Fatos Lubonja: Gjashtë arsye se përse shqiptarëve nuk u duhet një fitore e Trump

26 Tetor 2020, 17:09Blog TEMA

Fatos Lubonja ka bërë një shkrim te gazeta “Panorama”, ku rendit gjashtë arsye, pse sipas tij, shqiptarëve nuk iu leverdis fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit

Shkrimi i Lubonjës

Që nga mbarimi i Luftës së Ftohtë e deri në periudhën Trump, zgjedhjet në SHBA e kanë ndarë pjesën më të madhe të europianëve perëndimorë sipas afërsive kulturore e politike me partitë liberale të qendrës së majtë e të djathtë që ata votojnë. Këto parti, megjithatë, edhe kur kanë qenë në pushtet, edhe kur kanë qenë në opozitë, janë treguar të kujdesshme për të ndërhyrë me deklarime përpara zgjedhjeve në SHBA. Me Trump-in në pushtet, ujërat janë turbulluar.

Qëndrimet e tij në favor të Brexit-it e të sovranizmit antieuropianist, dalja nga traktati i Parisit, masat ekstreme ndaj emigracionit, polarizimi i fortë që ka shkaktuar në Lindjen e Mesme me mbështetjen krejt të njëanshme të Izraelit etj., kanë ndikuar që partitë e qendrës europiane të jenë me afër demokratëve, kurse Trump ka gjetur mbështetës të hapur kundërshtarët e tyre, partitë e djathta sovraniste konservatore. Megjithatë, edhe në prag të këtyre zgjedhjeve, nuk duket që liderët politikë europianë të deklarojnë hapur mbështetjen e tyre për njërin apo tjetrin kandidat.

Në Shqipëri, para Trumpit, edhe për shkak se ndarja qendër e majtë-qendër e djathtë, në kuptimin kulturor dhe ekonomik, thuajse nuk ekziston, qëndrimi ndaj zgjedhjeve të radhës në SHBA është karakterizuar nga pritja në heshtje, pa debate e fituesit, kurse pas zgjedhjeve të dyja palët janë bërë pa asnjë rezervë me presidentin fitues. Këtë traditë do ta thyente Edi Rama kur deklaroi në CNN më 2016 se Trump ishte një rrezik për botën – deklaratë që e bëri për shkak të lidhjeve të tij (kryesisht nëpërmjet Sorosit) me demokratët amerikanë, si dhe duke besuar në sondazhet që e jepnin Clinton fituese të sigurt.

Për shkak të deklarimit të tij anti-Trump, kombinuar me faktin se administrata e Obamas i kishin dhënë goxha mbështetje dhe legjitimim Edi Ramës (mjaft të kujtosh Reformën në Drejtësi, pasojat dramatike të së cilës po shfaqen sot) ishte e kuptueshme që opozita të shpresonte fitoren e Trumpit. Në fakt, pas fitores së tij ka pasur disa shkrime në mediat amerikane që denonconin politikat pro Rama të Ambasadës amerikane në kohën e ambasadorit Lu.

Por, shpejt u pa se Rama ktheu 180 gradë qëndrimin ndaj Trump-it dhe, ç’është më e rëndësishmja, pragmatizmi plot improvizime dhe jo koherencë i Trump solli në Shqipëri një mbështetje edhe më të madhe të administratës Trump ndaj narkoqeverisë së Ramës, që kulmoi me paralajmërimin e Palmer-it kundër opozitës në prag të zgjedhjeve të 30 qershorit dhe po vazhdon me qëndrimet e ambasadores Yuri Kim, aq sa sot opozitarët duhet të ndjejnë mall për të shumë kritikuarin Lu. E, megjithatë, paradoksalisht, edhe pse, për hir të së vërtetës, duhet thënë se nuk kemi pasur qëndrime hapur të liderëve opozitarë, nuk janë të paktë sot opozitarët që kërkojnë fitoren e Trump-it, çka bie në sy më shumë në rrjetet sociale.

Në këtë shkrim dua të jap gjashtë arsye sepse një fitore e Biden-it do të ishte më shpresëdhënëse sesa një fitore e dytë e Trump-it për sa i përket aspiratës së shqiptarëve për një vend më të mirë dhe më demokratik (për çka pretendon se lufton dhe opozita).

1. Me presidencën e tij plot me qëndrimet jokoherente të papritura, polarizuese, konfliktuale, prej narcizisti të sëmurë, prestigji i SHBA-ve në botë ka rënë më poshtë se kurrë ndonjëherë, duke e bërë vendin më të fuqishëm e më të rëndësishëm në botë të mos merret ndonjëherë as seriozisht. Në fakt, Trump është vërtet një rrezik për botën, prandaj edhe për ne.

2. Trump është një rrezik për demokracinë. Një fitore e tij do të përforconte një prirje që vihet re sot në vende me demokraci të brishtë të liderëve të fortë që tentojnë të personalizojnë politikën në vend se të punojnë për forcimin e institucioneve dhe ndarjen e pushteteve. Një fitore e tij, pra, do të ishte një inkurajim edhe për sjelljet alla Trump të Ramës në Shqipëri.

3. Nëse do të shohim konfrontimin Trump–Biden për sa i përket vizionit për botën, duke e lidhur atë me problematikat e Shqipërisë, ka disa pika ku qartazi vizioni i Bidenit është më afër nevojave urgjente që ka sot Shqipëria për ndryshim. Kam parasysh këtu ndjeshmërinë shumë më të madhe të Bidenit dhe demokratëve amerikanë në dy çështje, që në Shqipëri ulërasin për ndryshim.

Së pari, ndjeshmëria më e madhe ndaj publikes, veçanërisht shëndetit publik që me Covidin është shfaqur në gjithë dramacitetin e vet.

Së dyti, vizioni i Biden-it pro ambientalist për energjinë e rinovueshme etj., në përputhje me vizionin europian do të ndikonte sado kudo për frenimin e masakrimit ambiental që po pëson Shqipëria për interesat e një oligarkie kriminale.

4. Një riafirmim i Trump-it në Shtëpinë e Bardhë rrezikon të rikthejë skenarin e ndryshimeve të kufijve në Kosovë, me gjithë implikimet që ai mund të sjellë në botën shqiptare dhe në rajon.

5. Trump, mbështetës i Brexit-it, nuk e ka për zemër projektin europian i cili, megjithë shumë dështime, mbetet ende shpresë se mund ta ndihmojë Shqipërinë në proceset demokratike. Një kthim i demokratit Biden, i cili është pro europian, mund ta ndihmojë këtë projekt. Po ashtu, në këtë kontekst, vendet europiane janë bërë gjithnjë e më të vetëdijshme për problemet e korrupsionit, krimit të organizuar e proceseve antidemokratike në Shqipëri dhe i kanë shtuar kritikat, kurse administrata Trump, për shkaqe pragmatiste interesash gjeopolitike deri elektorale të Trump-it, ka shtuar mbështetjen ndaj tij.

Mjaft të kesh parasysh diferencën e dukshme në qëndrimeve mes SHBA dhe Gjermanisë dhe vendeve të tjera serioze europiane lidhur me këto. Nuk duhet harruar se administrata Trump bëri një lojë të shëmtuar në Kosovë kur rrëzoi një qeveri të zgjedhur demokratikisht e që jepte shpresë për të goditur sistemin oligarkik kriminal të ngritur atje, duke dhënë mesazhin për udhëheqësit e korruptuar shqiptarë se për të pasur mbështetjen e SHBA-ve mjafton t’u shërbesh interesave elektorale të presidentit të tyre.

6. Dy partitë kryesore opozitare, duke qenë europianiste dhe të lidhura me partitë simotra europiane, nuk kanë asnjë interes të afrohen me Trump-in, që ka punuar kundër tyre, sepse, përveç të tjerash, kjo do t’i largonte nga këto parti dhe mbështetja e tyre e mundshme.

25 komente në “Fatos Lubonja: Gjashtë arsye se përse shqiptarëve nuk u duhet një fitore e Trump”

  1. vicidoli says:

    O zot kush analizon demokracine amerikane,une nuk pse nuk e cojne kete qelbesire ne psikiatri por e lane me leh kete qen

    1. Gimi Tanes says:

      Idiot i teri. asnje nga arsyet qe numuron Tos menxyra nuk lidhet dhe eshte specifike per Shqiperine. Tosi harron se tendenca e liderve te forte nuk buron nga Amerika, por nga Kina, Rusia dhe detyrimisht perfshin edhe Ameriken, Gjermanine, Francen e me tej shtetet me te vegjel. O Tos mallos, mos harro se Shqiperia eshte 3 million milet kam kum, dhe bota eshte 7.5 milliard o kaqol. Pike uji ne oqean, as e din kush nga liderat Amerikane se ku bie dhe cfare perfaqeson. Si me thane shtepia e Palokes prej bregut Bunes per Ilir Meten. A e din Like bubureci se ku eshte shtepia e Palokes? Nje mut!

      1. Blendi Fevziu says:

        O Gimo o incestoid hik re malok i trashe. Shpellar mushke. Ramutist. Te shkaperdhefshin gomeret e Kelcyres robte ty e Trump rusit.

  2. Injoranti says:

    O Tosi..nuk e lexova shkrimin???..o Tosi,kush ta pallosi??

    1. Blendi Fevziu says:

      @Injoranti aman mos ! Se na i hengret mutin ! Megjithate ju vazhdoni se jeni mesuar duke ngrene mut! Robt ku ti kesh ty e Trump rusit.

  3. Gjon says:

    Tani qe ky cobani vllahu lubonja e sheh se dhe Jozefina apo nano nuk e shpetojne sivellain e tij rama mallkon fitoren e trump qe do varrose nje here e pergjithmone kete fare te keqe qe fe te saj ka trash time

  4. Xhejms says:

    Analize e sakte e z.Lubonja, sipas mendimit tim.

  5. Gjon says:

    Nje korrigjim “…qe fe te saj ka tradhtine “

  6. pjeter says:

    Nuk munda ta lexoja deri ne fund.Rama eshte i vetmi politikan jo armik i SHBA-ve qe eshte shprehur hapur se cmendon per Trump.Kurse ti Ljubo po e dredh si mos me keq,Tanam si Likja.Rama eshte koerent,perfaqeson Shqiperine,dhe eshte rreshtuar perkrah Europes per ceshtje te ndjeshme europiane,por pa mohuar asnje here aleatet kryesore te Shqiperise si SHBA,dhe bashkepunimi eshte me se i shkelqyer nen drejtimin e qeverrise se tij.Arsyet e tua perse eshte me mire te fitoje Biden,i ka thene dikush para teje,dhe shqiptaret e dine mire.Ti bere krahasime,Rama-Sorros-dempkratet USA,Biden eshte po i demokrateve,dhe zotrote,tregon sot qe je shume “confus”.Keshilla ime modeste,heren tjeter kur te shkruash per zgjedhjet amerikane dhe Ramen bashke,e fillo hesell.

  7. Olimpia says:

    PD dhe LSI …thote ky idioti,parti europianiste .Me te vertete Lubonja eshte nje antishqiptar i ndyre.Berisha dhe Meta perbejne dyshen me kriminale ne historine e Shqiperise.I pari ,Berisha,shkaterroi komplet strukturen ekonomike,aresimin,mbrojtjen ,shkencen dhe perzuri gjithe burimet njerezore te specializuar dhe trurin nga vendi.Meta ka vjedhur miliarda dhe per ruajtjen e tyre eshte gatti te perseritur katastrofen e vitit 97 ,pra varianti Berisha 2 .Dhe gjarperi Lubonja dhe e gjithe banda e medias kerkon rikthimin e tyre ne pushtet…. Pra kerkon rikthimi e barbareve primitive per te fshire Shqiperine nga harta e vendeve europiane.

    1. Ilirida says:

      “NO PASARAN”!

  8. SGA says:

    No decent person would ever vote for Trump !!!

  9. altini says:

    Shkoni laheni kete zgjyre…..

  10. Sander says:

    Edhe vrojtus edhe numerus votash.

  11. Qim Peka says:

    Ore ju serbe te Ramutit ju qifte ne byce Trump kaka.

  12. Vari Janullen! says:

    O baxhelle histerike dhe delirante, lere Trumpin e Amerikes dhe merru me presidentin shqiptar, qe ka vazhduar avazin e vjedhjes, duke ju shitur pashaporta cdo ordineri dhe klubi sportiv qe hedh parate!
    Po ste ndihet zeri se je MOTERQIR!

  13. Trotski says:

    Ketij Llacifaci te Rendomte nuk i bejne Pershtypje Bemat e Ndyra te Presidentit Like Bajga ,Po merret me Presidentin Amerikan !!O Tempora O Mores !! Boll O Idiot i Pagdhendur!!!

  14. Ilirida says:

    “NO PASARAN”!

  15. Renato says:

    Ajde gallat hajde. Po tallin bythen me ket majmunin sa ky ka filluar te drejtoje boten. Sot flet per ameriken, neser do ndihmoje kinen per ti treguar se si mund te beje zgjedhjet. O ali aga i tirones, ik o debil kush te ndigjon dhevte mer seriozisht ty. Ajde babale hajde.

  16. xhoxhi says:

    Duke dëgjuar këtë markë dhe disa shokë të tij që kanë bërë burg them se Enveri ka pasur të drejtë që i rasi në burg.Ky njeri e shikoni si diskuton?Sikur e kemi futur ne në burg.Çfarë të mësosh nga ky tip njeriu?Njeriu i vuajtur nuk kërkon luftë por paqe nuk shan nuk uren nuk ndjell të keqen.Ja prandaj një pjesë e mirë e meritonin burgun.Ka 30 vjet që shqiptarët nuk dinë çtë bëjnë sepse dolën në krye ca si Tosi që për ditë thëresin:ngrihuni të djegim Shqipërinë..Të djallossha spakun marin miliona dhe nuk bëjnë asgjë.

  17. Vote says:

    Ti nuk di cflet .

  18. Albi says:

    Lubonja ngjan shume me Joe Biden te rrjedhur te dy. Amerika do votoj per Trump dhe fitorja e Trump do jete fitore jo vetem per Ameriken por per mbare boten. Bota do perfitoje shume me teper nga nje lider I fuqishem sesa nga nje I dobet.

  19. Laku says:

    PO KUR ISHE BREKE E BYTHE ME RAMIUN ISHTE BURRE I MIRE O FATOS PALLA.SA PER TRUMPIN ESHTE I VETMI LIDER ME SHTYLLE KURRIZORE O TOS MUSHKONJA.BIDEN ESHTE I KORRUPTUAR ME KEQ SE BAXHELLA KLINTON,47 VJET NE POLITIKE CFERE PRET.E KANE LENE DHE TRUTE TANI ME KEQ SE TY.APO JO KOKE KUQI USA.

  20. Ylberi, British Columbia Vancuver Canada says:

    Me nxjerjen e pasaportave shqiptare Meta nuk ka bere gje tjeter vec ka gjetur nje menyre tjeter diabolike se si mund te nxjere miliona …….
    Para te zeze , te piste , se i tille eshte , gjithe jeten e tij eshte karakterizuar si nje maniak per para, dhe ta nxjere me cdo menyre te jete e mundur ……
    Eshte per tu ardhur cudi se shume analiste qe nuk u mbyllet goja nga mengjesi e deri ne darke dhe me vone ne tv , nuk kane thene asnje fjale , ku jane ?? Imagjinoni se cdo behej sikur kete rast flagrant te shkeljes se ligjit ta bente Kryeministri Rama , imagjinoeni vetem …….
    Ky maskarai s’thote asnje fjale , ku eshte Bushati ? Ku eshte Zhei ?? Ku eshte zedhenesi i LSI Lesi , ?? Ku jane ? Ku jane futur ??
    Pse s’thone nje fjale , qe qeveria ose gazetaret e sulmojne kot presidentin.
    Shfrytezojne ne max.rastin qe ne Shqiperi nuk funksionon asnje Gjykate e Lart , Prokurori i pergjitheshem po fle gjumin e vdekjes , SPAK dhe BKH ,shume zhurme per asgje nje pere per nje here me vone si dihet , sna duhet e ardhmja , e sotmja eshte skandaloze , dihet qe mbas zgjedhjeve te 2021-shit keto do duken si endera , si te paverteta , tani ama cbehet ?? Tani tregoini vendi matrapazit president , kaq njerez te ndershem kish pereth Kryeministri kete lapanjozin gjeti ?? Dhe preteksi karamele se gjoja nuk kish votat mos ta thote me Rama , ska lezet , u be bajate , eshte mungese respekti per qytetarin qe e votoi te justifikohet me kete menyre , thuaj qe per hir te bashkeqeverisjes 2013-2017 u shperblye qe te mos arestohej Meta , kjo eshte e tera ……..
    E bere President , degjoja kengen tani ……..dhe nxir mesime zoti Kryeminister , nxir mesime dhe mos tento te futesh pas deres hajdutin tjeter Fatos Nanon ne Parlament …..keta nuk jane te denje te te perfaqesojne , janehajdute , jane kriminela….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje