Presidenti shëtitje nga liqeni, Veliaj ironizon Metën: Kënaqësi që Presidenti po shijon punët e Bashkisë së Tiranës që i saboton rregullisht

30 Tetor 2020, 10:34Sociale TEMA

Presidenti Ilir Meta e nisi ditën e sotme me ecje nga zona e Liqenit. Nuk ka vonuar reagimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili ka ironizuar duke deklaruar se Presidenti po shijon punët e Bashkisë së Tiranës që i saboton rregullisht.

“Kënaqësi që Presidenti po shijon punët e Bashkisë së Tiranës që i saboton rregullisht. Dhe Liqeni qe zaptuar, por sot është histori suksesi! Njësoj si Astiri e zgjatimi i Lanës. Punë, jo Dhunë”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

Ajo që bie në sy nga Presidenti është se në fakt ka kryer edhe një shkelje në shëtitjen e tij nga Parku i Liqenit. Meta shihet teksa ecën në korsinë e dedikuar për biçikletat, ndërkohë që Parku i Liqenit ka edhe pedonale, edhe pistë vrapimi, edhe korsi biçikletash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje