Tre minatorë në Dibër humbën jetën, ministrja Xhaçka mesazh ngushëllimi: Me mendje e zemër jemi pranë familjarëve të tyre

29 Tetor 2020, 11:35Sociale TEMA

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka jep një mesazh ngushëllimi për familjet e tre minatorëve që u gjetën të pajetë mëngjesin e sotëm në minierën “Balgjaj” më Selishtë të Dibrës.

“Shumë dhimbje për familjet e minatorëve që humbën jetën në Selishtë.

Në këtë moment tragjedie, me mendje e me zemër ju gjendemi pranë familjeve që lanë pas Fatos Çesku, Rushdi Rushiti e Ismail Hoxha.

Ngushëllimet më të sinqerta, edhe pse, as fjalët e as dhimbja që ndajmë me ta nuk kanë për t’ua kthyer mbrapsht të dashurit e tyre.

Ky është një vit i vështirë që vijon të na sprovojë të gjithëve. Por megjithatë, është detyrimi ynë që pavarësisht vështirësive e sfidave të bëjmë më shumë për minatorët e familjet e tyre.”, shkruan Xhaçka.

Inxhinieri Ismail Hoxha dhe dy minatorët Ruzhdi Rushiti e Fatos Çesku, u nxorën të pajetë nga miniera “Balgjaj”, nga ekipet e avari-shpëtimit pas 48 orësh të bllokuar. Shkak paraprak i vdekjes së tyre dyshohet të ketë qenë asfiksia nga gazi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje