Qeveria vendos mbylljen e Universiteteve, mësimi do bëhet online: Po mendojmë edhe mbylljen e lokaleve pas orës 22:00 në ish-Bllok

29 Tetor 2020, 15:58Sociale TEMA

Drejtuesja e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli ka njoftuar ditën e sotme se është vendosur që Universitetet do të zhvillojnë mësimin vetëm online, ndërkohë që konviktet do të mbahen të mbyllura.

Në një deklaratë për median, Rakacolli gjithashtu njoftoi se Komiteti Teknik i Ekspertëve po vlerëson edhe mbylljen e pjesshme për aktivitete e lokaleve, bareve e në zonën e Bllokut në Tiranë si vatra rreziku për përhapjen e COVID-19.

“Është e nevojshëm të kemi masa shtesë për të frenuar përhapjen e infeksionit në këtë kuadër Komiteti Teknik ka analizuar situatën rrisqet me të cilat po përballem i, situatën në rajon dhe Europe, ecurinë e epidemisë dhe kemi vendosur unanimisht të propozojë që universitetit të zhvillojnë vetëm mësim online, pra mësim në distancë pa prezencë fizike për të paktën një muaj duke vijuar të vlerësojmë situatën në dinamike. Konviktet do jenë të mbyllura.

Njëkohësisht, Komiteti Teknik po vlerëson mbylljen e bareve e kafeneve në zonën e Bllokut në Tiranë pas orës 22.00, duke qenë se konstatohet një vatër rreziku të madh potencial nga grumbullimet në atë zonë gjate orëve të natës.

Për dy javët e fundit incidenca e rasteve me COVID-19 për Shqipërinë është 130 për 100,000 banorë. Aktualisht jane rreth 500 vatra aktive ne vend, 35% e te cilave jane perqendruar ne Tirane.

Vlerësohet se rastet e rritura pozitive përkojnë me hapjen e shkollave, bareve dhe restoranteve dhe njëkohësisht me fazën e lehtësimit të masave shtrënguese por dhe me sezonin e vjeshtes që sjell më shumë grumbullime në ambjentet e brendeshme dhe rritje të kontakteve në ambiente të mbyllura.

Një thirrje për të gjithë, për të zbatuar rregullat e vendosura, nëse nuk ka disiplinë do të rrezikojme mbylljen që askush nuk e do.

Secili prej nesh e ka në dorë të frenojë përhapjen e epidemisë.

Vendimi që kemi marrë për maskën e detyrueshme është një vendim i drejtë, i provuar tashmë për dobinë e tij. Mbajeni maskën kudo dhe ruani distancimin fizik, pa harruar higjienën e duarve”, tha Rakacolli.

(TemA)

6 komente në “Qeveria vendos mbylljen e Universiteteve, mësimi do bëhet online: Po mendojmë edhe mbylljen e lokaleve pas orës 22:00 në ish-Bllok”

  1. Laberia ime says:

    Po ju universitetet nuk i keni hapur akoma mor ju shkrdh fisin, si do i mbyllni?

  2. Laberia ime says:

    Po kane byth studentet te ngrihen tani qe po iu mohoet e drejta per arsim. Taksen e paguajne dhe mesim nuk bejne…

  3. lani says:

    O labo! E ka fjalen qe nuk do behet ne klase por do behet on line sepse behet edhe keshtu nga halli.

  4. Larg DUART E ZEZA tè KRYEHAJDUTIT dhe KRYEKUSARIT Arben Ahmetaj nga MILIONAT e €UROVE dhe ? , té FAKIRÈ-FUKARENJÉVE PA ÇATI mbi KOKÈ says:

    Edvin Ramès , Lul KRIMINELIT dhe Like HAJDUTIT dhe KILLERIT po i vjen Fundi mè duket , sepse me njè mbyllje tè Dytè , i bje qè do HAJI NJERIU , NJERINÈ !!! Bashkè me kètè PAKÈN SHKÈRDHATÈ dhe tè PANGOPUR Rakacolli , qè merr 4 RROGA çdo Muaj !! PLAKA SHHÉMTIRÈ dhe e MALLKUAR merr 3 RROGA nè SHTET dhe 1 RROGÈ nè PRIVAT , dhe gjithè ajo RINI èshtè PA PUNÈ , dhe endet nèpèr Call Centerat KRIMINALÈ dhe GRABITQARÈ , kurse PLAKA e SHÉMTUAR ZV Ministria e Shèndetèsisè Rakacolli do ti marri LEKÈT dhe €UROT me vete né VARR !!!⚖⚖⚖??⚖⚖⚖?

  5. Ben says:

    Keta jan papagaj te botes..ca ben bota te nesermen i bejn keta..po ata kan njefar te dreite se po nxjerrin 10mij raste ne dite..po keta..per trendy e bejn

  6. Elton says:

    Po moj se zotrote e mer rogen ,te tjeret mbyllini se nuk ju plas juve .Ruspie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje