Rindërtimet nga tërmeti, ministri Ahmetaj në Kuvend: Ja pse procesi është unik. Janë alokuar 32 miliardë lekë

29 Tetor 2020, 10:36Sociale TEMA

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj thotë se procesi i rindërtimit nga tërmeti është një proces unik. Gjatë interpelancës në Kuvend, ministri bëri të ditur se qeveria ka marrë përsipër të rindërtojë nga e para të gjitha banesat e dëmtuara.

Teksa bëri një krahasim me Italinë, ministri tha se Shqipëria nuk ka asnjë ditë vonesë.

“E vlerësoj shqetësimin tuaj legjitim dhe të vërtetë cka po ndodh me procesin e rindërtimit. Kam detyrim jo ligjor, por edhe moral personal ndaj Kuvendit t’ju jap informacion të detajuar.

Programi i rindërtimit është konceptuar unik. Italia ka nga 4-10 vjet vonesa me procesin e rindërtimit. Ne nuk kemi asnjë ditë, procedurat janë të shpejta.

Ka filluar vlerësimi në çdo shtëpi, në çdo apartament në çdo shkollë dhe kemi arritur në një proces që sot na jep mundësi t’ju themi që të 4 programet, kanë  filluar.

Shteti ka marrë përsipër të ndërtojë shtëpitë nga e para. Është unike sepse në shumë pak vende në botë ka një program kaq social. Italia psh rëndom jep për banorët e dëmtuar kredi të buta. Ne hoqëm dorë nga kjo formulë. Shteti mori përsipër ndërtimin.  

Diku nga ana e spektyirit tjetër politik na thanë që ju duhet t’ja jepni me qira dhe të mos e shesin kurrë.  Ne vendosëm, që shtëpitë do të shkonin pronë e qytetarëve.

Atyre cinikëve ne i kthyem përgjigje, që jo s’eshte e vertete! Shtëpitë do të shkojnë si pronë dhe të trashëgohen nga qytetarët”, tha Ahmetaj.

Ahmetaj tha se nga 34 mld lekë, deri tani janë alokuar 32 mld.

“Unë nuk po them që gjerat janë perfektë, por në i bëjmë me përgjegjësi dhe emocion maksimal.  Janë 34 mld lekë, nga të cilat janë alokuar 32 mld lekë”, tha Ahmetaj.

Në 2022 është edhe një 6 miliardë apo 6 milion dollarë. Kemi njësi zbatuese 4, ato janë ato që ktyejnë procedurat që nga vlerësimi te prokurimi dhe rindërtimi. Grantet e rikonstruksionit jepen me bazë ligjore. Unë kam të detajuar shumën për çdo bashki.

21894 përfitues janë paguar dhe 2837 janë në proces rivlerësimi. 9 shkolla janë në rindërim. Sot hapet Sami Frashëri.

Sot fillojnë 2 pallate në Durrës e do të vazhdojnë, në Laç të gjithë ata që talleshin me të gjithë punën e qeverisë shqiptare dhe turke për pallatet kanë avancuar në mënyrë të shpejtë.

Me Emiratet e Bashkuara kemi rënë dakord për marrëveshjen për 75 milion dollarë dhe për 200 apartamente që do mbulojnë të gjithë zonën  e Durrësit“, tha Ahmetaj.

2 komente në “Rindërtimet nga tërmeti, ministri Ahmetaj në Kuvend: Ja pse procesi është unik. Janë alokuar 32 miliardë lekë”

  1. Agim Anastasi says:

    Ju lutem me ndimoni. Nuk e kuptoi fjalen alokuar. Do i lutem ministrit te fole shqip . Edhe ate fjalen unike,qe ai gjithnje e perdor, qe kuptohet pergjigjethshon, eshte menyre per tejustifikuar apo fshehur dicka. E njejte si totalizem apo Globalizem, duke i mbydhur rrugen konkretes ne strukture.

  2. Hugo Bossi says:

    Dakord, mo dakord.
    Keto i dimë ne.
    Fjalë, fjalë, fjalë.
    Dhe për fjalë ti je i papam.
    Por veprat ku janë.
    Kaloi një vit.
    Me këtë rritëm dhe me ty në krye nuk mbaron as për 27 vjet.
    Sa herë flet ti.
    SOT,SOT thua.
    DO TË, DO TË,DO TË.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje