Kërkesa për të dhënë një opinion mbi dy nënet e Kodit Zgjedhor që heq koalicionin tip tren dhe hap listat nga Komisioni i Venecias, nuk është realisht një sfidë e qetë për të marrë një mendim më të pjekur nga ekspertët e fushës.
Por është një tentativë e pastër, që siç ka ndodhur gjithë këto vite, opinionet e Venecias t’i përdorë si batare sulmesh në luftën politike të ditës.
Një parantezë: e mbani mend vettingun. Pasi insistoi meta me Bashën, Donald Lu e çoi draftin në Venecia.
Komisioni “Demokracia Nëpërmjet Ligjit” e KeE e solli në fundin e 2016 dhe u ngrit propaganda e LSI dhe PD-së se e rrëzoi vettingun.
Në fakt nuk ishte ashtu, juristët thoshin se duhet treguar kujdes për të shqyrtuar karrierën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, por nuk dilnin kundër vettingut.
Megjithatë procesi u vonua dhe ja jemi sot, që ende nuk janë ngritur të gjithë strukturat e reformës.
E njëjta ndodhi në rastin e dekretit të zgjedhjeve. Meta e quan se Venecia i dha të drejtë, po në fakt nuk është ashtu, pasi Komisioni thoshte se ai tejkaloi kompetencat etj, por realisht i dha një armë Metës që të arrijë pakt me Ramën, që të pezullojë kërkesën për shkarkimin e tij.
Megjithatë kërkesa e tanishme ndaj Venecias është një manovër e pastër e tij për të bllokuar zgjedhjet e 25 prillit.
Madje nëse e shikon me kujdes e ka edhe në draftin e dërguar në Komisionin “Demokracia Nëpërmjet Ligjit”.
Data e zgjedhjeve që ka dekretuar ai vetë nuk përmendet asnjëherë.
Flet vetëm për zgjedhjet e vitit 2021. Morali? Kërkon të bëjë të njëjtën gjë si një vit më parë; të rrëzojë lojën sapo të nisur.
Siç u tentua në vitin 2017 që të bllokohen zgjedhjet parlamentare, duke pasur Parlamentin me mandat të mbaruar dhe vetëm presidentin e zgjedhur Meta në detyrë, që ka “legjitimitet”.
Kur Rama arriti marrëveshjen me Bashën dhe hyri në zgjedhje, Meta u bë xhind, por Berisha i dha një pjesë votash PD-je që të jetë në lojë e ç’bënë; ju vërviten Saimir Tahirit me Adriatik Llallën.
Edi Rama jua dha ish-ministrin e tij dhe nuk u kënaqën.
Tahiri dha dorëheqjen edhe nga PS, edhe nga deputet. Donin më shumë.
Adriatik Llallës i mbaroi mandati; donin ta mbanin. Edi Rama i tha Bashës; të zgjedhim bashkë një prokuror të përkohshëm; jo tha s’dua se është pazar, mbaj Llallën.
E për Llallën pa pikë turpi kurdisën një biçim revolucioni Llallist.
E pastaj të ashtuquajtura dosje të keqpërdorura përgjimesh, që realisht nuk arritën nga indicie të jenë prova.
Ja shikoni sot rastin e Ilir Metës; ka më shumë se indicije; e mbrojnë pa pikë turpi dhe sulmojnë me një batare të frikshme gazetarin dhe familjen e tij!
Po çfarë kërkon Meta me Venecian? Njësoj si në 2017 dhe 2019, ta rrëzojë Edi Ramën pa zgjedhje….
TemA
Baci kulaci .. . Si deri tani nje Mut te madh e ka te sigurte. E pret RECI se shpejti
Ky bastard duher varur ne cepan…me bythe perjete…
Shkrim i shkelqyer.Ne si popull kuptojm se ç’fare ambiciesh te poshtra ka Meta ne bashkepunim me plakun qe fsheh koken, Sali Berisha,per t’iu kunderven qeverise dhe zgjedhjeve te 25 prillit.Ata po e shikojn vdekjen qe po u vjen dhe po bejne ç’do gje qe eshte e mundur te prishin zgjedhjet e 25 prillit duke krijuar alibi se Rama dhe ps-te jane shkaktar te kesaj katrahure.Meta me Berishen jane mesuar me katrahura qe ne 1997-ten.Por ata nuk e din se populli e mbeshtet dhe do t’a votoi Ramen,do apo nuk do Meta me Berishen,si dy armiqet me te medhenj te shqiperise.
Eh mer Bashkim mer Bashkim , mer Bashkim .
Emri me kujtoi nje shfryrje te Edi Rames ne parlament ,kur thoshte se ” eshte nje Bashkim qe ka legalizuar shtepine edha tani proteston te astiri se do edhe nja dy shpija tjera edhe dyqanin etj etj” Pastaj solli e perdrodhi neper goje emrin tat mor BASHKIM .
Mbase ishte edhe i ndonje shoku tat ,sme kujtohet ,por tallja e tij me njerezit po.
Tani çte them un ty mer Bashkim ,kur thua Ilirin e pret Reçi .
Vazhdo te lexosh Avokot Ngjelen , meron ,e ,Frrokun.
Dhe thuri lavde Edit.
po tni ta tallin bythen te gjithe me popullin si meta saliu dhe nderkombetaret