VIDEO/ "Shqipëria, 70 pikë për shëndetësinë’, Rama i përgjigjet akuzave me ”The Lancet”: Të parët në rajon

27 Tetor 2020, 08:44Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ka publikuar vlerësimin e prestigjozes botërore ”The Lancet” e cila merret me vlerësimin e sektorit të shëndetësisë.

Sipas Ramës, Shqipëria është vlerësuar me 70 pikë dhe mban pikët më të larta në rajon. Po ashtu për të vendi jonë sa i përket sistemit shëndetësor grupet dhe me disa vende lindore të BE.

Në videon e publikuar, Rama përdor këtë vlerësim si kundërpërgjigjie ndaj akuzave të PD që ka denoncuar se sistemi shëndetësor shqiptar është i rrënuar, me ilaçe të pasigurta si dhe me stafe mjekësore të keqpaguara teksa shëndetësia falas nuk ekziston.

MIRËMËNGJES ?

dhe me këtë vlerësim kuptimplotë për punën tonë transformuese për shëndetësinë nga prestigjozja botërore “Lancet”, e mirënjohur për nivelin e lartë të kompetencës profesionale mbi sektorin e shëndetësisë, e cila e rendit Shqipërinë me pikët më të larta në rajon dhe në një grup me disa nga vendet lindore të Bashkimit Europian, ju uroj një ditë të mbarë ?“, shkruan Rama.

2 komente në “VIDEO/ “Shqipëria, 70 pikë për shëndetësinë’, Rama i përgjigjet akuzave me ”The Lancet”: Të parët në rajon”

  1. Emigrant says:

    Ne Shqiperi keni nje sistem shume te mire shendetsor per parat qe paguani. Ketu na ikin gjysma e rroges me siguracione e kur vjen puna doktori te le te presesh 3 muaj per nje takim, 2 ore ne salle pritje dhe te takon 5 minuta dhe ik. As nuk duan ta dijne a vdiqe a jo. Nenshkruan dhe nje leter qe po vdiqe eshte faji yt e mirupafshin. Andej te pakten te shpjegojne ndonje gje.
    Edhe nese marrin lek nen dore e meritojne sepse kane rroga mizerable. Dhe s’eshte e vertet qe te lene te vdesesh se s’paguan. Shqiptaret s’bejne asnje kontroll mjeksor gjithe jeten, vejne keq e mos me keq tek doktori, dhe pastaj presin qe do i ngjall ai.

  2. veterineri says:

    Provoni te merrni ne telefon mjekun e familjes, qe as numrin e celularit nuk ta jep, e jo me te te vije te te vizitoje ne shtepi qe e ka per detyre, kjo eshte mjekesia qe duam, edhe kur vdes nje njeri mezi merr aktin e vdekjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje