Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka dalë pozitiv me Covid-19. Kreu i qeverisë së futbollit e bëri vetë të ditur lajmin përmes një deklarate për shtyp.
Infantino ka simptoma të vogla dhe është futur menjëherë në vetë-izolim. FIFA tha se ai do të qëndrojnë në karantinë për të paktën 10 ditët e ardhshme.
Infantino njoftoi se të gjithë njerëzit që kanë qenë në kontakt me të ditët e fundit, janë lajmëruar dhe se po merren masa për kryerjen e testit edhe për to.
“Stafi i FIFA-s i uron Presidentit Infantino një shërim të shpejtë,” thuhej në deklaratë.
para se me vdek na thuaj sa ndeshje ke shitur
para se me vdek na thuaj sa ndeshje ke shitur
dhe si lidhet futbolli me kompanite e bastev e