Meta i dha nënshtetësinë si 'VIP', futbollisti afrikan Cobbinah paraqitet në gjykatë! Nën akuzë për falsifikim të lejes së qëndrimit

29 Tetor 2020, 11:46Kronika TEMA
Meta i dha nënshtetësinë si 'VIP', futbollisti

Futbollisti i Tiranës, Cobbinah është paraqitur ditën e sotme në gjykatë, pasi është në akuzë për falsifikim të lejes së qëndrimit.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, presidenti ilir Meta i dha nënshtetësinë me procedurë të përshpejtuar duke thelluar skandalin me nënshtëtësinë.

Futbollisti ganez, rrezikonte të mos merrte pjesë në sfidën e Europa League pasi nuk kishte vizë, dhe për këtë klubi iu drejtua presidentit Ilir Meta.

Meta ia dha nështetësisë Cobbinah, pa e verifikuar procedimin penal që ishte në ngarkim të tij.

Referuar dosjes penale me numër 5165, futbollisti nga Gana është kapur nga policia në 6 qershor 2019 me dokumente të falsifikuara. Ai po nisej me avioni nga Shqipëria drejt Turqisë. Gjatë kontrollit, policia kufitare në Rinas ka konstatuar se viza njëvjeçare e tij kishte skaduar që me 15 janar 2019, ndërsa i kërkoi nëse kishte një leje qëndrimi.

Cobbina i paraqiti një leje qëndrimi me numër 138564, lëshuar nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Tiranë, në 15 dhjetor 2018 dhe vlefshme deri 15 shkurt 2019.

Por në lejen qëndrimit në emrin e tij , që edhe ajo kishte skaduar, ishte shënuar një numër pasaporte, i cili nuk i përkiste Cobbina, por një personi të tjetër, konkretisht Junior Yunus Sentamu, të cilit i ishte refuzuar leja e qëndrimit në Shqipëri për mungesë dokumentacioni. Policia e ka bllokuar lejen e qëndrimit si të falsifikuar, pasi i përkiste dikujt tjetër, por që kishte foton e ganezit.

Po nga e siguroi këtë leje false Cobbina? Kur prokuroria e ka marrë në pyetje si person nën hetim, ganezi ka pohuar se lejen e qëndrimit ia ka dhënë dikush që ndiqte ndeshjet e Tiranës nga stadiumi, por që ai nuk njihte se kush ishte ky person. Gjatë kësaj kohe Cobbina ishte futbollist i Klubit Tirana.

Po sipas kësaj dosje, Cobbina ka pohuar se tre javë pas takimit të parë, ky person ka ardhur në stadium dhe i ka dhënë një zarf, në të cilën ishte leja e qëndrimit të tij. Futbollisti thotë se as që e ka lexuar lejen, por e ka mbajtur me vete si të rregullt,

Sipas tij, fotografinë e tij që ndodhet në leje, personi i ka marrë nga interneti. Futbollisti pretendon se nuk e njeh këtë person, por thotë se është i gjatë rreth 175 deri në 180 cm.

Ndërkaq, Cobbina ka pohuar në prokurori se e njeh personin tjetër, Junior Yunus Sentamu, numri i pasaportës të të cilit ndodhej në lejen e qëndrimit. Sentamu ishte kolegu i tij futbollist.

 

3 komente në “Meta i dha nënshtetësinë si ‘VIP’, futbollisti afrikan Cobbinah paraqitet në gjykatë! Nën akuzë për falsifikim të lejes së qëndrimit”

  1. andrea says:

    He se shkon e proteston Bilushi i Metes duke thene se eshte vlereper Shqiperine ndaj lijeni te lire

  2. Justicia says:

    Po çfarë leje qëndrimi thoni ju?
    Ky është shtetas Shqiptar.
    Dmth tani ju kërkoni dhe shqiptarëve, Leje Qëndrimi??
    Ku nxirret kjo??

  3. Afro-shqiptari says:

    U kap peshku i modh !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje