Ish-futbollisti i Shqipërisë Besnik Hasi rrëfen lidhjen e fortë që ka me drejtorin sportiv të Lacios dhe ish-shokun e kombëtares Igli Tare.
Për median belge “Nieuwsblad”, trajneri aktual i Al-Raedit e konsideron Taren si “Vinsent Kompaninë e kombëtares” dhe se ai i sugjeroi dikur të përfaqësonte Shqipërinë.
“Në momentin që i kam sugjeruar të merrte Lukas Biljan te Lacio, Igli Tare është bërë ndjekës i rregullt i futbollit belg. Kur Bilja luante me Anderlehtin e kam telefonuar.
Ai nuk ishte i dhënë pas futbollit belg, por e binda që të ndiqte një ndeshje mes Anderlehtit dhe Klub Bryzhit. I thashë se vë duar në zjarr për Biljan. Atë kohë, ai donte të luante në Botëror me Argjentinën.
Taren e kam si vëlla. Kur luante me Shqipërinë ishte Vinsent Kompani i kombëtares sonë.
Ai merrej dhe me organizimin e kombëtares. Ai më ka marrë në telefon që të luaja për Kosovën, por për Shqipërinë. Për këtë arsye kam bërë karrierë në Belgjikë te Genku dhe Anderlehti”, deklaroi Besnik Hasi për “Nieuwsblad”.
Besnik Hasi, Lorik Cana, Igli Tare janê asete tê Shqipêrisê nê futboll. Ndonjê ditê duhet tê drejtojnê kombêtaren tonê. Boll mê me italianê. Kishim njê bashk-kombetare Shqipêri – Kosovê – Diasporê kur loznin kêta. Qê korri aq suksese dhe e bêri bashkê kombin. Interesant eshte se Kosova nuk pranohet nê shumê organizma legale ndêrkombêtare, nê njê kohê qê u pranua shpejt e shpejt nga FIFA! Edhe me lejen dhe bekimin e Serbisê! Dukej se shumêkujt i prishte punê njê mbarêkombêtare qê bashkonte tê gjithê shqiptarêt! Por kêtu kanê faj edhe rugovistat e Prishtinês sê “barazlarguar nga Tirana dhe Beogradi”! Kosovarêt nuk duhet tê kishin kêrkuar njê kombêtare tê tyre nê futboll, nêse duan vêrtet bashkimin kombêtar. Njê kombêtare – njê komb.