Pasi dy qeveritë, ajo shqiptare dhe ajo greke vendosën ta dërgojnë çështjen e ndarjes së kufirit detar Shqipëri – Greqi në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, Artur Meçollari, ish-zëvendëskomandanti i Forcave Detare dhe njëkohësisht një nga ekspertët më të informuar, qoftë teknikisht, qoftë politikisht, për dy marrëveshjet e rrëzuara, ka vendosur të flasë.
Sipas tij, në Greqi është në pushtet e njëjta palë politike që negocioi marrëveshjen e 2009, të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Ata shkojnë në Gjykatën Ndërkombëtare për një rezultat të barabartë apo pak më të mirë për Shqipërinë se marrëveshja e parë.
E në këtë pikë, thembra e Akilit nuk është shkëmbi Barketa, por vija e drejtë bazë e Shqipërisë për pjesën e detit Jon, si dhe delimitimi i shelfit kontinental. Me fjalë të tjera, linja në bregdetin tonë, nga ku do të nisë puna e kompasit për ndarjen e detit.
Sipas Meçollarit, nëse kjo vijë e drejtë bazë, me gjire të mbyllura, e miratuar në vitin 1976 dhe depozituar në vitin 1990 në OKB, do të pranohet nga pala greke dhe do të merret e mirëqenë nga gjykata ndërkombëtare, shanset për një ndarje të drejtë të detit janë të mëdha.
Përkundër ne humbasim, ndërsa grekët do të mbeteshin shumë të kënaqur. Po kështu Meçollari shpjegon se përse marrëveshja e dytë ishte shumë e favorshme për Shqipërinë dhe se vendimi i gjykatës ndërkombëtare do të mundësojë një gjykim të qartë të vlerës reale të dy marrëveshjeve të dështuara.
Në intervistë për ABC News, ushtaraku i njohur sqaron edhe një sërë detajesh të tjera, një pjesë e të cilave për herë të parë në një këndvështrim tepër real dhe me këmbë në tokë.
Meçollari, shkuarja e delimitimit të kufirit detar Shqipëri – Greqi në gjykatë ndërkombëtare, a mund të përbëjë një zgjidhje më të mirë për ne se sa një marrëveshje dypalëshe?
Nga deklaratat e dy ministrave të jashtëm në Tiranë duket se palët nuk do shkojnë për këshillim në Gjykatën e së Drejtës Ndërkombëtare (GJDN), por për një vendim detyrues dhe të zbatueshëm nga palët lidhur me delimitimin e hapësirave detare midis Shqipërisë dhe Greqisë.
Deri tani ka pasur negociata të papërfunduara, ku palët kanë shprehur pozicionet, por nuk kanë negociuar për vijën delimituese.
Qeveria aktuale greke është po ajo që firmosi marrëveshjen e 2009. Periodikisht kjo qeveri është shprehur se marrëveshja e vitit 2009 ka qenë shumë e mirë. Kjo më krijon idenë se Qeveria Greke hyn në negociata për një marrëveshje pak më të mirë për Shqipërinë se e 2009, pasi ajo mund të vijonte negociatat e filluara nga qeveria e mëparshme.
Vendimi i GJND-së do të varet nga kapacitetet tona, nëse Shqipëria do të jetë në gjendje në gjykatë të mbrojë një vijë delimituese, jo vetëm më të mirë se pozicioni i Greqisë, por edhe se ai i Shqipërisë. Procesi nuk është i lehtë. Nuk ka negociata. Ka mbrojtje të pretendimeve në gjykatë.
A ka gjykata tagër apo specialistë që bëjnë ndarjet në terren? Ka pasur raste të ngjashme të njohura?
Po, ka, nëse palët ja kërkojnë këtë gjë gjykatës. Rasti Rumani – Ukrainë është një rast tipik, pasi vendimi i gjykatës nga pikëpamja proceduriale ka vendosur edhe hapat që ndiqen për delimitimit të hapësirave detare.
Sa shanse kemi që gjykata të marrë të mirëqenë mbylljen me vijë bazë të gjireve tona detare?
Vija e drejtë bazë e Shqipërisë, edhe për pjesën e detit Jon, është miratuar në vitin 1976 dhe depozituar në vitin 1990 në OKB. Ajo nuk i plotëson kriteret sipas nenit 10 të Konventës së OKB për të drejtën e Detit.
Është kontestuar në rrugë diplomatike nga SHBA në vitin 1989 për metodologjinë e ndërtimit, por jo nga Greqia. Greqia i kishte humbur afatet kohore për ta kontestuar. Por në vitin 2008 ligjvënësit shqiptarë e shfuqizuan këtë vijë bazë, duke e fuqizuar sërish në vitin 2011.
Në këtë rast dy janë rreziqet: 1) Greqia ta kontestojë në OKB ose në marrëveshjen e përbashkët për në gjykatë, pasi është brenda afateve dhe 2) nëse kjo ndodh, gjykata ndërkombëtare mund ta rrëzojë për shkak të papërputhshmërisë me nenin 10 të Konventës për Detin.
Dhe, nëse vija e drejtë bazë nuk merret në konsideratë në vendim gjykatës ndërkombëtare, humbja është e madhe dhe gabimi është i gjithi yni për shkak të shfuqizimit të saj (vijës së drejtë bazë) në vitin 2008.
Shkëmbi Barketa përse quhet pjesë e Greqisë? Ka pasur një studim për këtë? Si është konsideruar historikisht kufiri pranë këtij shkëmbi? Si janë shprehur gjykatat ndërkombëtare në raste të ngjashme?
Nuk ka asnjë dokument të Shtetit Shqiptar që të provojë se Barketa i përket Shqipërisë, ose nuk kemi mundur të gjejmë deri tani. VKM dhjetor 1946 për kufirin detar në Kanalin e Korfuzit e lë jashtë detit territorial të Shqipërisë.
Protokolli i çminimit, viti 1958, po ashtu. Draft marrëveshja e 2009 e lë jashtë. Nga pikëpamja gjeologjike, sipas pretendimeve greke, ai është zgjatim i ishullit të Korfuzit, pasi thellësia maksimale arrihet midis Barketës dhe bregdetit shqiptar.
Gjithsesi ai nuk përmendet në ndonjë traktat. Shkëmbi Barketa nuk mund të trajtohet si pikë bazë me fuqi të plotë për delimitimin e detit territorial, ashtu siç shprehet edhe Gjykata Kushtetuese.
Mendoj se nuk është rast i vështirë, për shkak të rasteve të mëparshëm, të ngjashëm, të trajtuar nga gjykatat ndërkombëtare.
A mund të përbëjë precedent për gjykatën ndërkombëtare fakti që në marrëveshjen e 1977 (Itali – Greqi) ishullit Othonoi nuk i është dhënë fuqi e plotë?
Po. Ky është precedent që ka lidhje direkt me rastin tonë dhe do të ketë ndikim. Ka dhe precedentë më të mirë, por jo me lidhje direkte. Kjo do varet nga argumentimi ynë në gjykatë. Trajtimi i delimitimit të shelfit kontinental / zonës ekonomike ekskluzive duan kujdes dhe vëmendje.
Zgjerimi në 12 milje detare që Greqia kërkon të shpallë, ka efekt negativ për ne në përballjen në gjykatën ndërkombëtare?
Nuk mund të trajtohet. Gjerësia e detit territorial nuk ndikon në vijën delimituese. Sipas nenit 15 të Konventës për Detin, vija delimituese ka metodologji të ndryshme të përcaktimit.
A përbën ndonjë pengesë vendimi i Gjykatës sonë Kushtetuese për gjykatën ndërkombëtare?
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është detyrim për njohje apo zbatim nga gjykata ndërkombëtare. Por pretendimet e palës shqiptare në marrëveshjen e dakordësuar për gjykatën ndërkombëtare duhet ta respektojnë këtë vendim.
A duhet miratim nga Presidenti apo Kuvendi që çështja të shkojë në gjykatë ndërkombëtare?
Marrëveshja e dakordësuar në parim përcakton detyrimin për njohjen e vendimit të gjykatës ndërkombëtare për kufijtë shtetërorë. Si e tillë, si një marrëveshje shtetërore, ajo duhet të ndjekë të gjitha procedurat e përcaktuara nga Ligji për Traktatet dhe Marrëveshjet, që kalon edhe nga Presidenti.
Cilët njerëz duhet të përbëjnë palën tonë gjatë përballjes në gjykatën ndërkombëtare dhe ku duhet të synojnë sa u përket interesave tona?
Ka një çështje përpara trajtimit të pyetjes. Negociatat e deritanishme nuk dhanë produkt, pasi ezauruan të gjitha mundësitë për marrëveshje, apo u ndërprenë? Nëse u ndërprenë, ishte çështje që lidhej me punën dhe produktin e grupit negociator, apo u ndërprenë politikisht? Thënë ndryshe, u bllokuan teknikisht, apo u bllokuan politikisht? Sot duhet sqaruar çështja e negociatave të mëparshme dhe arsyet përse u dakordësua vajtja në gjykatën ndërkombëtare. Vendimi i gjykatës do zbardhë punën e gjithsecilit, edhe të grupit përgatitor dhe mbrojtës në gjykatën ndërkombëtare. Por, paqartësia në argumentet e vendimmarrjes për në Hagë, nuk ka pse të shoqërojë ekipin tjetër, si dhe opinionin publik mbi grupin e deritanishëm.
Puna nuk fillon nga e para. Por, ekipi në gjykatë mund të jetë i ndryshëm nga ai që do të formulojë marrëveshjen e dakordësisë. Sidoqoftë, peshën kryesore duhet ta zënë juristët të së drejtës ndërkombëtare, diplomatët, detarët dhe hartografët, etj.
A ishte marrëveshja e fundit Bushati-Kocias në favor të interesave shqiptare? Nëse po, pse u hodh në erë?
Po, por nuk ishte një marrëveshje. Pritshmëritë për marrëveshjen ishin shumë të mira. Palët prezantuan pozicionet e tyre për vijën delimituese. Parimet ishin përcaktuar nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese (ndarja e drejtë dhe e ndershme). Titulli i marrëveshjes ishte i ndryshëm dhe po ashtu formulimi i nenit 2, sipas përcaktimeve të Gjykatës Kushtetuese. Në negociata u përfshi vija e drejtë bazë hyrë në fuqi në 2011 dhe me ndikim të madh në vijën delimituese. Kjo u pranua parimisht nga pala greke.
Pra kjo marrëveshje e dytë do të ishte shumë herë më e mirë se e para madje në favor të Shqipërisë. Nëse ishte favori maksimal i mundshëm, tani vendimi i gjykatës ndërkombëtare do ta vërtetojë.
A ka ndikuar konflikti i njohur Greqi – Turqi për zonat detare në mospërfundimin e marrëveshjeve 1 dhe 2?
Greqia hyri në negociata në vitin 2018 pasi parashikonte situatën e pritshme në Mesdheun Lindor me Turqinë. Palët kanë pozicione, por jo negociata për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare. Edhe pala greke ka pozicion, në lidhje me vijën delimituese, por pozicioni i palës shqiptare është më i mirë. Nëpërmjet marrëveshjes me Maqedoninë e Veriut, atë me Shqipërinë, më pas me Italinë dhe Egjiptin, Greqia synonte të jepte mesazhin se nuk ka probleme me fqinjët. Qëllimet e Greqisë krijuan një klimë e favorshme për interesat tona. Por kjo mundësi jona u minua politikisht.
Cila do të ishte një ndarje perfekte teknike që të kënaqte të dy palët, edhe ne dhe grekët?
Kjo varet nga fryma dhe qëllimi i palëve; cili do të kushtëzojë më tepër njëri – tjetrin. Tani jemi në të njëjtën situatë si më 2009. Atëherë kusht ishte futja në paktin e NATO-s, tani është përfshirja në Bashkimin Europian. Politikisht viti 2018, kur po negociohej marrëveshja 2, kishte frymë dhe mundësi pozitive. Tani çdo gjë do vlerësohet nga vendimi i gjykatës ndërkombëtare. Nëse ky vendim do jetë më i keq se pozicioni i palës greke, kjo do të thotë se tratativat e 2018 ishin një shans i humbur.
Eh o Mero prape me kete langaraqin bythshitur te greket mo ?! E paske mik te forte Tur dasmaxhiun.
Meçollari eshte nga eksperte me te mire.
Nga ekspertet me te mire te batanijeve se ky vec nga deti smerr vesht. Per mua ky eshte fiks per Ami Event dhe mund ti shkoj fiks se per makjazhe e makinacione eshte i vetmi. Tur Batania ose Miri Event (burri) jane ideale per kete mashtrues nderkombetar.
Mbaj mend ne Pasha kur vidhte karburantin me
bidone.
Tipik i xhepistit qe nuk sheh ne sy as burrin qe ka tek shpia, lere pastaj shoket e miqte qe ska asnje. Dhe nje qe kishte, njeriun më me vlera te flotes, Admiral Nandin, legjenden e detit, ja beri gropen.
Nje fjale te urte ka the i vjetri, vesi del me shpirtin. Dhe ketij matrapazi vesi do i dale me shpirtin.
Suksese ne jete kapterr
Vetem eksperti Agron Alibali mund te drejtoj me njohuri te plota ekipin Shqiptar dhe te mbroj interesat e SHQIPERISE.
Keta negociatoret e tjere jane hajvaner.
He more. Filluat prap ta shani. Nuk rini dot ju rilindasit.
Mire e ka Arturi qe shpjegon e shpjegon lemshin qe ne kemi bere me vendime te pa menduar mire .Gabimet fillojne nga 1976 dhe poshtersija me e madhe, qe Arturi nuk e shtjellon, eshte pse qeverija Berisha ne 2008 anulloj te gjitha vendimet tona per detin .Me nje fjale ne Gjukaten Nderkombetare do na thone: Cdoni qe erdhet ketu .Ju me duart tuaja e filloni tani ndarjen e detit me Greqin pa shpallur me para zona qe ju favorizon pozicjon gjeografik ne raport me Ishuj e guret grek.Do themi ne .Po ja Gjukata jone Kushtetuese e anulloje . C’rendesi ka korigjimi kur ju ne 2009 kini firmosur ndryshimet me palen greke;do jete kunderpegjigja .
Artur.Thuaje troc e mos ki frike. Do jete shume e veshtire qe ne te mbajme ate vije kufitare qe kemi patur para cmendurise se Berishes . Jam100% i sigurt se ne Gjiun e Sarandes dote humbasim teritor detar pikerishte per gabimet e se shkuares qe nuk e kemi shpallur gji te mbyllur.Pjesa tjeter mbi Sarande do te ndahet shume here ne favorin tone .Zgjerimi i Greqise ne 12 milje ne Jon dote realizohet ne pjesen perendimore te Korfuzit dhe ishullit te Othonit .Duke qene se ka lidhje dhe me Italine ne do te marrim ato qe na takon sic ikemi dhe sot .
Arturi ka lene dhe nje ceshtje tjeter qe nuk e thot. Pretendinet tona per icidentin ne kanalin e Korfuzit ku anijet Angleze te luftes rane ne minat tona .Me ndryshimin e vijes se kufirit qe do pesoj si rezultat i gabimeve tona per Gjiun e Saranes del qe anijet luftarake angleze kane rene ne mina ne ujrat nderkombetare .Kjo do jete nje tjeter humbje e jona edhe ne arenen nderkombetare ku ne duhet ti kerkojme falje Anglise .Ja se ku na shpuri kryekrimineli qe sot birbilos i lire dhe pasurohet dita dites me gjakun, djersen, sakrificat e popullit e te parve tane qe na lane nje Shqiperi te vogel por te begate .Si Zogu dhe ky maloke qe na mbiu ne 91 se kane per gje te shesin gjene me tecmuar qe ka kjobote .Token derin ajrin e bekuarnga perendija .
Ju rilindasit e ndyre, masi i ngritet kurthin per ta hequr, Xhacka me ate te policise, shkurtabiqin Altin Kurti, per bazen e Sarandes, tani doni ta denigroni akoma. Ju jeni plera. Hajdut ne gjak. Po Mecollari e ka treguar kush eshte me kohe. Trim e sua trimi. drejtoj Floten nje vit dhe i ngriti nderin. Detaret ishin te privilegjuar. Tani vute nje kambale qe tju leje te vidhni, se punes nuk ia ka haberin. Tani e shani. Po kur e liruat pa te drejte se nuk ju hapi rrugen per te vjedhur. Plera
@marinari apo si e ke emrin ti burri mecokarit.
Po pse Xhacka i tha te beje dasem ne anije per shokun e Glevinit? Leri keto perralla o Miri se u trashe
Pse merreni me nje ish…ezhte i pakenaqur dhe ven duvane e Ilir Metes.
Tre here ka folur, ne te tria heret jo njesoj.
…po re behet keshtu, ndodh ashtu; po te behet ashtu, ndodh keshtu… dhe ne fund i futim nje dasem ne bordin e anijes luftarake…dhe kufirin e fiton Greqia. E perdor kompasin i admirali Gerveni edhe ky, e vendos ku do vete.
Nuk eshte shkarkuar rastesisht, shifja mendjen dhe gjykoje cfare admurrrrali eshte.
Kur ishte gjallë Enveri nuk bënte gëk njeri tani të gjithë filozofojnë si të duan.Pse nuk guzonte njeri të afrohej afër Shqipërisë?Sepse kishte zot.Tani rampallë kudo…
Zgjerimin mund ta bëjë Greqia në Jon vetëm me luftë, në vitet 90-të do ishim krenar për një zgjerim të tillë por pas Brexit, krizave te ndryshme që traverson BE, duket mission i pamundur kjo ide djallezore dhe provokuese.
O Ta-ul, a e di se kush ishte negociatori ne 2009…!??? Qe t’a dish ti, prandaj kan vajtur per lesh e li keto pune, se ne 2009 ishte eksperti Agron Alibali, ai trimi qe thua ti, qe menjohurit e plota te tija negocioi marrveshjen e famshme te Lululkes dhe Berishes…
A s’kemi mundesi ti lidhin nja dy kallupe dinamiti e ta hedhim ne ere ate shkembin? Ai as ishull s’eshte. Here del ne uje, e here s’del. Dhe me qe fjala ai shkemb ne shqip e ka emrin Pleshti, kurse greket i thone Othonoi. Pleshti i shkon me shume se na eshte futur si plesht ne b.the te kalit.
CFARE AGRON ALIKALI O DEREZI….
Mos e fyej Kalin….
As gomarin. Mendja e tij eshte tri shkalle poshte gomarit !
Trap nga koka te kembet !
Shqiperia duhet te shkoje ne Gjykate jo per kete vijen e drejte, por te kerkoj Tokat dhe bregdetin tone deri ne Peleponez, pastaj te vendosin per vije bregdetare. Shqiperia nuk duhet ta njohi kurre Greqine ne keto toka apo kete bregdet. Kjo duhet te jete kerkesa e Shqiperise.
Sa per ato kercenimet qe nuk ju leme te futeni ne Evrope, nuk e duam fare Evropen, Shqiptaret jane ne Evrope pothuaj gjysma e Shqiptareve kane dukumenta evropiane. Nuk shitet atdheu per fushate politikanesh.
Te kerkohen tokat dhe bregdeti yne deri ne Peleponz. Kjo duhet te jete nisma e Shqiperise.
Te nxirren dokumentat e Arschives ne vitet 1876- 1913 si dhe 1940 e me vone.
Jane shume dokumenta qe i ka edhe Shqiperia, por mbi te gjitha jane ne Itali e Austri.
Po e perseris te kerkohen Tokat tona deri ne Peleponez bashke me detin sigurisht deri atje.
O Baca nuk ka qen Agron Alibali ne negociata . Agroni ka qene konsulent ne ceshtjen e detit per Gjykaten e Lart e cila e rrezoj mareveshjen e 2009. Agron Alibali eshte ekspert dhe patriot. Vetem me ate ne mund te kemi ndonje shanc ne gjykaten e Hages.
eksperti Agron Alibali per detin:
http://www.panorama.com.al/ceshtja-e-detit-flet-eksperti-nese-greqia-zgjerohet-me-12-milje-ne-veri-te-detit-jon-shqiperia-ta-kundershtoje-ne-okb-pse-duhet-te-kerkojme-zbatimin-e-parimit-te/
Po rrafim mendime e po themi ide.
Por fatkeqësisht po biem në një “rreth vicioz”.
Ku pa fyer askënd po bëjmë të gjithë sikur dimë gjithçka dhe për çdo gjë.
Realiteti eshte ky.
Marrëveshje nuk bëmë dot…
Kur nuk bën dot (për 1001 arsye) marrëveshje.
Ngelet si variant gjykata.
Dhe mqs ndërkombëtare.
Automatikisht është punë ekspertësh të së drejtës ndërkombëtare.
Që të njohin mirë legjislacionin dhe marreveshjet për detin.
Nqs nuk i kemi merrini nga USA, Canada, Japoni, ose vende të tjera jashtë rajonit dhe neutrale. etj.
Se kështu i bie që nuk na pëlqen asgjë fhe asnjeri.
Por kjo punë duhet zgjidhur.
Aresyetimet e Mecollarit vijne rrotull dhe nuk shpjegojne asgje/ gjithcka e lene me medyshje; nderkohe edhe DITA, si gjithnje, me titullin qe vendos, do te krijoje idente qe, gjykata do te vendose kunder Shqiperise….