Rasti “Ballshi”, kur gazetaria raporton por nuk sqaron: Si punuan dy vjet pa u paguar dhe nën ç’garanci?

29 Tetor 2020, 20:02Sociale TEMA

Greva e urisë e naftëtarëve të Ballshit ka nxjerrë në pah një prej defekteve më të mëdha të gazetarisë në Shqipëri; faktin që është raportuese por shumë pak sqaruese.

Thënë ndryshe, gazetarët më së shumti preferojnë të bëjnë “punëtorin e transportit” në një zhvillim, duke përcjellë deklarime sa këndej e andej, pa u ndaluar në gërmimin e asaj që qëndron mes tyre: e vërteta.

Në rastin e grevës së Ballshit, e cila po vijon prej ditësh, çdo ditë gazetarët përcjellin psherëtima vuajtjeje të burrave e grave të atyshme, shoqëruar me përbetime se nuk do dalin prej andej pa marrë zgjidhje çështja e tyre. E gjitha drejtuar qeverisë. Por kjo e fundit pretendon se në hallin e naftëtarëve, ajo nuk ka asnjë përgjegjësi.

Po të shihen edhe deklarimet e deritanishme të vetë naftëtarëve, as ata vetë nuk arrijnë të artikulojnë në terma konkretë se ku konkretisht qëndron përgjegjësia e qeverisë.

Ata, si dhe ajo pjesë e politikës, opozita më saktë, ofrojnë disa fraza të gatshme dhe shabllone për çështjen, ngarkuar me emotivitet dhe patetizëm, por në fund nuk arrijnë t’i thonë publikut atë që vërtet ka interes në gjithë që po ndodh: ku e ka përgjegjësinë qeveria dhe si konkretisht duhet të reagojë ajo.

Eshtë një pyetje që fare mirë, gazetarë profesionistë duhet t’jua drejtojnë, si grevistëve e si zërave politikë që u qasen atyre nga pozita opozitare.

Por ndër pyetjet më të natyrshme, drejtuar naftëtarëve, do ishte dhe ajo se si ata pranuan të punojnë deri në dy vjet pa u paguar dhe në ç’garanci e bën këtë.

Kush ka ndodhur t’i vonohet rroga, në çdo sektor qoftë, e ka të pamundur ta besojë se mund të punohet deri në dy vjet pa u paguar.

Siç shihet, mes grevistëve nuk ka asnjë prej tyre që të jetë lideri, njeriu që e mbron kauzën dhe ka aftësinë e duhur për të adresuar qartësisht problemin, te qeveria e gjithashtu dhe te opinioni.

Nëse nuk e bëjnë ata, duhet ta bëjë gazetaria. Nëse nuk e bën me investigim, ta bëjnë me pyetje, të tipit: nën ç’garanci punuat me muaj e deri vite pa u paguar?

Ç’është ajo që realisht e konkretisht kërkoni nga qeveria dhe ku është përgjegjësia e saj?

Dhe në fund: mos vallë jeni me tezën që pagat mund t’jua jep edhe qeveria?

Nëse është kështu, vjen pyetja e radhës: ku ka ndodhur kjo dhe si rregullohet me ligj? (Tesheshi)

5 komente në “Rasti “Ballshi”, kur gazetaria raporton por nuk sqaron: Si punuan dy vjet pa u paguar dhe nën ç’garanci?”

  1. Hydajeti says:

    Qeveria ka faj se grevitet jane njerze te gjalle dhe pjestare te ketij populli qe e kane zgjedh kete qeveri jo ne grev jo ne rruge dikush duhet te jet prane tyre dhe as azerbagjanasi as amerikanet as putinet nuk mbajne pergjegjesi nese humb jeten nje prej tyre nuk mban pergjegjesi perveq QEVERISE TONE:

  2. ca thu me says:

    Po ju keni bere copy paste nje shkrim te dikujt nga nje faqe tjeter qe seshte fare gazetari po mendim. Tu pi kafe e tu fol me shoket i erdhi nje mendim atij dhe e postoi. Vini dhe posted on 29 Tetor by J M. Copy-Pasted on 29 Tetor by J M.

  3. SHQIPERI-ETNIKE says:

    Me Keqrdhje e theme se:Nese nuk do te merrja Rrogen Muajin e pare, do te Beja “Durime”, dhe do te Prisja edhe nje Muaj tjeter, mbase edhe dy….por jo me Teper!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    1-Lur Naftetaret Nuk Morren Rrogen a Kontaktuan me Drejtuesit e Kompanise????????????Ose direkte me Punedhensin??Pra duhet te Kontaktojne me Nenshkruesin e Kontrates se PUNES..
    2-Si Person Private,kur nuk marre Rrogen..I Dergoj edhe ne menyre Ligjore, Punedhensit,pra me Shkrime nje LAJMERIM,dy..dhe tre..pas Kesaj i Drejtohem Gjykates…me apo pa Avokate….
    3-Ne se Gjykata Vendose ne Favorin e Punedhenesit, athere Punedhenesi duhet te KERKOJ Zbatimin e Vendimit te Gjykates, nepermjet Gjyqetarit Permbarues….qe ka te DREJTE TE PLOTE LIGJORE, te BLLOKOJ Llogarite Bankare te Punedhenesit…si hape i Pare…dhe nese kur ne Llogarite Bankare nuk ka Para..athere shkohet DERI NE SEKUESTRIMIN E GJerave me Vlere te Punedhenseit….si Makina, Orendi Shtepiake me Vlere ect…
    @@@@@@@@FATEKEQESISHT shikojme dhe Degjojme se GREVISTET i Kerkojne Rrogat nga Qeveria???????????????Pse???Qeveria ne Rastin Konkret, eshte RREGULLUES ne Marredhenjet e Punedhenesit dhe Punemarresit..pra Shteti..po a Ekziston Shteti Ligjor ne Shqiperi????Po vetem ne Denglat dhe Brockullat e Politikaneve…qe vetem Politikane nuk jane…
    @E RENDESISHME…te Nderuar Greviste:Nese Punedhenesi Juaj KA SHPALLUR Faliment,dhe nuk ju ka Vene ne Djeni ATHERE keni ZERO-Shanse te merrni Leket…ka shume Mundesi qe Kompania ka Shpallur Falimentin dhe Kjo behet me Vendim Gjykate….a Ekziston nje Vendim Falimentimi i Kompanise??????????Nese Po ATHERE:Shteti..dhe Edi Rama..ti Lere Gallatat ne Njerezit..por te ulet dhe gjejne nje Zgjidhje te Problemit.
    @@A ka Ngritur Qeveria nje Komisjon per Verifikimin e Marredhenjeve Midise Kompanise dhe Punemarreseve??????????????
    @@Praktike ne Shqiperi eshte :Shkojme ne Pune..per Pune..apo te jemi ne “Pune”??????E di se Njerzit ,po te mos Shkonin ne Pune, perseri te Humbur se te Humbur ishin..prandaj dhe Benin sikur “Punonin”..kur vete Uzina….nuk e dime ne eshte Funksjonale…dhe Mbulon Shpenzimet per Mbajtjen e Punetoreve..nese jo:MBYLLENI…dhe mos Lini Njerzit te Vdesin…
    @@QEVERIA Urgjentishte duhet te merret me Drejtuesit e Kompanise..dhe jo me Grevistet….(Ky eshte Mendimi ime i “Pshatarit”..te pashkolle qe nuk pata Fatin te behesha Poltikane”…lol

  4. Altin says:

    Ku jeton ky “gazetari”? Ne Tirane dhe njerezit punojne me muaj pa u paguar, me shprese… imagjino sa e madhe eshte veshtiresia ne Ballsh ku punedhenefit jane pak e njerezit nuk dine pune tjeter. Nxorre syte e tu me ket shkrim.

  5. D.Didani says:

    Eshte si nje shembull banal ne dukje: Komshiu te vjen tek shtepia e te merr televizorin sy per sy dhe ti shkon dhe kerkon ne lagje te te paguajne per televizorin qe te ka marre komshiu!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje