Mjekja e “Shefqet Ndroqit” thirrje qytetarëve: Bëni kujdes, numri i pacientëve në spital po rritet çdo ditë!

29 Tetor 2020, 10:45Sociale TEMA

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, publikon mesazhin e mjekës së spitalit Covid-2 “Shefqet Ndroqi”, Alma Cani.

Kjo e fundit, referuar rasteve në rritje nga koronavirusi, iu bën thirrje qytetarëve të vendosin maskën, e të ruajnë distancimin social, për të mbrojtur jetën e tyre e të të gjithëve.

“Cdo ditë shikojmë raste që po shtohen. Cdo ditë shikojmë shpërndarje të virusit. Cdo ditë po shikojmë numrin e shtuar të pacientëve në spital.

Kërkojmë ndihmën tuaj, zbatoni rregullat, bëni kujdes, distancim social e për më tepër maskë.

Nuk duam t’iu shikojmë në spital, e për më tepër në terapi intensive.

Ndaj, mbani maskën, mbroni jetën tonë, tuaj e të të gjithëve ne”, thekson mjekja Alma Cani.

1 komente në “Mjekja e “Shefqet Ndroqit” thirrje qytetarëve: Bëni kujdes, numri i pacientëve në spital po rritet çdo ditë!”

  1. ervin qerimi says:

    Do mbajme masken , kapucin , dorezat dhe corapet e leshit . Nuk ka armik qe perballet me tekstilet tona !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje