10 % e popullatës ne nivel global ka arritur te imunizohet nëpërmjet infektimit nga koronavirusi. Imunologët thonë se kjo shifër ndryshon në varësi të dendësisë së popullsisë duke i bërë kryeqytetet vatrat më të mëdha të infeksionit e për rrjedhojë edhe me një imunitet më të madh të popullsisë.
“Aktualisht në Tiranë ne jemi afër 20% ndërsa në rang vendi mund të jemi tek 10% akoma, por kjo gjendje imunitare është ende larg pragut të imunitetit kolektiv asaj që quhet imuniteti i tufës që duhet të jetë 60%”, thotë imunologu Gensi Sulçebe.
Ende nuk ka të dhëna të sakta rreth imunitetit që lë Covid 19 pas tejkalimit të sëmundjes , por ekspertët janë të mendimit se ai është i ngjashëm me Sars Cov 1 dhe Mers:
“Ndaj këtij virusi nuk kemi shifra të sakta por mendohet se imuniteti dhe këtu do jetë i ngjashëm do ketë një zgjatje 1 der në 2 ose me tepër vjet pra duhet të jemi të qetë se pas kalimit të këtij infeksioni ne kemi imunitet jemi të mbrojtur nga riinfektimet e mëtejshme”.
Nga ana tjetër mjekët infeksionit kërkojnë rishikim të protokolleve të mjekimit veçanërisht për mjekët e familjes:
“Është momenti të rishikohen protokollet e në kushtet ambulatore dhe sjellja e çdo mjeku në përshkrimin e barnave për këto të sëmurë pasi ka mbipërdorim të antibiotikeve dhe kortizonikëve në kushte ambulatore”.
Shumica e të infektuarve po e kalojnë në mënyre asimptomatike , ose në gjendje të lehtë. Ata janë infektuar njëlloj si personat me shenja të sëmundjes.
Mero djali, nuk je i detyruar te publikosh cdo lloje budallalleqesh qe jepen nga gjoja ekspertet
Numra dhe shifra qe jepen pa asnje studim ose data
Imuniteti i tifes nga covid19 nuk mund te arrihet sepse sipas studimeve te ndryshme (me i fundit i publikuari dje ne Britani), imuniteti ndaj covid19 nuk zgjat shume dhe risku per ta kapur prape visrusin eshte i larte dhe me pasoja me te renda.
Keta expertet te bejne studime dhe te flasin bazuar ne fakte dhe studime, sepse perhapin mesazhe te gabuara
Mire qenka nqse 20 % e dokumentuar dhe 20 % jane pa dokumentuar tirana ne prill maj e arrin imunitetin e tufes. Amin. Dr ??.
Mos ja futni kot, ju andej nga Shqiperia lonďineze! Nuk mund te ket imunizim te tufes ketu, ky virus funksionon ndryshe !
Nese jane infektuar 10% e shqiptareve pra 300 mije persona dhe kane vdekur vetem 400 persona vdekshmeria eshte me pak se gripi pothuaj 0.1% jo 3% sic u tha ne fillim. . Ose 1/1000 pra 30 here me pak sesa u tha.. Pra gjithe ka zullum per asgje. Bravo Suedia Te mencur. E keqja eshte se shqiptaret influencohen nga “ekspertet” italiane. E kish mir Enveri qe bazohej ne forcat e veta. Cmenduri kolektive.