Riatdhesimi i fëmijëve shqiptarë nga Siria, Rama: Janë zhvilluar negociata sekrete, situata është komplekse

26 Tetor 2020, 16:06Sociale TEMA

Pak para nisjes për në Liban, kryeministri Edi Rama foli për Top Channel sa i takon pjesës së parë të operacionit të kthimit në Shqipëri të fëmijëve dhe grave që ndodhen në kampin e Al Holit në Siri.

“Jemi në fazën e operacionit kompleks të ndihmuar nga forcat tona në terren dhe forca të tjera.

Ndërkohë operacioni është ndarë në dy faza, pasi janë zhvilluar negociata sekrete të pafundme dhe në këtë fazë të parë që është në zbatim shpresojmë që me ndihmën e Zotit të kemi katër fëmijë dhe një nënë të plagosur në kushte shëndetësore të vështira.

Ndërkohë për fëmijët e tjerë të bëhet faza e dytë. Uroj dhe shpresoj që do ia dalim t’i kthejmë fëmijët. Jemi të përgatitur me akomodimin dhe psikologët.

Pastaj me ndihmën e Zotit të sjellim dhe të tjerët. Për momentin nuk po flas më shumë. Nuk kemi ç’të themi më tepër.

“Gjërat janë të ngatërruara në atë tëerritor. Ju e di se si është ai kamp i tmerrshëm.

Ne na duhet të kalojmë nëpër kanale nga më të ndryshmet pasi s’kemi një kanal të drejtpërdrejt me qeverinë e Damaskut.

E dini sa komplekse është situata. Është një operacion që do duhej një roman me disa vëllime për ta shkruar”, tha Rama.

Kryeministri deklaroi se të parët do merren katër fëmijë dhe një grua. Operacioni do të vazhdojë edhe në disa faza për të tërhequr të gjitha gratë dhe fëmijët e tyre.

Prej dy vitesh, ata mbahen në kampin e Al Kolit, kamp i kontrolluar nga kurdët të cilët ishin faktori kryesor në luftën kundër ISIS-it në terren.

Gratë e ish-luftëtarëve shqiptarë që iu bashkuan shtetit terrorist të ISIS-it ngelen në rrugë dhe historia e tyre u bë e njohur për shkak të historisë së Alvin Berishës.

6 komente në “Riatdhesimi i fëmijëve shqiptarë nga Siria, Rama: Janë zhvilluar negociata sekrete, situata është komplekse”

  1. Illyria-Shqiperia says:

    Mire mire, por pasi t’i merrni mbani nen kontroll se kane patur lavazh truri atje e na bëjnë ndonje te pa bere ne Shqiperi a gjëkund tjeter.

  2. fati says:

    Mire more z,km po likja a nuk beri gje per keto femije, ai sikur kishte derguar ate kullen per ti marre, apo tani te dergoj ty me urdher urgjent. KM mos u lodh shume se ata gra shkuan vete me deshiren e tyre atje, e per me keq akoma ata grisen dokumentet shqiptare, e tani perqyrren per te ardhur ne shqiperi. Me to duhet kujdes, duhen mbajtur nen mbikqyrje, se zoti e di se cfare kurdisin. Mos kij shume besim.

    1. Eri says:

      Gjynaf per femijet po per ata burra e gra qe shkuan atje nuk ka pik keqardhje.Bile ato gra e burra duhet te mbajne dhe pergjegjesi penale per pjesmarrje ne terrorizem.

  3. ..... says:

    Po shyqyr do sjellim xhihadista te vegjel ti risim ti shendoshim dhe ti nisim ne ndonje konflikt tjeter.
    Disa them ti bejme me xhami te reja te predikojne ato qe mesuan.
    Shume femije jane me baballare nga siria afganistani etj
    Se grate nuk do rrinin vetem kur burrat e tyre vajten per 72 virgjeresha
    Mbase 72 burra nuk do gjenin Po ca nga ata leshegjate do mernin edhe ato.

  4. Pedro i ri says:

    Kjo eshte rrezultat i idiotellikut dhe injorances se besimtareve islam qe shkuan te japin jeten per asgje. Por humben gjithshka

  5. Pordhe me rigone.... says:

    Asgje e re nga Albanistani islamik……
    Ngjela:arapet e mi,mos u tutni piso,jeni”autocthonus”!jeni”evropiane”……koha punon per ju!!
    Serbet,greket,ruset madje edhe…..zulu-te na kane zili!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje