Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj tha se “Zona e 5 Majit, e stigmatizuar dikur si bregu i lumit do kujtohet si një simbol i ndryshimit të madh”.
Gjatë fjalës që mbajti në kantierin e rindërtimit të një nga lagjeve të reja të Tiranës. Ahmetaj tha se kjo është shumë më shumë se një lagje, e konceptuar si një qytet më vete ku do akomodohen 11 mijë familje.
“Do jetë një nga lagjet më moderne që do ketë kryeqyteti, e jo vetëm. Kjo është shumë më shumë se një lagje, e konceptuar si një qytet më vete ku do akomodohen 11 mijë familje.
S’do jetë një koncept i një lagje të lënë pas dore në periferi të Tiranës por do jetë një nga 4-5 qendrat e reja të qytetit”, theksoi Ahmetaj.
Sipas ministrit të Rindërtimit, në këtë kantier do angazhohen mbi 1600 të punësuar. Ahmetaj bëri me dije gjithashtu se në këtë zonë do të jetë ndërtesa e përbashkët e Tatim-Doganave dhe një gjimnaz i ri.
Ndërsa kryebashkiaku i Tiranës tha se për këtë projekt do të punohet me tre turne, premtoi se brenda disa muajsh do të shpërndahen shtëpitë e reja për familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, por jo vetëm. (TemA)
Bravo ndihmoni miletin e si sala qe ipermbyti e u thoshte njerzeve kerkoni lekt te Rama kurse mona babaxhiken prisnin ndonje tender per te marre 7perqindshin,kete opzit e terbon se Kane ardhur shume leke dhe skate mundesi me vjedh ma ,se nuk e kane hallin e demokracise po kunati ka mbet pa pune sekseri i babit vicidol,dhe avokates tyri shemtuam nuk ka ma klienta qe ja conte babi kjo ashte partia demokratike ne thonjza.Ka neerzetten ala qe ibesojne qe jane njerz me ideale por ne ate parti qe u krijua me spion dhe matrapaz
Ama Ben Ahmetën keni lënë në krye të operacionit!?
Është njëlloj si ti vareshin ujkut mëlçitë e qengjit në qafë…
Ky qerata, punon shumë…
(Po për veten e vetë ama)