Duket qartë se nuk do të ketë tërheqje nga presidentët e klubeve të Superiores, pa u plotësuar kërkesat e tyre prej qeverisë.
Madje, në një situatë të mungesës së reagimit, Liga është gati të nënshkruajë marrëveshje me opozitën shqiptare, që kur të vijë në pushtet t’i mbështesë me ligjin e ri të sponsorizimit, sikurse e kanë propozuar klubet, dhe aspekte të tjera skale. Ka qenë sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi, që e ka deklaruar këtë gjë në emisionin “Procesi Sportiv”, duke i trazuar edhe më shumë ujrat:
“Janë disa kërkesa, me të cilat të gjithë bien dakord, që duhet të plotësohen. Pra, janë kërkesa legjitime. Por, ka ardhur momenti që, meqë janë ulur me kryeministrin, dolën me këto deklarata dhe t’i japin fund. Pa ndryshime nuk ka si kthehet futbolli. Në mbledhjen e sotme (djeshme) u disktua parimisht takimi i presidentit Duka me kryeministrin Rama.
Ne jemi në fazën kur duhet të gjejmë të mesmen e artë. Është momenti që kryeministri të dalë e të vendosë si do të vazhdohet. Se bojkoti pa fund nuk ka kuptim. Duhet të gjendet një zgjidhje, një e mesme që edhe klubet të arrijnë një vendim të përbashkët e të llojë loja. Diskutohet çdo aspekt. Shpejt vijnë zgjedhjet. Kërkesat nuk janë poltike, por po diksutojmë me liderët politikë.
Ne nuk sakrikojmë sportin për hatër të një mungese serioziteti apo mungesë përgjigjeje nga ana e qeverisë. Nëse s’ka zgjidhje nga qeveria, kemi gati një kontratë me opozitën.
Duhet gjetur një zgjidhje. Duhet shikuar edhe shteti, i cili duhet të bëjë disa favorizime. Kërkesat nuk janë politike. Unë jam pro kërkesave, sepse nuk dua të humbas siç, kanë humbur presidentët e tjerë”
NJELLOJ SI TEATRI POLITIKE DHE VETEM POLITIKE
Po si me teatrin kombetare dhe iku per lesh teatri ata do futen ne listen e pd
Beheni kontraten me opoziten ku eshte problemi atehere? A ju kerkoni qiqra ne hell!!!Nuk e kuptoni qe duhet te paguani kontributet sipas ligjit jo sipas maliqit te radhes? I paguani lojtaret ne te zese prej vitesh e vitesh,dhe ne mes kerkesash te drejta i fusni edhe nja dy,tre,traplleqe,se doe mos u be deti kos,dhe nuk mund te rrije DUKA I fshf-se pa e futur lugen,duhet qe shqiptaret e shkrete ti pergjigjen me taksat e tyre edhe çapkenlleqeve te FSHF-se.,qe udheheq kete gjoja Ligen shqiptare.
Dmth nuk do te kete kampionat edhe per 5 vitet e ardhshme.
Halli Armando Dukes: eshte halli i Agron Dukes, nuk ka lidhje me futbollin, se me sportin nuk ka lidhje fare…
Keta, bashke me shoket e tyre, jane horrat e Shqiperise qe e duan ate ciflig – sic e kan pas ne kohen e Fatosi dhe Sales..
Kaq e thjeshte eshte kjo histori.
Shpresoj t’ju kete ardhur fundi
Plehrat e ketij vendi po proshin sportin. Nuk duhen lejuar keto qelbesira qe te shkaterrojne sportin tone te bukur te futbollit. Sa mire ecte kampionati dhe sa i bukur ishte ku nuk ishin keto qelbesira ne drejtimin e tij. Qeveria duhet te marri masat ekstreme kunder ketyre plehrave duke filluar nga duka i krimit, e vazhduar me koqen etj. Futbolli do te jetoje ndersa keto plehra e kane vendin ne hale.