Deklaratës së Kryeministrit Rama se askush nuk e vë në diskutim Parlamentin, Presidenti Ilir Meta iu përgjigj duke thënë se është përgjegjësi e Kuvendit njëpartiak, nëse e voton sërish Kodin Zgjedhor.
I pyetur nëse do të zhvillojë një takim me krerët politikë, Meta tha se nuk do ta bëjë një gjë të tillë, pasi secila palë duhet të zbatojë marrëveshjen e 5 qershorit.
“Nuk kam çfarë takimi të zhvilloj sepse është firmosur marrëveshja në 5 qershor. Të gjithë kanë një detyrë që të gjithë ta respektojnë marrëveshjen.
Pastaj si do të veprojë mazhoranca apo kuvendi një partiak kjo është përgjegjësi e tyre. Unë do të jem në lartësinë e detyrës për të mbrojtur rendin kushtetues”, tha Meta.
I pyetur nëse opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, Meta u shpreh: “Ka zero mundësi që në zgjedhjet e 25 prillit populli opozitar të mos përfaqësohet në Shqipëri. Kjo ka zero mundësi”.
Fshatar pisanjos.
Shperndaje like, apo me pare do te vrasesh vehten? Duhet te japesh nje pergjigje per kete?
Hajdut pisanjos
Bastard