi ne Kine,por te gjitha vendet e Ballkanit!Ndaj nuk e di se ne ç’fare gjuhe e ke lexuar qe Rama dhe “biri shpirteror” i Saliut qenkenshin fuqite e medha te ballkanit!Ndaj sa me idoter dhe te mefshte qe tregohen popujt respektive aq me vone do te triumfoje civilizimi e qyteterimi ne keto vende qe kane nevoje per ura bashkepunimi e jo per frengji sepse boll kohe eshte e humbur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje