Tit Vasili i LSI merrr në mbrojtje Metën dhe sulmon Ramën: Pusho! Pusho Kryeministër!

28 Tetor 2020, 12:31Politika TEMA

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i bëri thirrje kryeministrit Rama të mos bëjë ekspertin shëndetësor për pandeminë, por t’ua lërë situatën në dorë specialistëve.

Në një dalje për mediat, ai tha se Kryeministri humbi kohën për 8 muaj, ndërsa e akuzoi se po e përdor pandeminë për qëllime politike.

Vasili ka dale para mediave, menjehere pasi kryeministri Rama i ktheu pergjigje Presidentit Ilir Meta qe te mos fuse hundet ne punet e eksperteve te mjeksesise, por te beje punen e tij, te cilen nuk po e ben.

Duke marre ne mbrojtje Meten, Vasili i ka kerkuar Rames te mos flase.

Vasili: Kemi 10-fishim të rasteve dhe rritje të numrit të vdekjeve, 7 ishin dje.Cila është hyrja dhe dalja nga pandemia, kur e kemi pasur rritjen dhe mbylljen?

Në 27 maj e deklaroi të mbyllur, ky që shpërndante maska të skaduara, ky që tha nuk ka nevojë për testime.Kam një thirrje të drejtëpëdrejtë: Kryeministër qepe gojën, boll broçkullite, boll ngatërrove dynjanë me pandeminë, vure në presion edhe ata specialistë. Lëri profesionistët të punojnë.

Pusho, pusho Kryeministër, lëri dënglat. Nuk mban pademia dëngla. Është një situatë skandaloze, kryeministri dio ta përdorë politikisht pandeminë.

Duke kërkuar solidaritet mes qytetarëve, Vasili ndryshe nga Kryemadhi,  rekomandoi përdorimin e maskave, por si masa e fundit mes shumë të tjerave.

Vasili: Përdorini dhe maskat si një masë suplementare por pa testim, gjurmim, trajtim, diferencim të rasteve, dezinfektim, distancim fizik etj, maskat nuk janë asnjë vlerë.

Janë vetëm propagandë e një njeriu që lumturohet tu vërë mijëra gjoba qytetarëve në vend që tu japë zgjidhje.Mos dëgjoni, abandononi, përbuzni fjalët e këtij sharlatani që ka hallin e karriges së tij dhe jo pandemisë.

2 komente në “Tit Vasili i LSI merrr në mbrojtje Metën dhe sulmon Ramën: Pusho! Pusho Kryeministër!”

  1. Korabi says:

    Peço, u plake dhe nuk u poqe, ngele me broçkulla çdo ditë.

  2. Beni says:

    Mos o zot çfare monstre.Tit Vasali qe u kap ne flagrance nga shoku i ngushte me gruan e tij.
    Dhe te mendosh qe keta funderrina enderrojne te rikthehen ne pushtet ne 2021….mos o zot te kalojne mornica ne trup.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje