Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot Durrësin i shoqëruar nga ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj dhe të tjerë, ku vijon puna për riparimin e mjediseve të përbashkëta e të muraturave të pallateve, me nivel dëmi DS1, DS2, DS3.
Gjatë këqyrjes së punimeve nga afër, një qytetar i është drejtuar Ramës me fjalët: I madh je i madh!
“1 metër e 98 centimetra jam, kaq i madh jam”, i është përgjigjur kryeministri.
“I madh je”, e ka thënë për së treti qytetari.
Një qytetar banues në Itali i kërkoi kryeministrit edhe një foto për të hir të djalit të quajtur Mikelanxhelo.
Një grua në moshë tha se lider së kryeministri nuk ka.
“T’u bëftë nëna kurban. Kanë ardhur dhe kanë ikur por si ti nuk ka. Lideri si ty nuk kam parë. Marrsh nga jetët tona”- tha qytetarja në moshë.
Në publikimin e tij në facebook, Rama thotë se për rikonstruksionin e apartamenteve banorët kanë përfituar drejtpërsëdrejti grantet, qeveria po mundëson rikonstruksionin e ambienteve të përbashkëta të pallateve.
Në Durrës, janë 458 pallate me shkallë dëmtimi DS1 – DS3, “ku brenda 80 ditësh do të realizohen 7 nga 9 lote të projektit”, thotë Rama.
O Edo, o njësh. O i madh.
Ke rrënë pak o gjigant.
Sikur je futur pak në ujë, sikur je tkurur pak.
Aman derman se mos na bëhesh dhe ti si Salih.
Se dhe ai si “Skërfyell” ka qenë, por është bërë si presje dhjetore.
O Derman se kam dëgjuar që s’je mirë dhe nga mesi.
Ti kuptojmë vështirësitë e punës me atë “gjithëatë” kabinet që ke.
Po kurseje pak veten, mos na u lodh shumë o derman.. Ler dhe ndonjë “punë” për të tjerët.
Pashë zotin o derman se mezi të kemi.
Kurseje pak veten hë derman.
Nga koka te kembet, njesh dhe i pandare!
Lepijuni o dele udheheqeseve , derisa tju dale gjumi nga nje thike serbe a greke!